Politikë

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 07:22| Përditesimi: 24 Shtator, 13:38

  • Share

TIRANË- Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në seancën plenare të ditës së sotme, PD dhe PS miratuan përbërjen e komisioneve duke zgjidhur kështu ngërçin që ishte krijuar për shkak të opozitës, e cila emrat po i mbante në sirtar pasi nuk ishte dakord me ndarjen e re 7 me 4.

Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u miratuan anëtarët e 11 komisioneve të përhershme. Me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër u miratuan anëtarët zëvendësues, ndërsa me 83 vota pro, 2 abstenim dhe 1 kundër u miratuan kryesitë e komisioneve. 

Seanca që duhej të ishte vetëm procedurë për miratimin e emrave, zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar për shkak të këmbënguljes së PD që të ripërsëritej seanca e kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe vetëm me votat e socialistëve u miratua programi qeverisës.

Në ‘bllok’, opozitarët morën radhën një nga një, duke kërkuar sërish mundësinë që të flasin për programin qeverisës, e duke theksuar se në asnjë rast nuk penguan kryeministrin të flasë, por ministren ‘antikushtetuese’ Diella, të cilën tashmë e kanë dërguar në Kushtetuese bashkë me rregulloren e të Kuvendit.

“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ,ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Do të mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erjon Veliaj”, tha Sali Berisha.

“Mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Jozefina Topalli.

“Kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment, por u ndërpre një ministër antikushtetues siç është ‘Diella’, tha Erisa Xhixho.

Pavarësisht kundërshtisë së opozitës se në procesverbalin e seancës së 18 shtatorit nuk ishte pasqyruar si duhet ajo çfarë ndodhi, procesverbali u miratua vetëm me votat pro të mazhorancës. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi kërkesën e kolegëve opozitarë për ripërtëritjen e seancës, duke u kujtuar se seancën e kaluar e dhunuan dhe sot duan që të japin mend.

"Pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën“, tha Balla.

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk ishin në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat 
Kryetare Milva Ekonomi
Nënkryetar Erion Braçe                                     
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Kryetar Ulsi Manja
Nënkryetar Damian Gjiknuri 
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Kryetar Bledi Çuçi
Nënkryetare Olta Xhaçka   
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Kryetare Anila Denaj
Nënkryetar Ceno Klosi  
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Kryetar Blendi Klosi 
Nënkryetar Fadil Nasufi 
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Kryetar Igli Hasani
Nënkryetare Bora Muzhaqi 
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale
Kryetar Fatmir Xhafaj
Nënkryetar Ermal Elezi

 

KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
Kryetar Luçiano Boci
Nënkryetare Evis Kushi (PS)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Kryetar Bardh Spahia
Nënkryetar  Eduard Shalsi (PS)
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetare Jorida Tabaku
Nënkryetare Iris Luarasi (PS) 
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Kryetare Ina Zhupa
Nënkryetar Erjon Malaj (PS) 

Ora 13:37
Ministri Gogu reagon pas seancës plenare: Kuvendi, jo peng i ‘kollotumbave’

1758713928_tonigogu.jpg

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sot pas seancës plenare, duke kritikuar vonesat procedurale të shkaktuara nga opozita në Kuvend, në një seancë që ishte parashikuar pa debate.

Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës.

"Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale, jo nga ne. Procesverbali është dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur të njëjtat akuza, jo për qytetarët, vetëm për vete”, ka shkruar ministri Gogu në një postim në Facebook.

Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare me 93 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër.

"Megjithatë, sot i miratuam përfundimisht përbërjet e komisioneve, me anëtarët e shumicës dhe ata të propozuar nga grupet opozitare. Kuvendi ka nevojë të ecë përpara, dhe do të ecë vetëm përpara, pa ngelur peng i kollotumbave të asnjërit”, përfundon reagimin e tij ministri Gogu.

Ora 12:57
Belind Këlliçi përjashtohet nga kupola e opozitës, kamikazi i familjes Berisha ‘shpërblehet’ me një vend qesharak si anëtar në komisione

Kuvendi u mblodh në një seancë që zgjati 90 minuta, ku u miratua edhe përbërja e komisioneve parlamentare, 4 nga të cilët i drejton PD. Edhe pse opozita i konsideron të paligjshme dhe ka kërkuar rrëzimin në Gjykatë Kushtetuese, një ditë më parë ajo i çoi emrat e saj në të 11-a komisionet e përhershme.

Por, ai që ka mbetur plotësisht i përjashtuar nga kupola e opozitës është Belind Këlliçi, i cili nga kandidat (i dështuar) për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe me ambicien për të marrë postin e ministrit të Brendshëm në rast të fitores së PD-së, tani ka përfunduar thjesht si anëtar i një prej 11 komisioneve parlamentare, atij për Nismat Qytetare, krah për krah me të përfolurin Gjin Gjoni, simboli i korrupsionit në drejtësi që vetë Këlliçi pretendon se e ka luftuar.

