Erion Alibej, Bujar Çela dhe vendi i ekzekutimit në Elbasan
Pas debateve me të penduarin Xhuljano Hoxha në sallën e gjyqit të GJKKO, ku ky i fundit e ironizoi edhe duke e krahasuar me të penduarin e mafias italiane “Cosa Nostra”, Tommaso Buscetta, Erion Alibej vijoi rrëfimin e tij për ekzekutimin e Bujar Çelës në tetor 2020 në Bradashesh të Elbasanit, teksa pinte kafe.
Alibej tregoi për bashkëpunimin me Hoxhën, se si i jepte informacione, pajisjen me telefon të koduar Sky ECC dhe si u angazhua Dumani në vrasje, të cilin e pajisi edhe me një pistoletë “Bull 55”.
Dëshmia e Erjon Alibej:
“Bujar Çela u ekzekutua në datë 17 tetor 2020, në orët e para të mëngjesit. Në atë periudhë Xhuljan Hoxha ka qenë në burg, i arrestuar. Me Xhuljanon kam biseduar parpara se të arrestohej. E kisha pajisur me Enchro Chat, pastaj me Sky Ecc, për të komunikuar. Në atë periudhë kur e angazhova Xhuljano Hoxhën, e doja për lëvizjet e Bujarit, vendndodhjet, për kafen që pinte në mengjes etj. Xhuljano Hoxha e dinte pse unë interesohesha. Unë nuk i kam thënë asnjëherë që “Shiko se unë Bujarin do e vras” , por ai e kishte kuptuar. Unë kisha nevojë vetëm për informacione nga ai. Xhuljano Hoxhës i dhashë pagesë, e kam paguar herë pas herë dhe kur ka qenë në burg, sistematikisht. Nga aplikacioni i enkriptuar më informonte për lëvizjet e Bujarit. Nuredin Dumanit ia kam thënë që informacionet i merrja nga Xhuljano Hoxha. Xhuljanos nuk i kam folur kurrë as për Nuredinin as për çunat e Fushë Krujës. Për vrasjen e Bujar Çelës, i dhashë pistoletë Nuredinit, modeli Bull 55. Pas këtij krimi, Nuredini ndenji disa kohë në Fushë Krujë te çunat. Flisja me aplikacion Sky, kam arritur ta fus në paraburgimin e Elbasanit. Atëherë Nuredninin e kam larguar nga aty dhe e çova në Kukës te Bujar Gërmizi”.
Lajmi kryesor:
‘Plumbi i artë’/ Alibej në GJKKO: Kishim Biznes kokaine me Dritan Gjikën, Suel Çela donte eliminimin tonë! Talo, trim që rrinte vetëm në Dubai! I pandehuri Hoxha: O Tommaso Buscetta!
A.Q/ReportTv.al