'Rrota e madhe do lëvizë mirë', Basha: SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni për 25 prillin! Po përpiqen që të mos përfundojë si '339' dhe '184'

18 Shkurt 2022, 11:59| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 13:01

  • Share

 

Kreu i PD, Lulzim Basha tha nga Durrësi se të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi se edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar po bën përpjekjet që të mos përfundojë si dosja 339 dhe 184.

“Ata punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim. Jemi pro zhvillimit që vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë. Ajo që ndodh në Durrës afekton edhe kolegët tuaj. Na jepni variantet dhe studimet dhe qytetarët të vendosin.

Kjo është rruga për të ecur përpara. Ka 30 vjet që e shesin tallashin për ushqim. Njerëzit nuk hanë tallash por as nuk kanë pse të largohen. Është në dorën tonë të kërkojmë llogari. Të ballafaqohemi. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill.

Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha përgjigjet ashpër: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra! Partia Demokratike po tejkalon të shkuarën


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?