Ky është poshtërimi i fundit që i ka rezervuar Sali Berisha, pasi pikërisht Këlliçi nuk e ka fshehur ambicien për të marrë edhe timonin e partisë. Më mirë se Këlliçi nuk janë vetëm Luciano Boçi, Ina Zhupa, Bardh Spahia dhe Jorida Tabaku, të gjithë emëruar si kryetarë të komisioneve të rëndësishme, por edhe ata që janë emëruar zv/kryetarë si Enno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi, Ivi Kaso deri te Klevis Balliu, i cili është emëruar nënkryetar i komisionit të rëndësishëm për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes që drejtohet nga mazhoranca.

Belind Këlliçi, i mobilizuar për dy vite të tëra si kamikaz i familjes Berisha, u “shpërblye” me një vend qesharak.

Lista me anëtarët e opozitës në Komisione
1.Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Kryetar:
LUCIANO BOÇI
Anëtarë:
LUAN BAÇI
KASTRIOT PIROLI
BRUNILDA HAXHIU
Anëtarë Zëvendësuesë:
LEDINA ALOLLI
ERISA XHIXHO
2.Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën
Kryetar:
INA ZHUPA
Anëtarë:
AGRON GJEKMARKAJ
JOZEFINA TOPALLI
DENISA VATA
Anëtarë Zëvendësuesë:
KLODJANA ÇAPJA
BESART XHAFERRI
3.Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Kryetar:
BARDH SPAHIA
Anëtarë:
ZIJA ISMAILI
MANJOLA LUKU
MESILA DODA
ERISA XHIXHO
Anëtarë Zëvendësuesë:
TRITAN SHEHU
KLIT HOTI
4.Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetar:
JORIDA TABAKU
Anëtarë:
GAZMENT BARDHI
EDI PALOKA
GRETA BARDELI
Anëtarë Zëvendësuesë:
ELDA HOTI
ARJAN NDOJA
5.Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Zv.kryetar:
ENNO BOZDO
Anëtarë:
BUJAR LESKAJ
LEDINA ALOLLI
IGLI CARA
BESART XHAFERRI
Anëtarë Zëvendësuesë:
FLAMUR HOXHA
LUAN BAÇI
EDMOND HAXHINASTO
6.Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Zv.kryetar:
OERD BYLYKBASHI
Anëtarë:
GENT STRAZIMIRI
SAIMIR KORRESHI
ARJAN NDOJA
TEDI BLUSHI
Anëtarë Zëvendësuesë:
GRETA BARDELI
GJIN GJONI
7.Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Zv.kryetar:
KLEVIS BALLIU
Anëtarë:
FLAMUR NOKA
ISUF ÇELAJ
FATMIR MEDIU
Anëtarë Zëvendësuesë:
KASTRIOT PIROLI
FIDEL KREKA
8.Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Zv.kryetar:
BLEND HIMÇI
Anëtarë:
KLIT HOTI
FIDEL KREKA
KLODJANA ÇAPJA
Anëtarë Zëvendësuesë:
BELIND KËLLIÇI
ARTAN LUKU
9.Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Zv.kryetar:
XHELAL MZIU
Anëtarë:
RAMADAN LIKAJ
FLAMUR HOXHA
BLEDION NALLBATI
ARTAN LUKU
Anëtarë Zëvendësuesë:
IGLI CARA
SAIMIR KORRESHI
10.Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Zv.kryetar:
ALBANA VOKSHI
Anëtarë:
TRITAN SHEHU
TOMOR ALIZOTI
EDMOND HAXHINASTO
VANGJEL DULE
Anëtarë Zëvendësuesë:
MESILA DODA
IGLI CARA
BRUNILDA HAXHIU
11.Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Zv.kryetar:
IVI KASO
Anëtarë:
BELIND KËLLIÇI
ELDA HOTI
GJIN GJONI
Anëtarë Zëvendësuesë:
FATMIR MEDIU
GENT STRAZIMIRI
Ora 12:38
Humbi seancën e kaluar, Berisha i pari në Kuvend (FOTO)

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë ndër të parët, i cili mbërriti në seancën plenare. Kjo mbërritje i atribuohet seancës së kaluar, të cilën ai e humbi pasi u paraqitur me vonesë dhe nuk pati mundësi të merrte pjesë ne seancë.

Kryedemokrati u shoqërua nga Albana Vokshi dhe në krahun e djathtë si rrallë herë, ishte deputeti Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë nga fotot e shkrepura gjatë seancës parlamentare, shihet opozita e bashkuar dhe forma sesi respektojnë liderin e tyre duke i qëndruar nga pas dhe duke i hapur rrugën për të kaluar.

Ora 12:01
'Shkelën Kushtetutën'! Berisha paralajmëron protesta: Qytetarët do t’i përgjigjen këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën! Më tej Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta kundër qeverisë, të cilën e quan si ‘grup mafioz’.

“Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj.

