Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit

4 Korrik, 10:45| Përditesimi: 4 Korrik, 17:41

  • Share

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, krijoi tension dhe debate të forta në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme. I penduari Alibej po tregonte një moment që kishte dëgjuar Viktor Ymerin dhe Redjan Rrajën duke folur në burgun “302” në Tiranë, bisedë në të cilën kërcënohej vetë bashkëpunëtori i drejtësisë nga familja. Kjo dëshmi acaroi Dervishajn.

Erion Alibej: “Dërgojuni fjalë aty ku i dhemb më shumë, te familja.” Përmendi dhe “Krymin”, i referohej mua. Redjani dhe Viktori më shanin, si mua, ashtu edhe prokurorin Altin Dumani.

Plaurent Dervishaj: "Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se të përmendën familjen? Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës? Ishte me dëshirën tënde apo të imponova unë?"

Erion Alibej: "Duke ditur që nuk kishte nevojë për mua, ia propozova vetë. I thashë: “A do të vij dhe unë të marr pjesë?” Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjirin e Lalzit. E bëra për të treguar që isha i angazhuar për të. Nuk e kam ditur kurrë arsyen pse donte ta vriste."

Plaurent  Dervishaj: "Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim. Sqarojë cilët janë këta kolegët e mi? Cila ishte arsyeja që Erjoni mori statusin e të penduarit?"

Në këtë moment mes dy ish-miqve, nisi një debat që degradoi deri në fyerje personale nga Dervishaj në drejtim të gruas së Alibejt. Kjo detyroi gjykatën ta nxirrte Dervishajn nga salla.

Më herët, i penduari Alibej dëshmoi se Plaurent Dervishajn e kishte takuar vetëm një herë dhe gjithë komunikimin tjetër e bënte në aplikacionet e koduara.

Erion Alibej: "Në atë takim, diskutova me Plaurentin për problemet që më kishin rënë, dhe arsyeja e takimit ishte që të më ndihmonte. Vetëm njëherë kemi pasur takim fizik, komunikonim përmes një aplikacioni të enkriptuar. Në atë periudhë kam përdorur “EncroChat”, por edhe “Sky ECC”. Plaurent i përdorte pseudonimin “Barcelona” në EncroChat, si edhe “Ghost”. "

Alibej tregoi para gjykatës një detaj shokues për Plaurent Dervishajn. Sipas tij, duke qenë se atentati shkoi keq dhe ishin lënë prova që i identifikonin, i kishin kërkuar 300 mijë euro për t’i prishur.

Erion Alibej – I penduar: "Dija që pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ishte përfshirë Plaurent i. U zbulua shpejt sepse autorët kishin lënë syze, nuk kishin djegur makinën, ishin trembur nga pranisë së disa personave dhe kishin gabuar. Më tha Plaurent i se Redjan Rraja ishte shoku i tij i ngushtë dhe kishte dashur të futej me zor në makinë për të marrë pjesë. Më tha gjithashtu që po përpiqej të fshinte provat në laborator. Kishin kërkuar 300 mijë euro dhe po priste përgjigje. Kjo ishte hera e parë që përmendej emri i Redjan Rrajës". 

Rrumi i Shijakut mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019, por sipas Alibejt nuk ishte shënjestër. Dervishaj sipas tij donte të vrarë prokurorin Arian Ndoja.

"Erion Alibej – I penduar: "Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.”

 

Më tej, Alibej tha se nuk e dinte arsyen pse e donte të vrarë prokurorin, por hedh 2 hipoteza, atentatin ndaj tij pak muaj më parë dhe Portin e Durrësit. Seanca u mbyll në GJKKO pasi gjykata nxori jashtë Plaurent Devishajn. Mbrojtësit e tij braktisën sallën pasi kërkuan që në dëshmi të ishte vetë kreu i bandës së Durrësit.

Ora 12:34
‘Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim’, Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai? Të ishe trim ti merrje hakun e vëllait

1751626445_erionalibej.jpg

Para se të nxirrej nga salla e gjyqit, Plaurent Dervishaj i drejton Erjon Alibejt pyetjen nëse ai ka qenë i gatshëm që të merrte pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës. Alibej pranon se i ka thënë që nëse dëshiron të marrë pjesë atentatin që Dervishaj planifikonte t’i bënte Ndojës në një lokal në Gjirin e Lalzit pasi i shpëtoi ngjarjes së 1 nëntorit 2019.

