Alketa mban monolog për emigracionin e shqiptarëve dhe mbështetjen e Italisë, kënga emocionuese me Boby Solo (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 02:13| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 12:10

  • Share

Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.

Ajo mbajti një monolog në lidhje me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kur kjo e fundit I hapi dyert.

“Të dëgjoje Celentanon në kohën e diktaturës mund të të kushtonte jetën në vendin tim.

Ishte koha kur e mësoje italishten fshehurazi duke parë “Rai”, prandaj unë jam këtu për t’ju thënë faleminderit Itali, sepse na dhe shumë me muzikën tënde.

Jam sonte në këtë skenë për të të thënë që je një simbol një shembull integrimi, pasi ai djali I cili tashmë është I madh në muzikën italiane është Ermal Meta.

Jam këtu për një mesazh dashurie sepse muzika ska nevojë për një pasaportë, por thjesht na mëson që të duam.

Babai im këndonte gjithmonë një këngë që thoshte ‘Loti që vjen nga një zemër e thyer bie në një det të madh dëshpërimi;.

Kjo këngë ka një kuptim shumë të vecantë sepse lidhet me tragjedinë e Otrantos, që I mori jetën shumë shqiptarëve që donin të largohesin nga vendi”, u shpreh Alketa.

Më pas ajo këndoi me “Elvis Preslin” Italian, Boby Solo këngën shumë të dashur për babanë e saj, të titulluar “Una lacrima sul viso”, duke përcjellë shumë emocion.

Me prezantuesen shqiptare u mbyll edhe nata e tretë e “Sanremo 2020”, një natë me plot surpriza dhe emocion.


Lajmi kryesor:

Alketa Vejsiu prezanton në krah të Amadeus 'Sanremo 2020', përshëndet SHQIP të gjithë shqiptarët (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?