Altin Joka: Uji vret! Shtoni pak kripë në gotë, arsyet do ju befasojnë / Ja përse nuk duhet të konsumoni ujë të ftohtë

17 Korrik, 15:24| Përditesimi: 17 Korrik, 16:53

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte nutricionisti i njohur nga Suedia Altin Joka, i cili foli për rëndësinë e konsumimit të ujit dhe si mundemi të rimineralizojmë ujin e pijshëm. Sipas Altin Jokës, ekspert i mjekësisë holistike, duhet të përdoret pak kripa në ujin që ne konsumojmë çdo ditë.

”Uji ka një balancim të jashtëzakonshëm të të gjitha mineraleve që ne mund të marrim prej tij, por ka filluar të industrializohet, duke kaluar në industri, në përpunim dhe pastrim” tha Altini, duke shtuar se kështu humb mineralizimin.

”Në momentin që futet në trupin tonë, uji bën një udhëtim të gjatë në çdo organ dhe kur nuk ka mineralizimin e duhur, kemi humbje mineralesh në trup” shtoi ai, duke theksuar se për të bërë mineralizimin, në gotën e ujit duhet të shtojmë një majë kripë, në një gotë qelqi, jo gotë plastike dhe nëse ka një enë bakri, është akoma më mirë.

Uji i mineralizuar së pari do na shuaj etjen.”Kombinimi i rozmarinës, mentes dhe borzilokut me ujin është ideal” vijoi Altini, duke shtuar se jo vetëm që hidratohemi nëse përdorim pak kripë në ujë, por hidratohemi shëndetshëm. Uji është shumë jetik, sikurse 85% e frutave kanë në përbërjen e tyre ujin dhe ne marrim gjithashtu një sasi uji në ditë nga perimet. Uji nuk duhet të kalojë dozën e konsumit, pasi dhe sasia e tepërt e tij mund të krijojnë probleme në organizëm.

“Sasia e ujit ditore duhet të jetë mbi 2.5 deri në 3.7 litra ujë. Nëse një personi nuk i pihet ujë, së pari duhet të shohë sistemin endokrin, problemet me parazitët, problemet mykotike, problemet e anemisë ose disbalancimin elektrolit. Ndërsa, nëse një person ka shumë etje, atëherë shkak ka: diabetin, sistemin endokrin, apo probleme mineralizimi apo me mykun në gojë” u shpreh Joka.

Altini tha se duhet evituar dhe akulli, pasi së pari varet sa i pastër është uji i ngrirë dhe së dyti stomaku ynë nuk i suporton temperaturat e ulta. Në stinën e verës uji nuk duhet të qëndrojë për kohë të gjatë në shishe plastike, pasi mikroplastika shpërbëhet dhe dëmton cilësinë e ujit, duke u bërë jo i mirë. Duhet evituar që uji të kalojë nga një temperaturë e lartë në të ftohtë dhe e kundërta. Temperatura më e mirë për konsumin e ujit është 15 gradë. Kur ne konsumojmë ujë të ftohtë, e para që goditet është mëlçia

Ora 16:48
Cila është kripa më e shëndetshme në botë?/ Altin Joka: Njihuni me kripën jeshile çudibërëse që rregullon presionin e gjakut

Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, nutricionisti i njohur Altin Joka, foli për atë që sot njihet si kripa më e mirë në botë, kripa jeshile.

”Kripa jeshile vjen nga një bimë që rritet kryesisht në bregdet dhe në zona ujore dhe sot përdoret në botë nga shumë shefa kuzhine, pasi ka një nivel të lartë kripe, si dhe shijen umami” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kjo kripë dehidratohet në diell fillimisht, thahet e më pas bluhet.

”Ka pak shijen e spirulinës dhe aromës së detit, duke marrë dhe kriposjen e ushqimeve, si dhe duke shtuar vlerat ushqimore” shtoi ai. Kjo kripë në përbërjen e saj ka 8% natrium, 20 % minerale dhe 30 % fibra. Kjo kripë ka nivele të larta të vitaminës B3, Kalcium me shumicë, Jod, Kalium, Magnez me shumicë, vitaminë A dhe C.

Sipas Jokës, kjo lloj kripe është shumë e shëndetshme, pasi mineralet e saj e suportojnë nivelin e Natriumit dhe kjo kripë po të konsumohet dhe 8 gram dhe 10 gram në ditë është e shëndetshme dhe mund të kurojë dhe presionin e gjakut. Sipas Altinit, nëse njerëzit do të përdorinin herë pas herë këtë lloj kripe, do të mbanin në kontroll shumë probleme shëndetësore që mund të na shkaktohen nga prishja e balanceve trupore, gjë që na krijon problem në një moment të dytë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?