Kursi i përplasjes së Berishës me drejtësinë, Vangjeli: Do dëgjojmë ngjarje 'shpërthyese'! Alimehmeti: S’do ishte në këtë situatë nëse do kishte respektuar masën e parë

4 Janar, 19:19| Përditesimi: 4 Janar, 21:26

  • Share

Për të tretën herë rradhazi, Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë ku po mbahet nën masën e arrestit të caktuar nga GJKKO, ka dalë para militantëve të tij dhe ka mbajtur fjalime, duke thyer në njëfarë mënyrë urdhrin e gjykatës për të mos komunikuar me persona të tjerë jo familjarë.

Në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë si një strategji totalisht të gabuar që po ndiqet nga ish-kryeministri. Sipas Vangjelit, në këtë mënyrë Berisha po kërkon të shndërrohet në “viktimë” të një lufte politike ndërkohë që më herët nuk respektoi masën e caktuar nga GJKKO për “detyrim paraqitje”.

“Doktori ka hyrë në kursin e përplasjeve me drejtësinë. Besoj se është strategji e gabuar, tentativë e tij për t’u shndërruar në viktimë dhe martir të një lufte politike. Masa e re e arrestit për doktorin nuk ka të bëjë me çështjen por me mënyrën sesi u soll vetë gjatë këtij procesi. Nëse do të mbante masën e parë, nuk do kishim mbërritur këtu. Në këtë moment doktori shikon se e vetmja rrugëzgjidhje për të është që të avancojë në këtë kurs përplasje. Do dëgjojmë lajme të tjera, ndoshta ngjarje shpërthyese”- u shpreh Vangjeli.

I të njëjtit mendim ishte edhe këshilltari i koacilionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti i cili tha se nëse Berisha do kishte respektuar masën e parë nuk do të kishte ardhur deri në këtë pikë dhe shtoi se sipas tij, ish kryeministri ishte këshilluar keq juridikisht.

“Bie dakord se çështja e parë ka një diskutim shumë të madh, qoftë për kohën dhe ekzekutimin e saj. Sepse ka 10 vjet. Ndërsa 10 ditët e fundit, këto goditja kaq të forta në një kohë kaq të shkurtër,  Po të kishte qenë respektimi I duhur i masës së parë, kjo situatë nuk do ishte e tillë, e përshkallëzuar. Këshillimi juridik nuk ka qenë I duhuri, nuk ka qenë lexim i duhur i masës së parë”- tha Alimehmeti.

Më tej, sa i takon një zgjidhje për situatën brenda PD-së, Alimehmeti nënvizoi nevojën për një bashkëpunim me të gjitha palët duke u shprehur i bindur se problem mund të zgjidhet vetëm nëse do të formohet një grup përbashkues që qëndron mbi individin apo “Uni-n politik”.

“Ne shohim gjithmonë tek uni dhe kurrë nuk është menduar në këto 33 vjet për një grup. Dhe grupet janë sjellë gjithmonë në momentet e krizës sepse grupi është më i fortë se individi. Mendoj se kemi një situatë krize qoftë shoqërie, politike dhe partisë tonë. Këtu duhet një grup. Ka djem dhe vajza sa të duash që duan ta bëjnë. Çështja e madhe do jetë, nëse do vijë nga Berisha do vijë në formën e një udhëzimi ose përndryshe thjesht do krijohet vetë”- shtoi Ilir Alimehmeti.

Ora 19:59
Lorenc Vangjeli shpjegon PD-në me vargjet e Dritëroit: Rrëmbeni daret more trima!

 

Analisti Lorenc Vangjeli, ka përdorur një varg të një poezie të shkritmarit Dritëro Agolli për të shpjeguar situatën ku ndodhet PD aktualisht.

Në studion e “Kontrast”, Vangjeli tha se poezia e Dritëro Agollit e krijuar 30 vjet më parë ishte perfekte për të përshkuar situatën ku ndodhet PD pasi Berisha rrëzoi Bashën nga kreu i partisë, ndërkohë që qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë.

“Për një situatë të tillë në mënyrë profetike Dritëro Agoli shkruante gati 30 vjet me parë, ndër të tjera edhe këto 2 vargje: “Rrëmbeni daret more tima, shkulët gozhdët, mbeti vrima”- tha Vangjeli në Report Tv.

Ora 19:44
Alimehmeti për zgjidhjen e krizës brenda PD-së: Është koha për një frymë të re bashkëpunuese me të gjithë

 

I ftuar në studion e emisionit “Kontrast”, mjeku Ilir Alimehmeti njëkohësisht këshilltar bashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë foli për mundësinë e zgjidhjes së krizës brenda PD-së që ka kapluar të gjithë frontin opozitar.

Ai theksoi se duhet të ketë një frymë rë re bashkëpunuese me të gjithë dhe shtoi se duhet të krijohet një grup i caktuar përfaqësuesish që do të ngrenë struktura të përbashkëta.

“Në radhë të parë a është kjo forca opozitare me e madhe? Patjetër që po! Duke qenë kështu ka përgjegjësinë për të mbledhur rreth vetes gjithë opozitën. Bashkimi krijohet me njerëz që kanë emërues të përbashkët me forcat e tjera opozitare jo me ata që janë distancuar prej kohësh. Grupi duhet të jetë përfaqësues dhe më pas ky grup fillon dhe ngre këto lloj strukturash të përbashkëta, coordinator apo si të doni quajeni por them për mekanizmin”- tha Alimehmeti.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, grupet e tjera të opozitës do të nisin të lëvizin vetë për të gjetur një zgjidhje të caktuar, pasi aktualisht ka një dëshirë për një grupim përbashkues por nuk ka mekanizëm që të çon tek diçka e tillë.

“Kur të ndodhin këto, do flasim për hallkën e dytë. Nëse vonon për x kohë, gjithë këto grupazhet e tjera që janë në opozitë do lëvizin vetë. Në kushtet aktuale nuk ka për momentin një koordinim, ka një dëshirë por jo një mekanizëm për këtë bashkëpunim”- shtoi Alimehmeti.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SEMI: 04/01/2024 20:31

    Ilir ke te drejte, por jo me Bashen. Basha eshte bere objekt i portokallise per mediokritetin e vet. Po te ishit ju apo ndonje tjeter do kisha shprese ne nje bashkim te PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?