Kronikë

‘Plumbi i artë’/ Alibej në GJKKO: Kishim Biznes kokaine me Dritan Gjikën, Suel Çela donte eliminimin tonë! Talo, trim që rrinte vetëm në Dubai! I pandehuri Hoxha: O Tommaso Buscetta!

17 Qershor, 11:11| Përditesimi: 17 Qershor, 16:25

  • Share

Bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, Erjon Alibej, vijoi edhe sot (17 qershor) dëshminë e tij në GJKKO, për aktivitetin kriminal para dhe pas vrasjes së vëllait të tij, xhaxhait dhe mikut turk të familjes, në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit”, më 2018 në Elbasan.

Kreu i një prej organizatave të fuqishme në Elbasan, ka rrëfyer pse ndërmori sagën e hakmarrjes për gjakun e familjarëve të tij, teksa kishte humbur besimin të drejtësia, dhe aleancat me kreun e skuadrës së vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani, për eliminimin e kundërshtarëve.

Alibej e rinisi dëshminë aty ku e la seancën e kaluar në GJKKO, ndërsa SPAK i ka dhënë statusin e bashkëpunëtorit, kurse Dumanit të të penduarit të drejtësisë.

Alibej rrëfeu vrasjen e Bujar Çelës, në muajin tetor të vitit 2020, vëllait të armikut të tij Talo Çela, pasi tek ky i fundit dyshonte se ishte dora që tërhoqi këmbëzën në “Masakrën e Bradasheshit”. Për Talon, gjatë dëshmisë së tij, ai u shpreh se "ishte trim që rrinte vetëm në Dubai dhe që shiti miqtë e tij".

Kurse për "Masakrën e Bradasheshit" më 2018 ai e drejtoi gishtin nga Suel Çela, duke thënë se Policia e dinte se po vinte një ngarkesë me 530 kg drogë nga Ekuadori, e 'që e kishim marrë unë e vëllai im Endriti përsipër pasi kishim miqësi me Dritan Gjikën (bosi shqiptar i drogës i ekstraduar nga Dubai dhe që kërkohej nga Ekuadori), ngarkesë që do e çonin në Turqi'. Krimi sipas tij ndodhi pikërisht gjatë ardhjes së ngarkesës dhe pësoi dëm të madh edhe ekonomik.

"Kishim biznes me Dritan Gjikën. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Ata jo vetëm që vranë njerëzit kryesorë të mi, por më goditën ekonomikisht. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje”, tha Alibej për detajet.

Madje ai shkoi më tej, duke thënë se Suel Çela pagoi edhe gazetarë që të njollosnin familjen e tij.

Alibej e vijoi dëshminë me dinamikën dhe motivet e ekzekutimit të Bujar Çelës në Elbasan, vëllait të Talo Çelës.

“Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione”, tha ai.

Në këtë moment ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi:

“Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tomazo Busheta… (Tommaso Buscetta, i penduari i mafias italiane “Cosa Nostra” në Palermo).

Erjon Alibej vijoi rrëfimin e tij:

“Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht per ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve që kishte Nuredini nga Eljo Bitri. Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamën. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhua ditë përpara çunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besmir Xhixha dhe Enver Diva). Çunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkrujatur Nuredini në sekond që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, Renaulti u dogj, më pas me makinën E Class shkuan për Fushë Krujë”, tregoi bashkëpunëtori i SPAK për atentatin e ndodhur në Elbasan.

Xhuljan Hoxha ndërhyn përsëri në dëshmi dhe flet duke kundërshtuar Alibejn:

“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të”.

Erjon Alibej vazhdoi me dinamikën për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës, të cilin gjithashtu e dyshonte si të implikuar në ngjarjet kriminale ndaj familjes së tij.

“Arsen Preçit i dhashë 60-70 mijë euro, aq sa më dha Nuredini. Nuk e mbaj mend mirë shumën. Ia dhashë në një karburant afër Vorës”, tha ai për një tjetër person të përfshirë në atentatin ndaj Bujar Çelës.

Duke u rikthyer te i pandehuri Xhuljano Hoxha, që debatoi nga brenda kafazit, Alibej vijoi të shpjegonte se ai e informonte për lëvizjet e Bujar Çelës para atentatit, por edhe pasi u fut në burg. Alibej tregoi se Hoxhën e pajisi edhe me një telefon të koduar Sky Ecc, me të cilin komunikonte.

