Politikë

Ambasada e SHBA në terren, sërish thirrje: Askush të mos shpallë fitore, derisa të jenë numëruar e konfirmuar të gjitha vota

26 Prill 2021, 18:22| Përditesimi: 26 Prill 2021, 21:20

  • Share

Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar.

“Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruan ambasada.

Edhe vetë Kim ndodhet në terren ku po ndjek procesin nga afër. Përmes një shënimi në Twitter, ambasadorja thotë se është e kënaqur që pa një bashkëpunim të mirë midis sporteleve dhe stafit, në mënyrë që edhe procesi i numërimit të vijonte me ritme më të shpejta. Po ashtu ambasadorja paralajmëroi se stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP”- shkruan Kim.


Lajmi kryesor:

Kim: Disa parti kanë shpallur fitoren, të presim se ç'thotë populli! Monitoron procesin e numërimit në Elbasan e Tiranë: Policia të garantojë sigurinë e numërimit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?