Kundërshtari më i madh i Putin vdes në burg! BE bën përgjegjës Presidentin rus, Moska akuza Perëndimit!

16 Shkurt, 12:43| Përditesimi: 16 Shkurt, 22:58

  • Share

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg në Siberi, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve. Kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra penale që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u arrestua në vitin 2021.

Sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi Federal i Burgjeve, Navalny u ndje keq pas një shëtitje. Mediat e kontrolluara nga Rusia po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.

 "Më 16 shkurt të këtij viti, vdiq i burgosuri Navalny. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë nga institucioni dhe ekipi mjekësor i urgjencës. "U kryen të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar"" thuhet në deklaratë.

Bashkimi Europian bën përgjegjës regjimin rus, ndërsa Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, thotë se e vrau Kremlini. Zelensky komentoi vdekjen e disidentit duke thënë se "Navalny u vra" dhe "Putini do të duhet të përgjigjet për krimet e tij. “Putini vret gjithmonë”. 

Kremlini: 'Perëndimi ka përfundime të gatshme'

Pesidenti rus Vladimir Putin është informuar për vdekjen e Alexei Navalny në burg, konfirmon zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Pas reagimeve të ndërkombëtarëve që bëjnë përgjegjës regjimin rus zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova thotë se 'Perëndimi ka përfundime të gatshme'. Në një deklaratë në Telegram, ajo shkroi se rezultatet e analizës mjeko-ligjore të shkakut të vdekjes së Navalny nuk janë aktualisht të disponueshme.

Zëdhënësja e Navalny: 'Nuk kemi asnjë konfirmim'

"Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim. Avokati i Alexey aktualisht po udhëton për në Kharp. Sapo të kemi informacion, ne do ta raportojmë atë," shkroi në X zëdhënësja e Navalny, Kyra Yarmish.

TV shtetëror rus: 'Vdiq nga një mpiksje gjaku'

Alexey Navalny thuhet se vdiq nga një emboli, ose ndryshe mpiksje gjaku. Kështu shkruan televizioni shtetëror RT.

Kush ishte Navalny?

Alexei Navalny ishte kritiku më i madh i Putinit. Për më shumë se një dekadë, ai ekspozoi korrupsionin në zemër të pushtetit rus. Hulumtimet e tij kanë marrë dhjetëra miliona shikime në internet. Gjatë  viteve 2011-2012 Navalny ishte një prej organizatorëve të protestave që do të ishin kundër qeverisë së Putin. Një aktivist karizmatik, Navalny, krijoi një rrjet të zyrave rajonale të fushatës, pasi kishte planifikuar të kandidonte për president në vitin 2018. Në vitin 2020, ai u helmua në Siberi. Si pasojë e helmimit dhe u dërgua në Gjermani për kurim, arriti që të shpëtojë helmimit dhe në janar të 2021 ai u rikthye në Rusi, ku dhe u arestua dhe u dënua me 19 vite. 

Ndiqni lajmet në zhvillim....

Ora 22:56
Amaneti i Navalnyt

1708120655_alexeinavalny.GIF

Alexei Navalny

Duket se Alexei Navalny i ka paraprirë eleminimit të tij që në vitin 2022 duke lënë një mesazh të ndjerë për popullin rus.

Në filmin fitues të çmimit “Oscar”, “Navalny” ku protagonist ishte personalisht lideri opozitar, regjisori Daniel Roher pati pyetur Navalnyn për mesazhin që do dëshironte t’i jepte popullit rus në rast se ai vritej.

Lideri opozitar dha mesazhin e tij në rusisht në mënyrë që ta kuptojë i tërë populli rus.

“Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk jeni të lejuar të dorëzoheni”,- qe shprehur Navalny.

Regjisori Roher ka thënë se fuqia e këtij fjalimi - të mbajtur në rusisht - ishte shumë domethënëse dhe simbolike.

“Nëse ata vendosin të më vrasin kjo do të thotë se jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi për t’u mos dorëzuar, të kujtojmë se jemi superfuqi, e cila po shtypet nga këta njerëz të këqij. Ne nuk e kuptojmë sa të fuqishëm jemi. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini duarkryq”,- pati thënë Navalny.

Ora 20:27
Vdekja e Navalny/ Joe Biden: Putin përgjegjës për vdekjen e liderit të opozitës ruse! Do të marrim masa

1706808055_joebiden.jpg

Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden, si shumë lidera të tjerë, ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalnyi dhe paralajmëroi se mund të ketë pasoja.

"Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Nalvany ishte pasojë e diçkaje të bërë nga Putin dhe banditët e tij”, - tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha gjithashtu se mund të ndërmerren hapa shtesë për të ndëshkuar Rusinë pas vdekjes së Navalny, duke vlerësuar liderin e opozitës për qëndrimin guximtar ndaj korrupsionit dhe dhunës së qeverisë së Putinit.

 "Ne po shikojmë një numër të plotë opsionesh, kjo është gjithçka që do të them tani”,- shtoi ai.

Ora 18:25
Kryeparlamentari i Rusisë: Nga vdekja e Navalnyt kanë përfituar liderët e Perëndimit

1708104455_faveabeab.PNG

Vladimir Putin dhe Vyacheslav Volodin

Kreu i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, ka reaguar ditën e sotme për vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, duke thënë se nga kjo humbje ka fituar Perëndimi.

Udhëheqësit perëndimorë "të cilët kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre përfitojnë nga vdekja e tij",- tha Volodin, pa dhënë detaje, raportojnë mediat e huaja.

Ora 17:56
Polonia: Përgjegjës për trajtimin çnjerëzor dhe vdekjen e Navalnyt është presidenti Putin

1708102733_ebsesanhtsateh.PNG

Radoslaw Sikorski

Kryediplomati i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka fajësuar presidentin Vladimir Putin për vdekje e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, duke e quajtur presidentin rus “përgjegjës”.

"Ai u dënua për akuza të rreme, me prova të rreme. Ai u fut në burg, ku jetoi në kushte të tmerrshme. Vladimir Putin është përgjegjës për të gjitha këto," tha ministri i punëve të Jashtme të Polonisë, Sikorski.

Ora 17:43
Vdekja e Navalny/ Macron: Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje

1705493595_emmanuelmacron.PNG

Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse në dekadën e fundit, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në një burg në Siberi, ku po vuante dënimin me burg me masë 19 vite.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Macron shprehet se në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje.

“Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dërgohen në Gulag dhe dënohen me vdekje. Zemërim dhe indinjata.

I bëj homazhe kujtimit të Alexeï Navalny, përkushtimit, guximit të tij. Mendimet e mia shkojnë për familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus”,- shkruan Macron.

Ora 17:15
Reagon Yulia Navalnaya: Putini s’do të shpëtojë pa u ndëshkuar nëse konfirmohet vdekja e burrit tim

1708100188_nava.JPG

Foto: Yulia Navalnaya

Yulia Navalnaya ka reaguar për vdekjen e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny në burgun e Siberisë. Ajo ndodhej në Mynih teksa ka marrë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Navalnyt, i cili njihej edhe si rivali i Putinit.

Njëkohësisht në Mynih po mbahet edhe Konferenca e Sigurisë me pjesëmarrjen e shumë liderëve botërorë, që kanë dhënë mesazhet e tyre për vdekjen e liderit të opozitës ruse.

Edhe Yulia mbajti një fjalim në këtë Konferencë ku bëri thirrje që të ndalet ky “regjim i tmerrshëm” i Vladimir Putinit.

“Nuk e di nëse duhet të besojmë këtë lajm të tmerrsëhm që sapo dëgjuam”, tha ajo, duke shtuar se qeveria e presidentit rus Vladimir Putin gënjen në mënyrë të pandërprerë.

“Do të doja që Putin dhe i gjithë stafi i tij… të dijnë se do të ndëshkohen për çfarë ata kanë bërë në vendin tonë, me familjen time dhe burrin tim”, shtoi Yulia.

“Duhet ta luftojmë këtë regjim të tmerrshëm sot në Rusi. Vladimir Putin duhet personalisht të merret për të gjitha mizoritë e shkaktuara në vend vitet e fundit”, u shpreh ajo.

Ora 15:39
Zv.presidentja e SHBA, Kamala Harris: Vdekja e Navalnyt tregon brutalitetin e Putinit

Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris ka reaguar në lidhje me vdekjen e Alexei Navalnyt në burgun e Siberisë. Harris ka fajësuar Rusinë dhe Vladimir Putinin për këtë “lajm të tmerrshëm”. Ajo dha një deklaratë nga Mynihu teksa ndodhet në punimet e Konferencës së Sigurisë.

“Ne sapo morëm lajmin se Alexei Navalny ka vdekur në Rusi”, tha Harris. “Kjo është, sigurisht një lajm i tmerrshëm,  për të cilën po punojmë për konfirmimin”.

“Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një shenjë e mëtejshme e brutalitetit të Putinit. Çfarëdo historie që të tregojnë, le të jemi të qartë: Rusia është përgjegjëse”, u shpreh Harris.

“Do të kemi më shumë për të thënë për këtë më vonë”, shtoi zv.presidentja amerikane.

Ora 14:55
Blinken: Rusia përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Antony Blinken ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Nga Mynihu ku ndodhet për Konferencën e Sigurisë, Blinken u pyet dhe dha komentin e tij për këtë ngjarje tronditëse. Ai fajësoi regjimin e Putinit duke thënë se kjo vetëm tregon dobësinë e sistemit që presidenti rus ka ndërtuar.

“Më së pari, nëse këto raportime janë të vërteta, zemrat tanë janë me bashkëshorten dhe familjen e tij, tha Blinken në Mynih.

Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rusi dhe izolimi dhe frika ndaj një njeriu të vetëm shënjon dobësinë dhe kalbësinë e sistemit që Putin ka ndërtuar. Rusia është përgjegjëse për këtë.

Ne do të flasim edhe me vende të tjera lidhur me Alexei Navalny, veçanërisht nëse këto raportime qëllojnë të vërteta, tha Blinken.

Ora 14:21
Vdekja e Navalnyt, reagon Zelensky: Putin gjithmonë vret

1707066433_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky ka fajësuar Vladimir Putinin për vdekjen e Alexei Navalny. Nga Mynihu ku ndodhet për punimet e Konferencës së Sigurisë, Zelensky shkroi se Navalny u vra nga Putin.

Ai shton se presidentit rus nuk i intereson se kush vdes për sa kohë pozita e tij në krye është e sigurt.

“Natyrisht se ai u vra nga Putin. Si mijëra të tjerë që janë torturuar. Kjo tregon se përse Vladimir Putin duhet të humbasë gjithçka dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij” tha ndër të tjera Zelenskyi.

Navalny vuante dënimin në burg që prej vitit 2019 dhe i ka shpëtuar vdekjes disa herë, kur është tentuar të helmohet. Shkaku përfundimtar i vdekjes së tij ende nuk dihet, teksa gishti fajësues bie mbi Vladimir Putinin.

Ora 13:49
Zëdhënësja e Navalny: Nuk kemi asnjë konfirmim për vdekjen

Kira Yarmysh, zëdhënësja e Navalny, tha se nuk kanë ende ndonjë konfirmim për vdekjen e tij.

"Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim. Avokati i Navalny aktualisht po udhëton për në Kharp. Sapo të kemi informacion, ne do ta raportojmë atë," shkruan në X zëdhënësja e Navalny, Kyra Yarmish.

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Aleksei Navalny, Leonid Volkov, komentoi lajmin për vdekjen.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë propagandën shtetërore ruse, por nëse është e vërtetë, atëherë nuk mund të themi se ‘Navalny ka vdekur, por se ‘Putini e ka vrarë Navalnin’, por unë nuk u besoj aspak atyre”, tha ai.

Ora 13:26
Videoja e fundit në burgun famëkeq 'Ujku polar' e liderit të opozitës ruse Navalny

 

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny ka vdekur, ka thënë shërbimi i burgut.

Ai u pa për herë të fundit në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në Siberi.

Duke folur me gazetarët në video-telefonatë, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke bërë shaka se nuk kishte marrë ende ndonjë dhuratë për Krishtlindje, për shkak se ishte “shumë larg”.

Në dhjetor, ai u zhvendos në një burg, mijëra milje larg në veri-lindje të Moskës në Siberi.

Burgu IK-3, me nofkën "Ujku Polar", është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km (1,200 milje) në veri-lindje të Moskës. Është parë si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.

Navalny thotë se të burgosurit duhet të kenë të drejtën të kenë më shumë se një libër në qelitë e izolimit.

 

Ora 13:23
Reagimet për vdekjen Navalny, BE: Regjimi rus përgjegjësi i vetëm! Stoltenberg: Rusia të përgjigjet! Presidenti i Letonisë: E vrau Putin

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar për vdekjen e Alexei Navalny në burg. Michel shkruan se BE konsideron regjimin rus përgjegjës të vetëm për vdekjen e tij.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkruan Michel.

Franca bashkohet në ngushëllimet e saj pasi ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné thotë se Navalny "pagoi me jetën e tij" për "rezistencën e tij ndaj shtypjes ruse".

