Erjon Alibej ka zbuluar edhe disa biseda të bëra mes Redjan Rrajës dhe Viktor Ymerit në burgun 302, dhe se si donin ta kërcënonin atë për faktin se po rrëfente gjithçka për ngjarjet kriminale në SPAK, pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Alibej thotë se kishte dëgjuar bisedën mes këtyre të dyve, ku flisnin për të dhe Altin Dumanin.
Në këtë rrëfim, ndërhyn Dervishaj duke i thënë me ironi se të vinte keq për familjen apo për prokurorin. Alibej tregon mes të tjerash edhe për një punonjës policie në Elbasan, nga i cili merrte informacione.
Alibej: Kodet e mia në aplikacionet e enkriptuara kanë qenë “Noku” në Enchochat, ndërsa në Sky “Lizz” dhe “Kumi”. Me Plaurentin besoj që komunikoja me të gjitha këto kodet. Shoku i ngushtë i Arbenit ishte shumë mik me “Ilirin e cigareve”. Kam pasur dhe marrëdhënie drejtëpërdrejtë me Ilirin. Me erdhën informacione për një person në Durrës , njëri qe njihej si “Poja”. Nuk e mbaj mend mirë komunikimin e fundit me Plarentin, por ka qenë pak ditë para se të arrestohesha, 18 shtator 2020 u arrestova. Pas arrestimit tim, nuk kam patur komunikim për Plaurentin. As me Redjan Rrajën, por në burgun 302 ku unë kam qenë i akomoduar, kanë qenë dhomat e regjimit të mirë. Ngjit me dhomën time, ka ardhur Viktor Ymeri, mbi dhomën e tij ka qenë Redjan Rraja. Redjani doli nga dritarja dhe bëri një bisedë me Viktorin. Më kujtohet një bisedë, sepse është institucion i vjetër dhe dëgjohet gjithçka. Viktori e pyet si po ju shkon procesi, Redjani i thotë “po interesohet shoku”. Unë e kuptova direkt që iu referua Plarentit. “Është njeri që po bën namin në SPAK, iu referonte prokurorit Altin Dumani, po flet gjithçka”. Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb më shume i tha, te familja. Dhe përmendi “Krymin” e kishte fjalën për mua. Redjani me Viktorin më shante dhe mua dhe prokurorin.
Plarent Dervishaj ndërhyn nga kafazi: Të erdhi keq për prokurorin ty, apo se tu përmend familja?
Alibej: Ilir Sharri është ai i cigareve, mu kujtua mbiemri. Kur i kanë bërë atentatin Plarentit, ai kishte një pamje filmike, një BMW seria 5 që është djegur. Ia kam kërkuar Plarentit pamjet, se mos ndoshta dalloja personat qe njihja aty. Pamjet mi solli me një Flash përmes Ilirit. Nuk e ndihmove dot me informacion që mund ti vlente atij, sepse nuk njoha askënd. Arbën Muça është shok i ngushtë i Talo Çelës. Unë Plarentit i kam dërguar një foto të vëllait të tij, pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia. Foton e nxora nga sistemi TIMS. Nga informacionet që kisha Talo Çela kishte fut vëllain e Ben Muçës për të më ekzekutuar mua. Punonjësi i Elbasanit 5-6 minuta e vononte informacionin nëse ishte në punë.
Lajmi kryesor:
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit
Xh.D/ReportTv.al