Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha përgjigjet ashpër: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra! Partia Demokratike po tejkalon të shkuarën

18 Shkurt 2022, 11:39| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 12:26

  • Share

Kreu i PD, Lulzim Basha foli mjaft ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për akuzat që ky i fundit i ka bërë për përvetësim bashkë me kryeministrin Rama të 800 mijë metër katror tokë në Portin e Durrësit. Deklaratat e Bashës vijnë nga Durrësi ku ishte në një takim me tregtarët, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për këtë bashki më 6 mars, Luan Hoti.

Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave. Kreu i PD thekson se akuzat e Berishës janë një gënjeshtër e pastër dhe sipas tij PD ka kërkuar fuqimisht për transparencë në projektin e Portit të Durrësit, të cilin e konsideron një aferë korruptive.

"Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit. Kjo punë s'bëhet duke sjellë një sheik, kërkojmë transparencë për këtë aferë. Politika ka humbur fytyrën njerëzore dhe ka uzurpuar institucionet, institucione e uzurpuara nga politika nuk mund t'i shërbejnë ekonomisë. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër.”-tha Basha.

Kreu i PD tha se gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë kur vjen fushata, por gjërat janë të vështira për t’u bërë. Ndër të tjera Basha theksoi se PD po tejkalon një pjesë të së shkuarës, duke iu referuar krisjes brenda selisë blu dhe ndarjen e demokratëve si të Bashës e Berishës. Kreu i PD deklaroi se nuk do t'i ikin përgjegjësive.

“PD është në një moment ku po kapërcen vetveten, po tejkalon pjesë të së shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive, por përpara shqiptarëve do ndërtojë një kulturë të re, dhënien e një fytyre njerëzore politikës. Durrësi iu nënshtrua interesave afatshkurtra politike.”-tha Basha.

Ndërsa kandidati i PD për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Luan Hoti, deklaroi se ka në fokus të programit të tij pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane.

"Lagjia 1 ku unë banoj, si mund të përfitojmë nga turizmi me një qytet të papastër. Pa bashkëbisedim, pa dëgjuar njëri-tjetrin, pa marrë vendime. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Në focus të programit kemi pastrimin e këtij qyteti, turizmin dhe infrastrukturën urbane."-tha Hoti.

Dy ditë më parë në Durrës ishte ish-kryeministri Sali Berisha i ciliakuzoi kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se po grabisin 800 mijë metër katrorë tokë në Port. Sipas Berishës, kjo po realizohet nëpërmjet një skemë të mirëfilltë mafioze, duke gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara dhe pas 'zhdukjes' së emirit, 100% e aksioneve iu shitën "kompanisë ofshorë të Rama-Basha". Sipas Berishës, kjo po bëhet vetëm, për të fshehur paratë e drogës.

Ora 12:26
Basha për çështjen e mbetjeve në Durrës: Mbyllën landfillin e qytetit, për të kaluar 10 milionë euro në inceneratorin e Tiranës

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga qyteti i Durrësit se landfill ii këtij qyteti është mbyllur për t’i kaluar 10 milionë euro në inceneratorin e Tiranës. Basha thekson se taksat e durrsakëve i kaluan landfillit të Tiranës.

“Meqë ndërkohë zhvillohet edhe Komisioni për Inceneratorët, ka një informacion, këtu ka ekzistuar një landfill, Landfilli I Durrësit. Është mbyllur dhe është kaluar një vendim që 10 milionë euro të taksave të durrësakëve të shkojnë në të ashtuquajturin Inceneratorin e Tiranës që në fakt është landfili i Tiranës, ju e keni parë që s’ka incenerator. Pra, me një llogari në më pak se një orë na dolën  vetëm me dy fera me Veliajn, 7 milionë të shpenzuara, kërkokan edhe 2.5 milionë të tjera dhe 10 milionë i kanë kaluar landfillit  të Tiranës dhe e kanë mbylluar landfillin e Durrësit. 20 milionë euro, janë taksa të qytetarëve durrësakë të cilët duhej t’i administronte bashkia e Durrësit për qytetarët durrësakë. Pastaj të ndahemi, s’ka rëndësi. Mund të bëjmë betejë me qytetarët, le të thonë socialistët nëse i qëndrjnë besnk programit të tyre në qoftë se këto 20  milionë euro duhet t’ua mbajnë famijeve të papuna e le të themi ne që këto 20 milionë euro do t’i përdorim për të zhvilluar ekonominë që familjet e papuna të mos ngelen të papuna, por të ketë të paktën një famijar të punësuar. Le të debatojmë por jo kështu. Të zhdukësh, të gllabërosh 20 milionë euro ti, njërën ta bëj velierë e tjetrën ta djegësh në landfillin e Veliajt dhe s’shkojnë as për të djathtët as për të majtët ato para.”-tha Basha.

Ora 11:59
'Rrota e madhe do lëvizë mirë', Basha: SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni për 25 prillin! Po përpiqen që të mos përfundojë si '339' dhe '184'

 

Kreu i PD, Lulzim Basha tha nga Durrësi se të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi se edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar po bën përpjekjet që të mos përfundojë si dosja 339 dhe 184.

“Ata punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim. Jemi pro zhvillimit që vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë. Ajo që ndodh në Durrës afekton edhe kolegët tuaj. Na jepni variantet dhe studimet dhe qytetarët të vendosin.

Kjo është rruga për të ecur përpara. Ka 30 vjet që e shesin tallashin për ushqim. Njerëzit nuk hanë tallash por as nuk kanë pse të largohen. Është në dorën tonë të kërkojmë llogari. Të ballafaqohemi. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill.

Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha.

Ora 11:56
6 marsi, Kandidati i PD për Durrësin: Në fokus të programit kemi pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane

 

Kandidati i PD për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Luan Hoti, deklaroi se ka në fokus të programit të tij pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane.

"Lagjia 1 ku unë banoj, si mund të përfitojmë nga turizmi me një qytet të papastër. Pa bashkëbisedim, pa dëgjuar njëri-tjetrin, pa marrë vendime. Duhet të jemi të gjithë bashkë."-tha Hoti.

Ora 11:33
'I përfshirë në aferën e Portit të Durrësit', Basha i përgjigjet Berishës: Mashtrime! S'jemi kundër investimeve

Lulzim Basha iu përgjigj edhe akuzave të Berishës se kreu i PD me kryeministrin Edi Ram janë të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit. Basha, teksa i quajti këto akuza një gënjeshtër të pastër, tha se PD nuk është kundra investimeve, por kërkon transparencë dhe konsultime me të gjithë qytetarët.

"Politika ka humbur fytyrën njerëzore dhe ka uzurpuar institucionet, institucione e uzurpuara nga politika nuk mund t'i shërbejnë ekonomisë. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë.

Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë.

Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit por kërkon transparencë. Kjo punë s'bëhet duke sjellë një sheik."-tha Basha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 18/02/2022 17:40

    Sharlatan je ti po ditet po vin tik tok bashk me shpurren te ren nga vakti qe te vjen mbrapa

    Përgjigju
  • Loni: 18/02/2022 15:16

    Ca behet kshu, kokrra e mashtruesit! Ik se nuk te ndjek me njeri. Kthehu andej nga ke ardhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?