Arritjen e marrëveshjes që do të rikthejë qetësinë në parlament e kanë përshëndetur edhe ndërkombëtarët. Ambasada e Italisë shkruan se përgjegjësia që kanë treguar palët politike për të kthyer Kuvendin në normalitet është në të mirë të vendit dhe shqiptarëve.
“Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret marrëveshjen e arritur nga Konferenca e Kryetarëve e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament. Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar”, thuhet në postim.
Një mesazh përshëndetës e pati edhe Ambasada e Gjermanisë, duke thënë se është një shenjë inkurajuese për rrugën drejt BE. Ambaasada shkruan se qytetarët presin që përballje politike të zhvillohen paqësisht dhe sipas rregullave. Vetëm kështu thotë ambasada gjermane, Kuvendi mund të përmbushë rolin e tij.
“Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat. Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët”, shkruan ambasada gjermane.
Lajmi kryesor:
DRAFTI/ Finalizohen negociatat PS-Rithemelimi, miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore për TIMS dhe PPP në Shëndetësi
SI.E./ReportTv.al