Fleta e votimit e publikuar nga Alimehmeti
Pakënaqësi për rinumërimin ka shfaqur edhe Ilir Alimehmeti, kandidati i PD që nuk mundi të siguronte dot një vend në Kuvend.
Ai ka publikuar një foto të një flete votimi, në të cilën shihet se shenja ka devijuar nga kutia e emrit të kandidatit tjetër demokrat Kreshnik Çollaku, ndërsa shtron pyetjen nëse është e pavlefshme, ashtu si e ka konsideruar KAS.
“Numëruesit tanë po mbrojnë aktivisht votat e Partisë Demokratike. Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Faleminderit z. Ylli Subashi për reagimin e menjëhershëm! Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej nesh. Po juve si ju duket kjo votë?”, shkruan Alimehmeti.
Nga rinumërimi i 798 kutive, rezulton se Alimehmeti ka 88 vota të pamerituara, që i zbriten nga numërimi i parë. Alimehmeti ishte ndër kandidatët që nisën betejën ligjore për rinumërimin.
Nga PS, ankesa për rinumërimin ka shfaqur edhe deputeti Erion Braçe, i cili akuzoi KAS se po i kthen votat e tij në të pavlefshme.
Lajmi kryesor:
Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 820 kuti! PD 438 vota që s’i takonin, PS 319 vota! Braho: S'ka trafikim
Xh.D/SI.E./ReportTv.al