Qytetarët e panë se çdo gjë ëshët e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral”, tha Berisha.

Në një prononcim për gazetarët, kryedemokrati tha se kishte mundësi që seanca e sotme parlamentare të anulohej dhe të rivendosej Kushtetuta. Ndërsa po ashtu Berisha akuzoi drejtuesit e mazhorancës se janë përfshirë në korrupsion.

“Sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta. Por problemi është se këta janë Erion Veliaj. Janë copy-paste. Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit. Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron. Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili nuk do dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dhe të bëjë ç’të dojë me dosjen Altin Troplini, por ai tuneli mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte.

Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini. Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron. Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër. Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt”, tha Berisha.

Ora 11:52
Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Ata që sulmonin gjykatës, dje i bënë gjyqin pa mëshirë

Kreu i PD, Sali Berisha pas seancës plenare në Kuvend, foli edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u votua për shkarkimin e Veliajt, propozim tashmë që i shkon në dorë kryeministrit Rama. Berisha tha se njerëz që kishin sulmuar gjykatës për  të mbrojtur Veliajn, dje i bënë gjyqin pa mëshirë. 

“Ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, njerëz që ishin kacavjerrë, sulmuar gjykatës për arrestimin e Lal vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe me pasion të tmerrshëm. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj”, tha Berisha.

Një emër për ta vendosur përballë Ogerta Manastirliut ende nuk e kanë gati.

“Ju garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit”, iu përgjigj Berisha-gazetarëve.

Por, bojkotin në zgjedhje nuk e kanë një opsion, edhe pse pas çdo humbje zgjedhjet i quan farsë.

“Ka dy taktika mbi qëndrimet, ka qëndrimin e bojkotit, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerrile, por ne jemi partie vlerave konservatore, kjo është arsye përse ne marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk bojkotojmë, edhe përse janë farsë. Ne do bëjmë gjithçka për të zhdukur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ora 11:43
Maxhoranca miraton procesverbalin e seancës së kaluar! Votohet pro listave për përbërjen e komisioneve parlamentare, vetëm 1 votë kundër nga Erald Kapri

 

Procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive.

Ndërkohë për miratim kaloi dhe lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe ndërsa abstenuan demokratët Luçiano Boçi, Gent Stazimiri dhe Elda Hoti.

Lista për kryetarët zëvendësues u miratua me 87 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa lista e kryetarëve të komisioneve u miratua me 84 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim nga demokrati Igli Cara dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi.

Deputeti që votoi kundër miratimit të listave për përbërjen e komisioneve të përhershme ishte Erald Kapri, deputet i Partisë Mundësia. Ndërkohë Elda Hoti, Luçiano Boçi, Edmond Haxhinasko dhe deputeti i partisë Lëvizja Bashkë, Redi Muçi abstenuan për miratimin e anëtarëve zëvendësues për përbërjen e komisioneve të përhershme.

Ora 11:25
Komisionet parlamentare, zbardhet lista e plotë me emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të PS

Zbardhen emrat e plotë të kryetarëve dhe anëtarëve të PS në komisionet që do të drejtojë vetë dhe anëtarëve të komisioneve që do të drejtojë opozita.

Maxhoranca do të drejtojë 7 komisione, ndërsa opozita 4. 

