Endrit Alibej dhe Emiljano Ramazani
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar në GJKKO të rrëfejë detaje nga ngjarjet kriminale që shpërthyen pas vitit 2018 në Elbasan, kur iu vra në masakrën e Bradasheshit i vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe miku turk i familjes.
Ai tregoi se pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, i thirrur edhe me pseudonimin 'Ili", që punonte për Çopjat, armën e krimit me sugjerim të Dumanit, vendosën ta fshihnin te servisi i Manahasëve. Dhe më pas aty çuan për aksion oficerin Leonard Palushi.
“Nuredin Dumani më thotë armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit t’ia lëmë Seit Manahasas. Kjo për shkak se kur është vrarë Andi Zylyfi, kanë qenë të shoqëruar në polici Seiti dhe Dashnor Dumani. Klevis Kapllanaj ka shkuar ka marrë armën afër shpisë së Bujarit dhe e ka çu te Seiti, buzë autostradës. Kishte kërkuar për këtë gjë 8 mijë euro. Kur është vendosur arma i kam thënë Bujar Germizit dhe i kam thënë t’i themi Leonard Palushit dhe shko takoje. Ka shku Bujari dhe ka taku Leonardin dhe e kanë vënë në dijeni për rastin. Leonard Palushi ka bërë veprimet në policinë e Elbasanit dhe ka gjet armën”, rrëfeu ai.
Alibej foli edhe për një detaj, se motra e Regis Runajt, i vrarë më 2020, ishte sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahu në Elbasan. Fetahu mbante lidhje të ngushta sipas hetimeve të SPAK, me Çopjat dhe Suel Çelën.
“Xhuljano Hoxha ishte në polici për t’u marrë në pyetje. Motra e Regis Runaj është sekretare e Pajtime Fetahut, ishte në polici dhe i thotë Xhuljano Hoxha, të fala ke nga Keli, sa lekë do, hap gojën dhe trego. Agim Lleshi punonjes i policisë Elbasan i them unë se ishte e pranishme motra e Rigers Runajt”, tha ai.
Një tjetër rast ishte kur Talo Çela dhe kundërshtarët po përgatisnin atentat ndaj familjes së tij dhe ai i kërkoi oficerit Palushi që të bënte aksion.
“Leonard Palushi, isha gati për t’i thënë info për Talo Çela. E thërras dhe i them Palushit dhe bëjnë operacionin, kam pas vetëm komunikime në telefona normal, ose Signal, ose Whatsapp. Me vjen në mëngjes mesazhi nga Palushi dhe më thotë: "Vëlla, e kryva". Dhe i them unë, kë, Talon? Jo, më thotë, Ervis Dakën dhe pashë në televizor që kishin kapur armë dhe municione. Dhe kisha info që po përgatiteshin për sulm ndaj familjarëve të mi”, tha Alibej.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'
A.Q/ReportTv.al