"Nuk i tregova se do vrisja Bujarin, por ai e kishte kuptuar vetë", tha bashkëpunëtori i drejtësisë.

Më tej rrëfeu edhe për pajisjen e Nuredin Dumanit me një pistoletë tip "Bull 55" para ekzekutimit të Çelës më 2020 në Elbasan. Ndërsa tregoi se Xhuljano Hoxhën e paguante sa herë që i kërkonte para, edhe kur ishte në burg, Alibej shpjegoi se e kishte incizuar disa herë dhe ia kishte dhënë agjentëve regjistrimet.

Kurse për Talo Çelën, hasmin e tij, u shpreh se flinte dhe zgjohej me të në mendje, por ai fshihej në Dubai si trim që ishte.

"Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat që rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet”, tha ai mes të tjerash.

Ora 14:58
‘Plumbi i artë’/ I pandehuri Petrit Qoli në seancë: Giovanni Falcone shqiptar Altin Dumani, unë kam besim te ju...! (bën shenjë puthjen e dorës)

1749117640_gjkko.jpg

Gjykata e Posaçme, ku po zhvillohet procesi i dosjes 'Plumbi i artë'

Ndërsa seanca e sotme në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë” u shpoërua edhe me tensione mes një të pandehurve, Xhuljan Hoxha, dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, pjesë e debatit është bërë edhe një prej të akuzuarve të tjerë, i cili nga kafazi në sallë foli për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Petrit Qoli e krahasoi Dumanin me prokurorin italian të antimafias Xhovani Falkone (Giovanni Falcone), duke bërë shenjë edhe puthjen e duarve, kor kuptimi i deklaratës dhe veprimeve të tij mbetet i paqartë.

“Xhovani Falkone shqiptar Altin Dumani, drejtuesi i SPAK e ka pasur lapsus që Gjykata vendos çfarë do Prokuroria, unë kam besim te ju, se jeni... (bën shenjë, puth dorën)”.

Ora 13:57
Alibej: Endriti dhe miku turk u vranë kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori, biznes me Dritan Gjikën! Suel Çela donte të na eliminonte, pagoi dhe gazetarë

Erion Alibej, Suel Çela dhe pamje nga Masakra e Bradasheshit

Dëshmia e Erion Alibejt kaloi sot edhe tek motivet e konflikteve mes grupeve kriminale në Elbasan dhe të vrasjes së vëllait të tij dhe 2 të jerëve në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në vitin 2018.

Alibej tregoi edhe për lidhjet me narkotrafikantin me famë ndërkombëtare dhe se Endrit Alibej, i vëllai i tij, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe miku turk i familjes, u vranë sepse po vinte një ngarkesë me 530 kg kokainë nga Ekuadori.

“Si u sigurian paratë! Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qënë përzier kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty”, tregoi ai

Dhe më tej foli për episodet e vrasjes dhe trafikut të drogës, motivet dhe rrethanat.

“Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë. Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Ata jo vetëm që vranë njerëzit kryesorë të mi, por më goditën ekonomikisht. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje”, tha Alibej për detajet.

Madje ai shkoi edhe më tej duke akuzuar se Suel Çela pagoi edhe gazetarë që të goditej familja e tij.

“Janë paguar gazetarë me na njollos ne si familje, si hajduta!”, tha ai në sallën e GJKKO-së.

Ora 12:07
Hoxha-Alibeajt: O palaço, njihemi që kur haje fara te shkallët e pallatit! Prokuroria e Policia palë me Alibejn, s’e parandaloi vrasjen e Bujarit! Unë s’kam lidhje, zbardhi SKY ECC

Xhuljano Hoxha (sipër), Erion Alibej dhe Nuredin Dumani

I pandehuri Xhuljan Hoxha reagoi përsëri nga kafazi i GJKKOsë gjatë seancës ku po dëshmonte Erion Alibej për bashkëpunimin mes tyre në ekzekutimin e Bujar Çelës më 2020 në Elbasan, me motiv hakmarrjeje ndaj të vëllait, Talo Çela.

Ai nuk ra dakord me dëshminë e Alibejt, që tha edhe se e kishte regjistruar bisedën me Hoxhën. Ky i fundit i kujtoi se bashkë njiheshin që fëmijë, kur hante fara te shkallët e pallatit dhe bënte xhiro me kuaj.