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
1.     Milva Ekonomi                                Kryetare
2.     Erion Braçe                                      Nënkryetar
3.     Zamira Sinaj                                    Sekretare
4.     Admir Kadeli
5.     Adi Qose
6.     Elton Korreshi
7.     Antoneta Dhima
Zëvendësues
1.     Aulona Bylykbashi
2.     Ceno Klosi
3.     Ermal Pacaj
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
1.     Ulsi Manja                              Kryetar
2.     Damian Gjiknuri                    Nënkryetar
3.     Aurora Mara                          Sekretare
4.     Ermal Pacaj
5.     Olsi Komici
6.     Zegjine Caushi
7.     Erjona Ismaili
8.     Aulona Bylykbashi
Zëvendësues
1.     Bledi Como
2.     Xhenis Cela
3.     Erjo Mile
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
1.     Bledar Çuçi                                       Kryetar
2.     Olta Xhaçka                                     Nënkryetare
3.     Ilirjan Pendavinji                             Sekretar
4.     Hysen Buzali
5.     Agron Malaj
6.     Bujar Rexha
7.     Aurora Mara
Zëvendësues
1.     Romina Kuko
2.     Arkend Balla
3.     Ardit Bido
4.     Brunilda Mersini
 Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
1.     Evis Kushi                              Nënkryetare
2.     Hatixhe Konomi                     Sekretare
3.     Ogerta Manasterliu
4.     Alma Selami
5.     Ana Nako
6.     Lindita Nikolla
7.     Zamira Sinaj
Zëvendësues
1.     Etleva Budini
2.     Erjo Mile
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale;
1.     Eduard Shalsi                                  Nënkryetar
2.     Enriketa Jaho                                  Sekretare
3.     Vasil Llajo
4.     Brunilda Mersini
5.     Ani Dyrmishi
6.     Asfloral Haxhiu
7.      Hysen Buzali
Zëvendësues
1.     Olta Xhacka
2.     Ilir Pendavinji
3.     Loer Kume
4.     Klodiana Spahiu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
1.     Anila Denaj                             Kryetare
2.     Ceno Klosi                              Nënkryetar
3.     Ilva Gjuzi                                Sekretare
4.     Klevis Jahaj
5.     Ornaldo Rakipi
6.     Vullnet Sinaj
7.     Besa Spaho
Zëvendësues
1.     Bora Muzhaqi
2.     Hatixhe Konomi
3.     Antoneta Dhima
 Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
1.     Iris Luarasi                   Nënkryetare
2.     Ardit Bido                     Sekretar
3.     Ramion Kurti
4.     Etleva Budini
5.     Kiduina Zaka
6.     Piro Dhima
7.     Arbjan Mazniku
Zëvendësues
1.     Sara Mila
2.     Alma Selami
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
1.     Blendi Klosi                            Kryetar
2.     Fadil Nasufi                            Nënkryetar
3.     Saimir Hasalla                        Sekretar
4.     Agron Gaxho
5.     Genti Lakollari
6.     Tërmet Peçi
7.     Ornaldo Rakipi
Zëvendësues
1.     Ana Nako
2.     Kiduina Zaka
3.     Ilirian Pendavinji
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
1.     Erion Malaj                            Nënkryetar
2.     Arkend Balla                          Sekretar
3.     Xhenis Çela
4.     Loer Kume
5.     Skënder Pashaj
6.     Klodiana Spahiu
7.     Ramion Kurti
Zëvendësues
1.     Admir Kadeli
2.     Evis Kushi
3.     Marjana Koceku
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
1.     Igli Hasani                    Kryetar
2.     Bora Muzhaqi               Nënkryetar
3.     Marjana Koçeku           Sekretar
4.     Sara Mila
5.     Ervin Hoxha
6.     Romina Kuko
7.     Taulant Balla
8.     Klodiana Spahiu
Zëvendësues
1.     Iris Luarasi
2.     Skënder Pashaj
3.     Vasil Llajo
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen   Institucionale
1.     Fatmir Xhafaj                                  Kryetar
2.     Ermal Elezi                                       Nënkryetar
3.     Aulona Bylykbashi                           Sekretar
4.     Bledi Çomo
5.     Erjo Mile
6.     Onid Bejleri
7.     Erjona Ismaili
Zëvendësues
1.     Erjon Malaj
2.     Saimir Hasalla
Ora 11:21
‘Pa na mohoni të drejtën e fjalës’, Erald Kapri: Parlamenti i vitit ’91 më demokratik se ky sot

 

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka marrë sot fjalën në Kuvendin e Shqipërisë duke krahasuar parlamentin sot me atë të vitit 1991. Sipas Kaprit, në atë kohë dhe pse Shqipëria në një kohë të vështirë politike, deputetët zhvilluan 4 ditë debat për qeverinë, ndërsa sot deputetëve iu mohohet e drejta minimale, ajo e fjalës.

“Kryetar, u bënë dy javë që është mbledhur ky parlament, seanca e 5-të dhe fatkeqësisht deputetët nuk kanë të drejtën minimale për të folur. Nuk di të ketë një parlament tjetër që deputetët nuk mund të flasin. Në vitin ‘91 kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, kur njerëzit ishin burgjeve e familjet në internim, u bë 4 ditë debat për qeverinë.

Te drejtën minimale ju na e mohoni. Respektoni Kuvendin, kërkojmë vetëm të flasin. Ky nuk është një parlament që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE”, tha Kapri.

Ora 11:20
Spahia në Kuvend: Opozitës iu hoq e drejta për të shprehur shqetësimet, s’mund të fshihemi pas kleçkave ligjore

 

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend janë për të diskutuar çështje të rëndësishme siç programi qeveritar që u kalua javën e kaluar dhe jo të merren me “kleçka” ligjore, duke iu referuar Diellës.

“Doja të diskutonim për atë pseudo program të qeverisë dhe jo të mos kërkojnë kleçka ligjore ndërkohë që është një çështje thellësisht politike. Këtu jemi për të diskutuar për çështje siç është programi, rendi e siguria, shëndetësia që është shqetësim kryesor i qytetarëve, por që në mënyrë absurde po i hiqet opozitës shqiptare dhe fshehemi pas kleçkave për të hequr vëmendjen nga thelbi.  “, tha Spahia.

Ora 11:15
Topalli i jep ‘këshilla’ Peleshit: Pyet Gramoz Ruçin, a është përfshirë ndonjëherë në dekret një lodër teknologjike?

