Erjon Alibej dhe GJKKO

Kronikë

Alibej: Dervishaj kishte dyshime për shumë persona, habitej se pse ish-prokurori Ndoja donte ta vriste! I dërgova një foto dhe i thashë mund të jenë gjuajtësit e tu

4 Korrik, 12:12| Përditesimi: 4 Korrik, 14:57

  • Share

1751624176_68388334b6996erjoni.jpeg

Erjon Alibej, teksa po vijon dëshminë në GJKKO, thotë se Plaurent Dervishaj donte të dinte se pse Arjan Ndoja kishte dashur ta vriste. Alibej thotë se ai kishte dyshime te shumë persona, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut, por habitej se pse ish Prokurori donte të eliminonte kokën e tij. Alibej tregon se Dervishaj i kishte folur për Ndojën si një prokuror i korruptuar dhe se Rrumi i Shijakut ishte një person që e mbështetje atë.  

“Komunikimi në fillim u bë në EnchoChat. Plaurenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe “Rrumi i Shijakut” dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thonte pse? Çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte të futej në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin “prokurori Ndoja”. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me “Rrumin””, thotë Alibej.

Më tej flet edhe për foton e shtëpisë së dy djemve që ia ka dërguar Dervishajt, duke i thënë se mund të jenë gjuajtësit e tij. Për të siguruar këtë foto, Alibej thotë se e ka siguruar nga Nuredin Dumani.

“Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ja thoja, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentin. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ja çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjuajtësat e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi konunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thonte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thonte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, “Rrumi.”, shton ai.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?