Deputeti demokrat Tomor Alizoti iu drejtua kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, duke i kërkuar që të bëhet moralisht drejtues i këtij institucioni dhe të vendosë për ripërsëritjen e seancës së kaluar, e cila u ndërpre për 25 minuta dhe nuk pati diskutime për programin qeveritar të 4 viteve të ardhshme.
Ai ironizoi teksa tha se edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në Kuvend.
“Zoti Peleshi, ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit por moralisht nuk jeni. Morali është element që qëndron gjatë, parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit. Shikoj tendencë që kur flet shumica ju tentoni të gjeni arsye për të vazhduar. Kërkoj në procerverbal rikthimin e seancës. Precedenti politik edhe në drejtësi është akt i rrezikshëm, hera e parë në 30 vjet që ndërpritet seanca themelore, më e rëndësishme e këtij mandati. Opozita ka fjalën, lëri njerëzit të diskutojnë. Edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend. Keni kartën e BE-së. Do iu lutesha të rikthehet seanca e parë. Ku të diskutoni dhe ilumuinoni njerëzit që do në BE, por mund ta çoni edhe në Kozmos. Bëhuni moralisht kryetar i kuvendit se iu përket shqiptarëve.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve
Xh.D/SI.E./ReportTv.al