 

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli mbajti fjalën e parë pas rikthimit në Kuvend. Topalli e quajti të pabesueshme futjen në rend dite të një dekreti antikushtetues, siç opozita e cilëson dekretin për Diellën. Topalli e këshilloi kryeparlamentarin Niko Peleshi që të konsultohet me Gramoz Ruçin dhe ta pyesë nëse ka ndodhur ndonjëherë që në një dekret të futet një lodër teknologjike.

“Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Topalli.

Ora 11:10
Kundërshtime për procesverbalin, deputeti i PD i drejtohet Niko Peleshit: A jua 'shkulin' veshin zakonisht gjatë pushimit?

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit me  dy pyetje, njëra referuar për procesverbalin e seancës së kaluar, ndërsa tjetra për të ironizuar raportet brenda në PS.

"Ashtu siç bëni dhe në mbledhjet e Këshillit të Rregullores në ambiente që nuk lejoni batin apo regjistrimin, video dhe audio për të parë shqiptarët se në çfarë mënyrë ju si drejtues i Kuvendit shkelët kushtetutën.

Kam dy pyetje si drejtues. Pse nuk ndodhet në procesverbal që ju deklaruat bardhit që do t’i jepnit leje pas 5 minutëshit të pushimit.

Dhe pyetja e dytë ua shkulin veshin zakonisht gjatë 5 minutëshit të pushimit?", tha Korreshi.

Ora 11:09
Xhixho në Kuvend: Me çfarë statusi ndodhej ‘Diella’ seancën e kaluar, u tallët me shqiptarët

 

Një seancë për tu tallur me shqiptarët. Kështu e quajti deputetja e PL-së, Erisa Xixho seancën e kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe u miratua programi qeverisës. Me çfarë statusi ndodhej Diella në seancën e kaluar pyeti Xhixho.

“Është për të ardhur keq që ky sesion e nisi seancën me shkelje të rregullores dhe vazhdoi me seancë turpi seancën e kaluar. Shoh procesverbalin dhe kërkoj bazën ligjore të Diellës. Me çfarë statusi ndodhej ‘Diella’ seancën e kaluar, kush është baza ligjore që ajo është ministre. Me çfarë statusi ju zbardhin fjalën e Diellën në procesverbal. Ishte seancë për tu tallur me shqiptarët. Kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment, por u ndërpre një ministër antikushtetues siç është ‘Diella’. Të hiqet fjala e Diellës që është antikushtetuese. Më thoni bazën ligjore me të cilën foli ‘Diella’ në Kuvend”, tha Xhixho.

Ora 11:09
Klosi i kujton opozitës kaosin vitin e kaluar: Mos bëni të fortin! Flisni për Diellën, por sa herë ka dalë Berisha me Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi kërkoi që të përfshihet në rregulloren e Kuvendit një tjetër rregull: nëse deputetët shkaktojnë kaos, të kalohet direkt në votim. Klosi i rikujtoi opozitës seancat kaotike të vitit të kaluar, me karrige në Foltore dhe bllokim mikrofonash, duke iu kërkuar që të mos “bëjnë të fortin”.

Klosi tha se deputetët opozitarë flasin për ministren virtuale Diella, por dhe vetë Berisha ka dalë me një Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital.

“Dua të flas për procesverbalin, është e nevojshme që në të apo në rregullore të shkruhet edhe një rregull, që këtu vijnë për të folur, por jo për t’u zënë dhe për të bllokuar Foltoren. E thamë edhe në ditën e seancës ishte kërkesa e kësaj qeverisjeje, të vinin dhe të flisnin,. Të jepnin idetë dhe të mos bënin të fortin. Tani në shërbim të kujtesës së deputetëve në sesionin e kaluar, ajo që ndodhi nuk ishte hera e parë që ndodhi në parlament. Mos bëni sikur habiteni, në sesionin e kaluar keni bllokuar foltoren e parlamentit. Vinit një orë para, merrni karrige dhe i vinit mbi Foltore. Hiqnit kartat. Dhe ne vinim e votonim se ju nuk lejonit diskutimin parlamentar. Kjo ndodhi edhe në seancën e kaluar, s’u lejua kryeministri dhe deputetët të flisnin dhe prandaj kaluam në proces votimi. Të shkruhet në procesverbal, kjo duhet të hetë normë, nëse nuk lejohen deputetët të flasin, do kalojmë në proces votimi. Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni si të fortë se nuk jeni as të fortë, as i fortë dhe as rrugaç. E dyta, flisni për Diellën sa herë ka dalë Berisha me Ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dixhital? “, tha Klosi.

Ora 11:06
Blushi 'thumbon' Peleshin: Ke dëshirë për t’u identifikuar si bashkëshorti virtual i Diellës, por nuk je artificial

 

Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka ironizuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, ku gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se ai nuk është ‘bashkëshorti i Diellës’, pasi nuk është artificial.