Në një tjetër moment, Dervishaj, teksa i drejton pyetjen nëse kanë bërë biseda bashkë për të vrarë njeri në Dubai, Itali e Spanjë apo për tentativat e Alibejt për të vrarë Franc Çopjan dhe të vëllanë e tij. Teksa Alibej i drejtohet ‘kolegët e tu të punës’, Dervishaj i thotë se Altin Dumani ia ka dhënë informacionet gabim.

Në një tjetër moment, Alibej thotë se Plaurenti s’i ka përmendur arsyen se pse donte ta vriste Arjan Ndojën.

“Nuk mbaj mend të më ketë përmendur Plaurenti pse donte ta vriste prokurorin. Se jam takuar me Plaurentin nuk do të thotë që mund ti thoja e të më thoshte gjithçka. S’e mbaj mend të më ketë dhënë një shkak, seç flitej për atentatin që i bënë Plarentit, dhe ky dyshonte për këta të fundit për diçka që kishte të bënte me portin e Durrësit.”, thotë Alibej.

Pjesë nga debati mes tyre në gjyq:  

Plaurent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?

Erjon Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plaurent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain...

Erjon Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plaurent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Gjykata: Nuk pranohet pyetja.

Debat i ashpër në sallën e gjyqit. Plaurent Dervishaj ofendon Erjon Alibej, ndërsa gjykata e largon nga salla.

Plaurenti- Alibejt: Të ishe trim ti merrje hakun e vëllait...

Ora 12:33
Përplasje në GJKKO gjatë seancës për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Plaurent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn! Nxirret nga salla

1751618750_erionalibejplarentdervishaj.jpg

Përplasje mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në GJKKO, ku po zhvillohet seanca për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.

Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.

Ora 12:12
Alibej: Dervishaj kishte dyshime për shumë persona, habitej se pse ish-prokurori Ndoja donte ta vriste! I dërgova një foto dhe i thashë mund të jenë gjuajtësit e tu

1751624176_68388334b6996erjoni.jpeg

Erjon Alibej, teksa po vijon dëshminë në GJKKO, thotë se Plaurent Dervishaj donte të dinte se pse Arjan Ndoja kishte dashur ta vriste. Alibej thotë se ai kishte dyshime te shumë persona, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut, por habitej se pse ish Prokurori donte të eliminonte kokën e tij. Alibej tregon se Dervishaj i kishte folur për Ndojën si një prokuror i korruptuar dhe se Rrumi i Shijakut ishte një person që e mbështetje atë.  

“Komunikimi në fillim u bë në EnchoChat. Plaurenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe “Rrumi i Shijakut” dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thonte pse? Çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte të futej në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin “prokurori Ndoja”. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me “Rrumin””, thotë Alibej.

Më tej flet edhe për foton e shtëpisë së dy djemve që ia ka dërguar Dervishajt, duke i thënë se mund të jenë gjuajtësit e tij. Për të siguruar këtë foto, Alibej thotë se e ka siguruar nga Nuredin Dumani.

“Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ja thoja, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentin. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ja çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjuajtësat e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi konunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thonte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thonte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, “Rrumi.”, shton ai.

Ora 11:46
‘Po flet gjithçka në SPAK’, Alibej rrëfen si ‘përgjoi’ në burg Redjan Rrajën dhe Viktor Ymerin: Më shanin mua dhe Altin Dumanin

1750315182_gjkko.webp

Erjon Alibej ka zbuluar edhe disa biseda të bëra mes Redjan Rrajës dhe Viktor Ymerit në burgun 302, dhe se si donin ta kërcënonin atë për faktin se po rrëfente gjithçka për ngjarjet kriminale në SPAK, pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Alibej thotë se kishte dëgjuar bisedën mes këtyre të dyve, ku flisnin për të dhe Altin Dumanin.

Në këtë rrëfim, ndërhyn Dervishaj duke i thënë me ironi se të vinte keq për familjen apo për prokurorin. Alibej tregon mes të tjerash edhe për një punonjës policie në Elbasan, nga i cili merrte informacione.

