Shëndeti

Altin Joka: Ja si të pastroni trupin tuaj pas ngrënies së tepërt gjatë fundvitit

8 Janar, 15:59| Përditesimi: 8 Janar, 16:05

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Reze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për detoksin e trupit që duhet të bëjnë njerëzit për të rikuperuar shëndetin e tyre, pasi kanë ngrënë shumë gjatë festave të fundvitit, duke e risjellë trupin në balancën normale.

“Së pari ngrënia e tepërt do të çojë në shtimin në peshë, por gjithashtu do të çojë në zgjerimin e stomakut, duke sjellë disa probleme të tjera” tha Altini në fillim të bisedës, duke theksuar më pas se me shtimin e sasisë së ushqimit, do të shtohet puna për organet e tjera.

”Stomakut do i duhet të prodhojë nivele të larta të acidit klorhidrik, për të përballuar sasinë e madhe të ushqimit” tha më pas ai. Si pasojë e kësaj gjendje, mund të rritet aritmia, shtohet djersitja, apo mund të kemi probleme me frymëmarrjen, apo me gjumin, pa harruar mbipeshën. Një tjetër problem që shkaktohet nga mbi ushqimi është dhe dëmtimi i metabolizmit të trupit, duke përmendur këtu që rreziku më i madh është konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme që dëmtojnë sistemin tretës.

”Efektet e para janë problemet me kapsllëkun, hemoroidet, apo me gjumin jo të rregullt” shtoi ai. Sipas Altinit një faktor tjetër është dhe konsumi pa tepri i sheqerit që shkakton probleme me sistemin kardio-vaskular, rritjen e nivelit të kolesterolit, pa harruar problemet në zorrë, problemet me depresionin, sklerozën apo alzhaimerin.

Por si mund t’i largojmë toksinat e tepërta nga organizmi? Së pari sipas Jokës, detokset që rekomandohen sot nuk kanë një bazë shkencore të qartë, por janë kryesisht një biznes i pastër.

”Detoksifikuesi më i madh është trupi ynë, duke e bërë këtë gjë në mënyrë perfekte” tha Altini, teksa shtoi se elementi numër një për detoksifikim është Agjerimi, që konsiderohet mjeku më i mirë pa ndërhyrje dhe kosto.

Por cilat janë disa elemente detoksifikimi, pra pastrimi të trupit tonë nga toksinat dhe mbingarkesat ushqimore? E para janë algat e detit, që detoksifikojnë tëmthin, mëlçinë si dhe sistemin endokrin. Shumë i mirë është dhe përdorimi i ujit të kokosit, aloevera, veçanërisht nëse konsumojmë në mëngjes një gotë ujë me xhel aloevera, sikurse një gotë ujë me erëza. Një tjetër detoks është lëngu i kastravecit, selino dhe greg fruti së bashku me pak ujë dhe kripë. Një tjetër element është hedhja e nenexhikut apo mentes në një gotë ujë, duke e lënë të qëndrojë 4-5 orë, duke shtuar dhe pak piper djegës. Element tjetër është shtrydhja e një ananasi së bashku me dy bishta selinoje, pak majdanoz dhe një limon që është një pastrues shumë i mirë. Element tjetër është zierja e perimeve dhe pirja e lëngut të tyre. Nuk duhen harruar çajrat, sidomos i lule radhiqes, ai jeshil, apo çaji shafranit. Në fund nutricionisti Altin Joka tha se më e rëndësishme nga të gjitha është mbajtja e një stili të shëndetshëm të jetesës. 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?