Altin Joka në një rrëfim ndryshe për librin e sapo botuar “Burgu i shëndetit”, familjen, historinë e sëmundjes së tij dhe pesë ushqimet që nuk i heq kurrë nga tryeza

20 Shtator 2023, 15:04| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 15:10

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti Altin Joka i cili promovoi për herë të parë në Shqipëri librin e sapo botuar “Burgu i Shëndetit”. Në fillim të intervistës nutricionisti i njohur foli për përshtypjen e parë që pati pasi erdhi në vendin tonë, pas 14 muajsh.”U emocionova pasi preva biletën, pasi mendoja shumë gjëra” e nis kështu rrëfimin Altini. Nga Tirana më mungojnë shumë gjëra, por më kryesorja është mamaja ime, motrat dhe kujtimet e jetës këtu” tha ai.

Më pas Altini u ndal tek libri “Burgu i Shëndetit”, një libër që i është dashur 7 vite për t’a përfunduar, një libër që ofron këshilla mbi mënyrën e të ushqyerit, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve…. për të dalë nga burgu I sëmundjeve…gjithashtu në ndihmë dhe qindra receta gatimi të shëndetshme!

”Në fillim libri kishte mbi 500 faqe, por falë këshillave të lexuesve dhe punës për t’a kthyer në një gjuhë të thjeshtë, u botua me 380 faqe” theksoi Altini, duke shtuar se këtu do të gjeni informacione për historinë shëndetësore, receta, vlera dhe përfitime për perimet, përdorimi i erëzave në kuzhinë, përdorimi i salcave, frutat, çajrat, farat apo përdorimin e antioksidantëve.

Nutricionisti që jeton në Suedi u ndal dhe tek historia e tij personale sesi vendosi që të hulumtonte për ushqimet. “Më parë kisha probleme me trupin tim, probleme me zemrën, me stomakun dhe alergjinë, por pasi provova mjekët më të mirë në Shqipëri  dhe harxhova shumë kohë me ilaçe, isha shumë i dëshpëruar pasi nuk po gjeja zgjidhje…më pas vendosa të studioja ushqimet dhe të kisha një dietë të kontrolluar” rrëfeu Altini në studio.

Fale leximeve, kërkimeve për të kuruar veten, ai arriti në pikën e sotme që publikon një libër për ushqimet që ne konsumojmë. I pyetur nga moderatorja se kush do të ishin pesë ushqimet që një njeri duhet të marrë gjatë gjithë jetës, ai tha: “Njerëzit duket të marrin çdo ditë, hudhrën, specin pikant, qepën, vajin e ullirit dhe mjaltin, pasi këto produkte janë depo ushqimore për organizmin”. Gjatë bisedës ai foli dhe për familjen e tij, bashkëshorten dhe tre vajzat dhe sigurisht për nënën. Në fund të bisedës nutricionisti u surprizua nga kjo e fundit në studio, me një hyrje surprizë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?