“Tregoja pak prokurores dhe gjykatës që kur njihet me mua? Sa kohë ka? Që në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bente xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço”, tha i pandehuri.

Xhuljano Hoxha vijoi më tej kundërshtimet e tij në seancë, duke kërkuar edhe zbardhjen e bisedave mes tyre në SKY ECC:

“Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin, as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen, sepse ishte palë me Erjon Alibej. DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet, shiheni, kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët ketu, unë kam qen shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat. Nëse unë kam lidhje me këtë gjë, më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllqet e këtij. Ky ka qenë vet shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kerkon të më njollosë mua”, tha Hoxha nga salla e gjyqit, ku dha pretendimet e tij për dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ora 11:55
Alibej: Hoxhën e paguaja sa herë më kërkonte para, kishte kushte! Më informonte për gjithçka! Talo Çela ishte trim që fshihej në Dubai, shiti dhe miqtë

Erion Alibej dhe Talo Çela

Erjon Alibej tha se Xhuljano Hoxha ishte bashkëpunëtori i tij më i mirë, sepse e informonte për çdo gjë në lidhje me lëvizjet e kundërhstarëve të tij dhe për këtë e paguante sa herë i kërkonte para.

Madje edhe e kishte incizuar, për shkak se sipas tij, Hoxha i vinte shpesh edhe kushte dhe kishte kërkesa. Incizimin shpjegoi se ia kishte dorëzuar edhe agjentëve.

Kurse për Talo Çelën tha se “ishte nga ata trima që jo vetëm shiti miqtë e vet, por rrinte gjithmonë vetëm në Dubai”.

“Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur më kërkonte para nga burgu. Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte. Më jepte shumë informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithçka në kohë reale. Për Talo Çelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat që rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet”.

Ora 11:43
Alibej: Xhuljano Hoxha më informonte për Bujar Çelën, i çova dhe telefon të koduar me Sky ECC në burg! Dumanit i dhashë një pistoletë ‘Bull 55’ për vrasjen

Erion Alibej, Bujar Çela dhe vendi i ekzekutimit në Elbasan

Pas debateve me të penduarin Xhuljano Hoxha në sallën e gjyqit të GJKKO, ku ky i fundit e ironizoi edhe duke e krahasuar me të penduarin e mafias italiane “Cosa Nostra”, Tommaso Buscetta, Erion Alibej vijoi rrëfimin e tij për ekzekutimin e Bujar Çelës në tetor 2020 në Bradashesh të Elbasanit, teksa pinte kafe.

Alibej tregoi për bashkëpunimin me Hoxhën, se si i jepte informacione, pajisjen me telefon të koduar Sky ECC dhe si u angazhua Dumani në vrasje, të cilin e pajisi edhe me një pistoletë “Bull 55”.

Dëshmia e Erjon Alibej:

“Bujar Çela u ekzekutua në datë 17 tetor 2020, në orët e para të mëngjesit. Në atë periudhë Xhuljan Hoxha ka qenë në burg, i arrestuar. Me Xhuljanon kam biseduar parpara se të arrestohej. E kisha pajisur me Enchro Chat, pastaj me Sky Ecc, për të komunikuar. Në atë periudhë kur e angazhova Xhuljano Hoxhën, e doja për lëvizjet e Bujarit, vendndodhjet, për kafen që pinte në mengjes etj. Xhuljano Hoxha e dinte pse unë interesohesha. Unë nuk i kam thënë asnjëherë që “Shiko se unë Bujarin do e vras” , por ai e kishte kuptuar. Unë kisha nevojë vetëm për informacione nga ai. Xhuljano Hoxhës i dhashë pagesë, e kam paguar herë pas herë dhe kur ka qenë në burg, sistematikisht. Nga aplikacioni i enkriptuar më informonte për lëvizjet e Bujarit. Nuredin Dumanit ia kam thënë që informacionet i merrja nga Xhuljano Hoxha. Xhuljanos nuk i kam folur kurrë as për Nuredinin as për çunat e Fushë Krujës. Për vrasjen e Bujar Çelës, i dhashë pistoletë Nuredinit, modeli Bull 55. Pas këtij krimi, Nuredini ndenji disa kohë në Fushë Krujë te çunat. Flisja me aplikacion Sky, kam arritur ta fus në paraburgimin e Elbasanit. Atëherë Nuredninin e kam larguar nga aty dhe e çova në Kukës te Bujar Gërmizi”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?