Alibej: Kodet e mia në aplikacionet e enkriptuara kanë qenë “Noku” në Enchochat, ndërsa në Sky “Lizz” dhe “Kumi”. Me Plaurentin besoj që komunikoja me të gjitha këto kodet. Shoku i ngushtë i Arbenit ishte shumë mik me “Ilirin e cigareve”. Kam pasur dhe marrëdhënie drejtëpërdrejtë me Ilirin. Me erdhën informacione për një person në Durrës , njëri qe njihej si “Poja”. Nuk e mbaj mend mirë komunikimin e fundit me Plarentin, por ka qenë pak ditë para se të arrestohesha, 18 shtator 2020 u arrestova. Pas arrestimit tim, nuk kam patur komunikim për Plaurentin. As me Redjan Rrajën, por në burgun 302 ku unë kam qenë i akomoduar, kanë qenë dhomat e regjimit të mirë. Ngjit me dhomën time, ka ardhur Viktor Ymeri, mbi dhomën e tij ka qenë Redjan Rraja. Redjani doli nga dritarja dhe bëri një bisedë me Viktorin. Më kujtohet një bisedë, sepse është institucion i vjetër dhe dëgjohet gjithçka. Viktori e pyet si po ju shkon procesi, Redjani i thotë “po interesohet shoku”. Unë e kuptova direkt që iu referua Plarentit. “Është njeri që po bën namin në SPAK, iu referonte prokurorit Altin Dumani, po flet gjithçka”. Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb më shume i tha, te familja. Dhe përmendi “Krymin” e kishte fjalën për mua. Redjani me Viktorin më shante dhe mua dhe prokurorin.

Plarent Dervishaj ndërhyn nga kafazi: Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se tu përmend familja?

Alibej: Ilir Sharri është ai i cigareve, mu kujtua mbiemri. Kur i kanë bërë atentatin Plarentit, ai kishte një pamje filmike, një BMW seria 5 që është djegur. Ia kam kërkuar Plarentit pamjet, se mos ndoshta dalloja personat qe njihja aty. Pamjet mi solli me një Flash përmes Ilirit. Nuk e ndihmove dot me informacion që mund ti vlente atij, sepse nuk njoha askënd. Arbën Muça është shok i ngushtë i Talo Çelës. Unë Plarentit i kam dërguar një foto të vëllait të tij, pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia.  Foton e nxora nga sistemi TIMS. Nga informacionet që kisha Talo Çela kishte fut vëllain e Ben Muçës për të më ekzekutuar mua. Punonjësi i Elbasanit 5-6 minuta e vononte informacionin nëse ishte në punë.

Ora 10:59
Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar 300 mijë euro për të fshirë provat

1751619667_1748941988erionalibej.jpeg

Erjon Alibej, i cili po dëshmon në gjyqin në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019, thotë se e dinte se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Plaurent Dervishaj. Ai zbulon edhe bisedat me Dervishajn,  i cili sipas tij, i kishte thënë se Redjan Rraja kishte dashur që të futej në automjet për të marrë pjesë në atentat.

Alibej thekson gjithashtu se kishin informacione se atentatin e kishte bërë edhe Lul Berisha, ndërsa shton se informacione merrte edhe nga një punonjës policie në Elbasan, me të cilin komunikonte në Sky dhe EnchroChat. Përmend gjithashtu se si Plaurenti kujdesej pasi donin ta vrisnin me snajper te një lokal te Vollga.

Mes të tjerash, ai deklaroi se Dervishaj planifikonte një tjetër atentat ndaj Ndojës pasi i shpëtoi sulmit të parë. Synimi ishte që ta ekzekutonte në një lokal te Gjiri i Lalzit, ku ish prokurori e frekuentonte shpesh.

“Me Plaurentin nuk më lidhte asgjë. Plaurentit me vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentati që i kishin bërë, me thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thashë ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam patur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë.

Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plaurent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plaurenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plaurenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper.

Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plaurentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin.”, ka dëshmuar Alibej.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 04/07/2025 11:13

    Imagjinoni o popull kush na mbron në?300 mijë €për të prishur provat në laboratorin e kriminalistikës, a thua se është pronë private. Polici që jep të dhënat tona kriminelëve, po jetohet aty?O Zot vëj sadopak drejtësi. Aminnnnnnnnn.

    Përgjigju
    • Eri: 04/07/2025 14:06

      Te gjithe me gruan tende o krym e paskan... gjithsesi kujdes... e gjithe midis lentit edhe rrumit e ndojes behet per tokat e lalzit o krym as per port e as per gje tjeter. E di gjithe Shqiperia o krym. Qe ti edhe ai tjetri nuk lat njeri pa permendur kot e me kot...

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?