“Zoti Peleshi dua të ju kujtoj që procesverbali është një akt zyrtar. Unë e kuptoj dëshirën tuaj për t’u identifikuar si bashkëshorti virtual i Diellës, por ju nuk jeni një kryetar artificial”, ishte ironia e Blushit për Peleshin, ndërsa ky i fundit i ndërpret fjalën.

Ora 10:54
Sali Berisha: Seanca e kaluar një turp, do të mbetet njollë në historinë e shtetit shqiptar! Riktheni diskutimin, mos ta rikthejë Kushtetuesja

 

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores ndërsa kërkon rikthim të seancës së kaluar për të kaluar në diskutim programin qeverisës së PS-së.

Berisha u shpreh se seanca e kaluar ishte një turp që do mbetet gjithmonë në historinë e shtetit, ndërsa kërkon ripërsëritje të seancës.

“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ,ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Do të mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erjon Veliaj.

Po të citoj Kushtetutën, nuk mund t’ia bësh vendit tënd kurrë pse një grusht të papërgjegjshmish që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, ti shënove rekordin më të zi në historinë e çdo regjimi. Rikthe seancën, të zhvillohet seanca, të mos e kthejë Kushtetuesja, por ta ktheje Kuvendi. Ata që kanë frikë, le t’ia mbathin”, tha Berisha.

Ora 10:47
Luan Baçi përplaset me Peleshin: Kryetarët e shkuar të Kuvendit, ishin ‘lule’ para jush

 

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se ka ndërprerë seancën e shkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai ka deklaruar se në seancën e shkuar, asnjë deputet i opozitës nuk foli.

“Zoti Peleshi, edhe në seancën e kaluar, e mbajta butonin e shtypur dhe bënë sikur nuk e patë. Edhe sot po bëni kështu. Mos kujto se mund të më vësh përpara duke qenë në atë karrige aty.

E para, zoti kryetar parlamenti, që dhe kryetarët e shkuar të Kuvendit, ishin lule para jush, ju mbyllet seancës e shkuar pas urdhrit të Ramës.

E dyta, Balla thotë që kush ka folur në seancën e parë, ta marrë fjalën edhe sot, po kush foli herën e parë? Pra si rezultat i kësaj, ne kemi të drejtë që të flasim që të gjithë për këtë procesverball. Tani do dal tek procedura. Në atë programin tuaj qeverisë pashë një problem jo të vogël. Po dal tek procedura zoti Peleshi, mos më shiko ashtu që të më ndërpresësh fjalën menjëherë.”, tha Baçi dhe më pas Peleshi i ndërpreu fjalën pasi deputeti demokrat nuk po fliste për procedurë.

Ora 10:43
Alizoti-Peleshit: Bëhuni moralisht kryetar i Kuvendit, të ripërsëritet seanca e kaluar! Edhe në kohën e Adil Çarçanit kishte debate

Deputeti demokrat Tomor Alizoti iu drejtua kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, duke i kërkuar që të bëhet moralisht drejtues i këtij institucioni dhe të vendosë për ripërsëritjen e seancës së kaluar, e cila u ndërpre për 25 minuta dhe nuk pati diskutime për programin qeveritar të 4 viteve të ardhshme.

Ai ironizoi teksa tha se edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në Kuvend. 

“Zoti Peleshi, ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit por moralisht nuk jeni. Morali është element që qëndron gjatë, parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit. Shikoj tendencë që kur flet shumica ju tentoni të gjeni arsye për të vazhduar. Kërkoj në procerverbal rikthimin e seancës. Precedenti politik edhe në drejtësi është akt i rrezikshëm, hera e parë në 30 vjet që ndërpritet seanca themelore, më e rëndësishme e këtij mandati. Opozita ka fjalën, lëri njerëzit të diskutojnë. Edhe në kohën e Adil Çarçanit ka pasur debate në këtë kuvend. Keni kartën e BE-së. Do iu lutesha të rikthehet seanca e parë. Ku të diskutoni dhe ilumuinoni njerëzit që do në BE, por mund ta çoni edhe në Kozmos. Bëhuni moralisht kryetar i kuvendit se iu përket shqiptarëve.”, tha ai.

Ora 10:41
Propozimi i Besart Xhaferrit, grupi parlamentar i PS-së bashkohet me opozitën: Do të mbajmë 1 minutë heshtje për Abdi Baletën

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së për mbajtjen 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të opozitës, Abdi Baleta.

“Kuvendi ka standardizuar prej kohës një moment të rëndësishëm që mund të kërkohet nga një kryetar grupi ,apo deputet apo grup deputetësh, minuta e heshtjes. E kemi bërë me konsensus këtë ndërhyrje në rregullat e punës së Kuvendit, që atë minutë heshtje të bëhet siç duhet.  Kemi parashikuar që kërkesa të depozitohet me shkrim përpara seancën tek kryetari i Kuvendit. Pastaj përcaktohet minuta e saktë e mbajtjes së heshtjes.

