Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej

Kronikë

‘Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim’, Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai? Të ishe trim ti merrje hakun e vëllait

4 Korrik, 12:34| Përditesimi: 4 Korrik, 15:21

  • Share

1751626445_erionalibej.jpg

Para se të nxirrej nga salla e gjyqit, Plaurent Dervishaj i drejton Erjon Alibejt pyetjen nëse ai ka qenë i gatshëm që të merrte pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës. Alibej pranon se i ka thënë që nëse dëshiron të marrë pjesë atentatin që Dervishaj planifikonte t’i bënte Ndojës në një lokal në Gjirin e Lalzit pasi i shpëtoi ngjarjes së 1 nëntorit 2019.

Në një tjetër moment, Dervishaj, teksa i drejton pyetjen nëse kanë bërë biseda bashkë për të vrarë njeri në Dubai, Itali e Spanjë apo për tentativat e Alibejt për të vrarë Franc Çopjan dhe të vëllanë e tij. Teksa Alibej i drejtohet ‘kolegët e tu të punës’, Dervishaj i thotë se Altin Dumani ia ka dhënë informacionet gabim.

Në një tjetër moment, Alibej thotë se Plaurenti s’i ka përmendur arsyen se pse donte ta vriste Arjan Ndojën.

“Nuk mbaj mend të më ketë përmendur Plaurenti pse donte ta vriste prokurorin. Se jam takuar me Plaurentin nuk do të thotë që mund ti thoja e të më thoshte gjithçka. S’e mbaj mend të më ketë dhënë një shkak, seç flitej për atentatin që i bënë Plarentit, dhe ky dyshonte për këta të fundit për diçka që kishte të bënte me portin e Durrësit.”, thotë Alibej.

Pjesë nga debati mes tyre në gjyq:  

Plaurent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?

Erjon Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plaurent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain...

Erjon Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plaurent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Gjykata: Nuk pranohet pyetja.

Debat i ashpër në sallën e gjyqit. Plaurent Dervishaj ofendon Erjon Alibej, ndërsa gjykata e largon nga salla.

Plaurenti- Alibejt: Të ishe trim ti merrje hakun e vëllait...


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej në GJKKO: E dija se pas qëndronte Plarent Dervishaj, i kërkuan 300 mijë € për të prishur provat! Pasi shpëtoi, donte ta vriste sërish te Gjiri i Lalzit


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?