Amaneti i Navalnyt

16 Shkurt, 22:56| Përditesimi: 16 Shkurt, 22:59

  • Share

1708120655_alexeinavalny.GIF

Alexei Navalny

Duket se Alexei Navalny i ka paraprirë eleminimit të tij që në vitin 2022 duke lënë një mesazh të ndjerë për popullin rus.

Në filmin fitues të çmimit “Oscar”, “Navalny” ku protagonist ishte personalisht lideri opozitar, regjisori Daniel Roher pati pyetur Navalnyn për mesazhin që do dëshironte t’i jepte popullit rus në rast se ai vritej.

Lideri opozitar dha mesazhin e tij në rusisht në mënyrë që ta kuptojë i tërë populli rus.

“Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk jeni të lejuar të dorëzoheni”,- qe shprehur Navalny.

Regjisori Roher ka thënë se fuqia e këtij fjalimi - të mbajtur në rusisht - ishte shumë domethënëse dhe simbolike.

“Nëse ata vendosin të më vrasin kjo do të thotë se jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi për t’u mos dorëzuar, të kujtojmë se jemi superfuqi, e cila po shtypet nga këta njerëz të këqij. Ne nuk e kuptojmë sa të fuqishëm jemi. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini duarkryq”,- pati thënë Navalny.


Lajmi kryesor:

Kundërshtari më i madh i Putin vdes në burg! BE bën përgjegjës Presidentin rus, Moska akuza Perëndimit!


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?