Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj

Kronikë

Alibej: Bujar Çelën s’e vramë dot, Ramazanin dështuam disa raste, e ekzekutoi Skerdi Tase! Ishte njeri i Çopjave, pistoletën doja t’ia çonim Çelës te banesa

10 Qershor, 14:23| Përditesimi: 10 Qershor, 14:27

  • Share

Erion Alibej, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj

Erion Alibej ka rrëfyer sot në GJKKO edhe përpjekjet për t ëvrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, por pa rezultat në momentet e para. Më pas iu vu Emiljano Ramazanit "Mili", pasi ky ishte bashkëpunëtor i grupit Çopja dhe Talo Çelës. U tentua disa herë, por pa rezultat, derisa e kapën pas palestre në vitin 2020, kur kthehej me makinë në shtëpi.

Ekzekutimin sipas tij e kreu Skerdi Tase, e shoqëronte Henrik Hoxha në timon. Makina u dogj më pas, kurse Alibej tha se donte që pistoletnë e krimit t’ia çonte te shtëpia Bujar Çelës, ndoshta edhe për të inskenuar e devijuar hetimet, duke futur grupet në sherr.

Erion Alibej tha:

“Në atë periudhë po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Këtë si punë e mori Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Nuk u realizu për arsye që nuk e di. Gjatë kohës më pas vendosëm për Emiljanon Ramazanin. Për Ramazanin kishim informator përveç Nuredinit, kisha edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Arsyeja ishte Emiljano Ramazani, ishte aktiv nga grupi Çopja dhe Bujar Cela. Janë bërë disa herë raste dhe nuk është arritur ekzekutimi, na ka shpetu. E dinim që Emiljano shkonte në palestër. Vonohet shumë edhe te palestra dhe përsëri tërhiqen. Ditën e vrasjes sapo doli nga plaestra, informator kisha. Henrik Hoxhaj ishte në timon dhe Skerdi Tase ekzekutor dhe e pritën në rrugë kryesore, pranë pallatit që do futej Emiljano Ramazanit.

Sa ka ardhur Ramazani, ka zbritur Skerdi me TT. Pas vrasjes ka djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe armën donim ta çonim në shtëpinë e Bujar Çelës”.


Lajmi kryesor:

‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?