Politikë

Klosi i kujton opozitës kaosin vitin e kaluar: Mos bëni të fortin! Flisni për Diellën, por sa herë ka dalë Berisha me Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital

24 Shtator, 11:09| Përditesimi: 24 Shtator, 15:35

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi kërkoi që të përfshihet në rregulloren e Kuvendit një tjetër rregull: nëse deputetët shkaktojnë kaos, të kalohet direkt në votim. Klosi i rikujtoi opozitës seancat kaotike të vitit të kaluar, me karrige në Foltore dhe bllokim mikrofonash, duke iu kërkuar që të mos “bëjnë të fortin”.

Klosi tha se deputetët opozitarë flasin për ministren virtuale Diella, por dhe vetë Berisha ka dalë me një Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital.

“Dua të flas për procesverbalin, është e nevojshme që në të apo në rregullore të shkruhet edhe një rregull, që këtu vijnë për të folur, por jo për t’u zënë dhe për të bllokuar Foltoren. E thamë edhe në ditën e seancës ishte kërkesa e kësaj qeverisjeje, të vinin dhe të flisnin,. Të jepnin idetë dhe të mos bënin të fortin. Tani në shërbim të kujtesës së deputetëve në sesionin e kaluar, ajo që ndodhi nuk ishte hera e parë që ndodhi në parlament. Mos bëni sikur habiteni, në sesionin e kaluar keni bllokuar foltoren e parlamentit. Vinit një orë para, merrni karrige dhe i vinit mbi Foltore. Hiqnit kartat. Dhe ne vinim e votonim se ju nuk lejonit diskutimin parlamentar. Kjo ndodhi edhe në seancën e kaluar, s’u lejua kryeministri dhe deputetët të flisnin dhe prandaj kaluam në proces votimi. Të shkruhet në procesverbal, kjo duhet të hetë normë, nëse nuk lejohen deputetët të flasin, do kalojmë në proces votimi. Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni si të fortë se nuk jeni as të fortë, as i fortë dhe as rrugaç. E dyta, flisni për Diellën sa herë ka dalë Berisha me Ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dixhital? “, tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?