Ajo që u përsërit më para, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij që mbahet minuta e heshtjes. Sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, prandaj kryetar i Kuvendit kërkesa që u depozitua nga opozita, ka mbështetjen e grupit të PS, dhe në përfundim të votimit, për çështjet e rendit të ditës, besoj kam dakordësinë dhe të grupit të PD-së, të mbahet minuta e heshtjes siç i ka zakon Kuvendit të Shqipërisë për një ish-anëtar të vetin.

Deputetë që nuk kanë folur seancën e kaluar nuk mund të marrin fjalën për të folur për procesverbalin e seancës së kaluar”, tha Balla.

Ora 10:35
Kaso në Kuvend: Të diskutojmë për programin e qeverisë, Peleshi vasal i Ramës! E urdhëroi të mbyllje seancën

 

Deputeti demokrat Ivi Kaso, kërkoi ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë. Edhe ai hodhi akuza kundrejt kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se u urdhërua nga Rama për të mbyllur për 25 minuta seancën e kaluar ku u miratua direkt programi i qeverisë.

“Ishte e udhës që seanca të niste me një ndjesë publike se si arritët të vrisnit që në seancën e dytë, debatin parlamentar dhe t’i mohonit qytetarëve të drejtën për tu njohur me ata që synon ti qeverisë në legjislaturën e ardhshme. Mbi të gjitha kush do ti qeverisë, se pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohim as për emër, as figurë, apo kontribute politike ose shoqërore. Nuk e di nëse pati ndonjë fitimtar seanca e kaluar, por e sigurt që ka një të humbur, interesi qytetar që jeni betuar të mbroni dhe që me sjelljet e tua si vasal i kryeministrit, që iu urdhëroi ditën për diell. Ktheni për diskutim programin qeverisës, jepni fjalën opozitës të bëjë pyetjet e saj”, tha Kaso.

Ora 10:35
Redi Muçi: Mbyllja e seancës së kaluar, e paprecedentë dhe autoritare! Bllokuat mikrofonat e deputetëve të opozitës si në Korenë e Veriut

 

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha në Kuvend se mbyllja e seancës së kaluar për 25 minuta është e paprecedentë dhe autoritare. Ai drejtoi gishtin drejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e akuzuar se ka mbyllur mikrofonat e deputetëve me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit është e paprecedentë. Mbyllja ishte në shkelje të rregullores por dhe akt i paprecedentë që zhbën parlamentarizmin në vendin tonë. Shqipëria nuk është autokraci që në seancën më të rëndësishme ku do të debatohej programi qeverisës jo të mbyllni mikrofonat deputetëve të opozitës si të ishin në Korenë e Veriut. Nëse një apo dy deputetë prishin seancën, rregullorja parashikon masat disiplinore. Ju Peleshi s’e keni kuptuar roli që mban ajo karrige ku jeni ulur. Detyra juaj është të siguroni mbarëvajtje në seancë plenare dhe jo t’i bindeni urdhërave të Ramës për të mbyllur mikrofonat.”, tha Redi Muçi.

Ora 10:27
Balla ironizon deputetët e opozitës: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim! Respektoni konsensusin për komisionet, të kalojmë në votim

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, tha se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet.

Ai shtoi se në Konferencën e Kryetarëve është arritur konsensus për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe për propozimet e opozitës.

“Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se ndonjëri prej depyutetëve që kanë marrë fjalës të jenë folës në seancën e kaluar, dhe sipas nenit 44, fjalën mund ta marrin vetëm ata që kanë dhënë mendim seancën e kaluar dhe mendimi i të cilëve nuk është zbardhur si duhet. Për ata që nuk dinë të lexojnë rregulloren e Kuvendit, por lexoj nenin 44, fillimi i seancës plenare. Këta nuk kanë pasur mendim, nuk di unë të rezultojë ndonjë mendim. A mund të kenë pasur ndërmend të shprehin ndonjë mendim, por pasi dhunuan seancën, prishën solemnitetin e një prej seancave më të rëndësishme, vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Prandaj zoti kryetar i Kuvendit, kemi kaluar sot me konsensus në konferencë të kryetarëve përbërjen e komisioneve dhe propozimet e grupeve parlamentare të opozitës dhe të deputetëve të pavarur, të kalojmë në votim përbërjen e komisioneve dhe të mos bëjmë hile me procedurën. “, tha Balla.

Ora 10:27
Xhaferri: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal, ku fton të huajt nga Vjena që të blejnë prona

 

Në fjalën e tij të parë si deputet në Parlament, demokrati Besart Xhaferri ka kërkuar një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-ligjvënësit të PD Abdi Baleta.

“Në radhë të parë sot do të mbajmë një minutë heshtje për ish-deputetin e PD-së Adbi Baleta. Kini respekt për vdekjen”, deklaroi ai.

Ndërsa më tej, Xhaferri hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal ku fton të huajt që të blejnë prona.