Vdekja e Navalny është "lajm i tmerrshëm" thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak , i cili shkruan se Navalny "demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij".

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se aktivisti "e pagoi guximin e tij me jetën e tij".

Ndërsa Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky i ka bërë thirrje botës që të "nderojë kujtimin" e një njeriu "të burgosur dhe të torturuar deri në vdekje për shkak të qëndrimit kundër Putinit".

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , thotë se është "i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia". Stoltenberg i bën thirrje Rusisë të japë përgjigje.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics shkruan se e vrau Kremlini. 

"Çfarëdo që mendoni për Navalny si një politikan, ai u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe është një gjë të dimë për natyrën e vërtetë të regjimit aktual rus.", shkroi presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics në X.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 17/02/2024 06:01

    Eshte njelloj sikur te vdes sala nga ballkoni duke shar ramen Pastaj do ngrihet gjith bota pro sales dhe do thote vdekje politike Pastaj cim peka me opinionista e tij do ngrej kushtrimin per revolucion

    Përgjigju
  • Iris: 17/02/2024 01:47

    Kam pare nje dokumentat shume interesant tek kanali i historise per LIIB dhe ngritjen e renien e nazisteve(mund t'a gjeni ne arkivin e ketij kanali).Gjate dokumentarit kur flisnin per /Anschluss-in/ e Gjermanise me Austrine ne 1938 bere nga Hitleri,po citohej nje vleresim bere nga nje figure e njohur e asaj kohe,(emri i te cilit nuk me kujtohet)ne lidhje me pasivitetin apo reagimin e austriakeve ne lidhje me kete ngjarje.Zoteria thoshte konkretisht se:/Gjermania po perdhunonte Austrine dhe dukej qe austriakeve po u pelqente ky perdhunim/! Jehonave e ketyre fjaleve eshte shume reale per c'ka po ndodh sot ne Rusi.Putini qe kur erdhi ne pushtet ne 99'e deri sot,u kthye nga nje burokrat ,ne autokrat ,ne diktator,ne pushtues;ka vrare ,perndjekur,ndaluar,burgosur e pushtuar majtas e djathtas,brenda e jashte vendit e megjithate asnje reagim masiv nga populli rus.Duke perseritur e pershtatur fjalet e atij zoterise,Putini po perdhunon ruset e ruseve po u pelqen te perdhunohen!

    Përgjigju
  • Turi: 16/02/2024 19:34

    Keto lloj vdekjesh jane normale ne te gjithe boten , keta qe bejne si te ndershem me krye plera jane . Kush nuk i bindet urdhrave te atyre qe kane fuqine do vdese ne nje menyre apo tjeter si Putin dhe vendet perendimore te njejten gje bejne pa asnje lloj ndryshimi

    Përgjigju
  • Alb: 16/02/2024 17:53

    Te njeten gja kan ba edhe politikajte shqiptare tash 34 vjete

    Përgjigju
  • goni: 16/02/2024 14:41

    e vrane te shkretin...putin do ndaloje vrasjet vetem kur te vdese....

    Përgjigju
    • Or tej: 16/02/2024 15:35

      Do te vazhdoje edhe ne ferr or teeeejjjjj

  • Arben: 16/02/2024 13:17

    Ka ardhur epoke e keqe per opozitat pothuaj kudo. Pushtetet kudo po luftojne opozitat me cdo mjet qe kane dhe shtetet po shkojne drejt monizmit! Edhe Blinken dje nuk dha shfaqe te mire duke injoruar cdo force opozitare ne Shqiperi. Te pakten Bashen te kishte takuar apo edhe Arlind Qorin ose Adriatik Lapajn. Ose Erion Bracen qe nganjehere ben ndonje kritike qeverise! Asnjerin nga keta nuk konstatoi! Vetem Ramen dhe Veline mbeshteti fuqishem!

    Përgjigju
    • fshati: 16/02/2024 18:10

      Me siguri ka pase frike me i takuar se keta te marin karriket e salles dhe te lene ne kembbe, pastal s'ja ka pase qejfi per ndonje tymuese.

    • Toni: 16/02/2024 16:09

      Per cfar ti takoj per karagjoslliqet e tyre ,Saliu esht si Putini vrau Remzi hoxhën, trebicken,e shum e shum te tjer i ka ber me krahun e djatht myftar lumneshin plehren e vet nuk ka dallim nga putana ruse Sali serbovici

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?