I ftuar në studion e emisionit “Kontrast”, mjeku Ilir Alimehmeti njëkohësisht këshilltar bashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë foli për mundësinë e zgjidhjes së krizës brenda PD-së që ka kapluar të gjithë frontin opozitar.
Ai theksoi se duhet të ketë një frymë rë re bashkëpunuese me të gjithë dhe shtoi se duhet të krijohet një grup i caktuar përfaqësuesish që do të ngrenë struktura të përbashkëta.
“Në radhë të parë a është kjo forca opozitare me e madhe? Patjetër që po! Duke qenë kështu ka përgjegjësinë për të mbledhur rreth vetes gjithë opozitën. Bashkimi krijohet me njerëz që kanë emërues të përbashkët me forcat e tjera opozitare jo me ata që janë distancuar prej kohësh. Grupi duhet të jetë përfaqësues dhe më pas ky grup fillon dhe ngre këto lloj strukturash të përbashkëta, coordinator apo si të doni quajeni por them për mekanizmin”- tha Alimehmeti.
Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, grupet e tjera të opozitës do të nisin të lëvizin vetë për të gjetur një zgjidhje të caktuar, pasi aktualisht ka një dëshirë për një grupim përbashkues por nuk ka mekanizëm që të çon tek diçka e tillë.
“Kur të ndodhin këto, do flasim për hallkën e dytë. Nëse vonon për x kohë, gjithë këto grupazhet e tjera që janë në opozitë do lëvizin vetë. Në kushtet aktuale nuk ka për momentin një koordinim, ka një dëshirë por jo një mekanizëm për këtë bashkëpunim”- shtoi Alimehmeti.
Lajmi kryesor:
Kursi i përplasjes së Berishës me drejtësinë, Vangjeli: Do dëgjojmë ngjarje 'shpërthyese'! Alimehmeti: S’do ishte në këtë situatë nëse do kishte respektuar masën e parë
B.V//ReportTv.al