Kultura

Amantia ishte qytet në shek.III Para Lindjes së Krishtit! Arkeologët zbulojnë jo vetëm murin fortifikues por dhe gjimnazin, teatrin e stadiumin

1 Tetor, 16:21| Përditesimi: 1 Tetor, 16:59

  • Share

Për herë të parë, gjatë gërmimeve në parkun arkeologjik të Amantias në Vlorës është zbuluar muri rrethues i qytetit të poshtëm. Sipas arkeologut Krelidian Çipa, muri i përket shekullit të III para Krishtit, ndërsa nga gërmimet u evidentuan edhe gjurmë të shkatërrimit të tij në shekullin e VI pas Kristit.

“Ky është një element i rëndësishëm, që na jep informacion mbi organizimin urbanistik të qytetit ilir”, u shpreh ai. Veç zbulimit të murit rrethues, në Amantia po kryhen edhe ndërhyrje për restaurimin e strukturave të tjera”, tha Krelidian Cipa, arkeolog.

Ai thekson se “përpos murit aty mund të ketë një gjimnaz antik pranë stadiumit dhe një teatër por këto do të gërmohen dhe studiohen në ekspeditat e ardhshme”.

Ky mur nuk është thjesht një grumbull guresh por një dëshmi e organizimit urban dhe jetës së qytetit ilir që ka pasur rol të rëndësishëm ne zhvillimin politik e ekonomik.

“Gjatë periudhës helenistike dhe më pas romake njohu lulëzim të madh, falë zhvillimit urbanistik dhe institucioneve të saj publike”, shton ai.

Teatri, stadiumi, tempujt dhe varret monumentale të Amantias janë dëshmi të një qytetërimi që qëndronte në ndërthurje të kulturës vendase ilire me ndikimet helene e romake.  Krahas germimeve, specialistët e trashegimise po restaurojne varret monumentale, të cilat përbëjnë një pasuri unike e qytetit antik. Gjithashtu, janë kryer punime konservuese mbi monumente të tjera të evidentuara vitet e fundit, duke i dhënë parkut arkeologjik një dimension të ri muzeal dhe turistik.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?