“Meqë e kemi fjalën për procesverbal, zoti kryeministër e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal, ku i fton të huajt nga Vjena për të blerë prona në Shqipërinë. I fton për të jetuar apo për të spekuluar? I fton për spitale, ku mjekët therin infermierët? I them çifteve të reja, si do ta blenë një strehë kur kryeministri thotë se çmimet do të dyfishohet?

Mediat po bëjnë namin me rrogat tona. Shumica e jush do të marrin edhe statusin e të pastrehut që të marrin lekët. Mirë që votat i morët nga bankat, por të paktën mos merrni lekët…”, tha Xhaferri.

Ora 10:23
Arjan Ndoja në Kuvend: Na vini në dispozicion tekstin e rregullores së re, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë  

 

Arjan Ndoja, ish-prokuror dhe deputeti demokrat i dalë nga Durrësi, kërkoi në seancën plenare që t’u vihet në dispozicion teksti i rregullores së re. Sipas tij, pa u njohur me rregulloren që socialistët kanë ndryshuar pa prezencën e tyre, s’mund të vazhdohet më tutje me rendin e ditës.

“Kuvendi është organi më i rëndësishëm ne në seancë e parë na keni sjellë disa akte ndërmjet tyre rregullorja. Pas zgjedhjes tuaj si kryetar janë miratuar edhe disa ndryshime. Që në seancën e mëparshme kam pasur kërkesë procedurale që të njihemi me tekstin e ri të rregullores pasi është akti i vetëm mbi bazën e të cilit normohen sjellet tona si deputet, dhe mënyra e veprimit parlamentar. E ndjej detyrim edhe bazuar në nenin 40, i cili më detyron që të informoj zgjedhësit e mi çdo të premte në lidhje me veprimtarinë parlamentare gjatë javës. Së pari, të kemi kodin e rregullores, të njihemi me atë që keni ndryshuar pa prezencën tonë. Së dyti, tekstet e të gjitha akteve që na sillen përpara do t’i kishim në dispozicion që të japim një vendim. Kërkesa ime e parë një kopje e rregullores së ndryshuar që keni votuar ju me shumicë votash.", tha Ndoja

Ora 10:22
Ironia! Deputeti i PD-së shkon në Parlament me ‘dhurata’ për Diellën: Ky është bashkëshorti i saj, do t’i kërkojmë dorën Ramës (VIDEO)

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar vendosjen e ministres virtuale Diella, teksa ka shkuar në Parlament me ‘dhurata’ për ministren e re.

“Ky është bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën Ramës”, tha deputeti demokrat.

Më pas ai ka zbulon ‘dhuratën’ për Diellën, një bateri, duke thënë me ironi që është bashkëshorti i 'Diellës' dhe do t'i kërkojnë dorën Ramës. 

“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër kështu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri e jashtme që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh ai.

Ora 10:17
Zhupa: Të përsëritet seanca për prezantimin e programit të qeverisë! Peleshi ushtar i autokratit

 

Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend përsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë. Akuza pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që ndërpreu seancën e kaluar për 25 minuta pas kaosit të opozitës, duke e quajtur një ushtar të autokratit Rama.

“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.

Ora 10:14
Hidhet për miratim procesverbali i seancës së kaluar, opozita refuzon! Tabaku: Pse nuk është shkruar mohimi i fjalës së Gazment Bardhit

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka refuzuar miratimin e procesverbalit për seancën e kaluar duke kërkuar në shkresë dhe përfshirjen e mohimit të fjalës së Gazment Bardhit për të diskutuar programin qeverisës së PS-së. Gjithashtu në emër të opozitës, Tabaku ka kërkuar ripërsëritje të seancës.

“Në fakt duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet.  Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk mund t’i lënë në hije shqiptarët. Kjo lidhet me procesverbalin me zbardhjen  e seancës së kaluar. Hera e parë Peleshi dhe nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë.

E kuptoj që qeveria nuk ka as program për të diskutuar dhe as vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës dhe shqiptarëve për të pasur një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot, dhe as rregulloren nuk e shkelni dot. Duhet ta reflektoni në procesverbal që kryetarit të grupit parlamentar të PD ju mohua fjala”, tha Tabaku.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • QYTETARI: 24/09/2025 11:52

    QËNTË LE TË LEHIN, PUNONI SA MË SHUMË DHE SHQIPËRIA TË RENDITET ME SHOQET E SAJ.QËNTË SIDOMOS KUR NË KAZANËT(NË SELIN E P.D.SH. E. TË SALIUT)NUK GJËJNË USHQIM TUREN KU TË MUND TË GJEJNË.KËTA JANË DEPU(O)T E MBETJEVE TË SHQIPËRIS ME NË KRYE NËNËNGJ.GJONI,BASHKËPUNTORIN E KRIMIT A.NDOJ,PETA(NIKUN)GOGUNA.KUQALOSHIN,MARKAJ,HUMORISTIN AVOKAT NGA USHNJA E FË TJERËHAJDUTË

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?