Altin Joka: Ilaçi për diabetin, zemrën, tumoret gjendet tek fasulja / Sekrete për një gatim me vlera

10 Janar, 14:22| Përditesimi: 10 Janar, 16:02

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për fasulen dhe të mirat që kemi nga përdorimi i tyre.

”Sot konsumi i fasules është për arsye të kostos së ulët, jo sepse popullata i di të gjitha vlerat e saj” e nis kështu bisedën nutricionisti i njohur, duke shtuar se nëse do merrnim 16 suplemente të ndryshme, do të kushtonin shumë më shumë se 1 kg fasule, pasi fasulja ka 16 përbërës të shëndetshëm që ne mund t’i marrim veç e veç dhe është shumë natyrale.

Si pjesë e familjes së bishtajoreve, fasulja futet në një grup të gjerë që ka pothuajse të njëjtat vlera ushqyese, ndërsa departamenti i agrokulturës në SHBA thotë që janë rreth 4 mijë fasule si lloje, ku 70 lloje janë më shumë të përdorshme, ku ndahen në 5 grupe, nga të cilat ne i përdorim më shumë sot. Por cilat janë benefitet e përdorimi të fasuleve?

“Së pari, kanë një burim të lartë proteinash, duke iu afruar mishit, saktësisht 18-21 gram proteinash. Fasulet kanë 50-60 gram karbohidrate, nivele të larta të disa vitaminave antioksidante, ku nga 8-9 grupe vitamina B që ne kemi, 7 i ka fasulja dhe nuk ka vetëm vitaminën B-12. Folatin, vitaminën B-9 e kanë me 70 % përqendrim, e cila merr pjesë në formimin dhe forcimin e ADN-së, apo rigjenerimin qelizor të trupit, sikurse në antiplakjen e lëkurës” thekson Altini.

Fasulet kanë një nivel të lartë të magnezit që përthithet nga organizmi ynë shumë mirë, sikurse hekurin, nivelin e kalciumit apo kaliumin, ku të katër këto elementë gjenden në sasi të larta tek fasulja. Tek fasulja kemi gjithashtu bakrin, manganin, selenin, zinkun sikurse lektinat e fasules janë zbuluar që japin një efekt pozitiv në trajtimin e shumë problematikave në trupin tonë, duke trajtuar disa lloj kancerash, ku futen kanceri i mëlçisë, kanceri i mushkërisë, kanceri i gjirit apo problemet e kancerit të lëkurës, sikurse përdorimi i fasuleve rrit sistemin tonë imunitar, sikurse ndihmon në luftën kundër leuçemisë.

Kombinimi i disa ekstrakteve të fasuleve të kuqe dhe të zezë, balancon nivelin e hormoneve. Përdorimi i fasuleve ul kolesterolin e keq, parandalon sëmundjet e zemrës dhe isheminë, relakson muskujt dhe sidomos sistemin nervor duke ulur nivelin e depresionit dhe të ankthit, kontrollon obezitetin dhe menaxhon gliceminë apo mban në kontroll nivelin e diabetit. Shumë studime shkencore kanë dalë në përfundimin se falë fasuleve menaxhohet shumë mirë diabeti dhe glicemia. Por sa  shpesh duhen konsumuar fasulet gjatë javës? Mesatarisht rregulli është që duhet konsumuar një filxhan në ditë i bishtajoreve, si dhe rekomandohet të mos merret fasule e konservuar, por ajo në gjendje natyrale.

”Është gabim i lartë i hedhjes së sodës në fasule sepse prish kompleksin e vitaminave, mirë është të hidhet pak uthull” tha Altini, duke shtuar se fasulet duhet të zihen të paktën dy herë, sikurse shoqërohen me qepë apo salcën e domates, pa harruar qëndrimin në ujë paraprakisht për pastrimin e disa toksinave.  

”Lëngu i fasuleve ka vlera, por jo sa kokrra me fibra” shtoi Altini, sikurse tha se shoqërimi me pak mish bën përthithjen më të mirë të hekurit si dhe me oriz apo turshi arrijmë të marrim më shumë vlerat e jashtëzakonshme shëndetësore.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/01/2024 04:25

    Per diabetin nuk vlejne,babait tim te ndjere sa here qe hante fasule i ngrihej diabeti,se pjesa e brendshme e fasules eshte thjesht niseshte,qe transformohet ne karbs-sheqerna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?