Politikë

Kim: Disa parti kanë shpallur fitoren, të presim se ç'thotë populli! Monitoron procesin e numërimit në Elbasan e Tiranë: Policia të garantojë sigurinë e numërimit

26 Prill 2021, 13:11| Përditesimi: 26 Prill 2021, 22:49

  • Share

Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë së bashku me ambasadoren Yuri Kim do të jenë mbrëmjen e sotme kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Pasi ka inspektuar qendrat e numërimit në Tiranë, ka shkuar edhe në Elbasan. Mësohet se diplomatja ka vizituar një qendër të numërimit të votave në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’ pqër të vijuar më pas dhe me të tjerat. Kim ka takuar komisionerë dhe numërues, të cilët i ka inkurajuar për të vijuar me përpikëri punën e tyre. 

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë ditës së sotme pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, tha se procesi duhet të vijojë pa ndërprerje, pasi qytetarët shqiptarë janë në pritje të rezultatit.

“Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa problem dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin. Zgjedhësit shqiptar e thanë fjalën e tyre, pavarësisht pandemisë, ka pasur një pjesëmarrje të lartë, kjo është një tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri. Më lejoni të them që e kam mirëpritur këtë proces pilot, votimit elektronik në Njësinë 10, e cila mund të implementohet më gjerë në të ardhmen. Prandaj ne po presim me qetësi, ashtu siç kanë bërë thirrje udhëheqësit politik në Shqipëri, përfshirë edhe Presidentin. Deri sa të numërohet vota e fundit të presim me qetësi dhe të mos dalim në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat në vend. Ndoshta sot vonë të ketë ndonjë deklaratë nga udhëheqësit e BE në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri. Roli i medias në këtë moment është shumë i rëndësishëm, vazhdoni të bëni këtë punë të mirë”, u shpreh Soreca.

Të njëjtën thirrje bëri edhe ambasadori britanik Duncan Norman, i cili nga Vlora tha se duhet lënë komisionerët e numërimit të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm.

"Jam në Vlorë dhe po marrë pjesë gjatë numërimit, dje ishim në Shqipërinë  qendrore për të parë se si shkonte procesi i numërimit dhe sot kam ardhur në jug për të parë si shkon procesi i numërimit. Jemi ende në proces zgjedhore dhe numërimi po vijon, dhe nuk mund të bëjë dot komente se si mund të flas se si e  gjykoj procesin e  votimit. Mendoj se e rëndësishme që të lejojmë komisionerët që të bëjnë punë  e tyre në mënyrë profesionale, kur të mbarojë do të kemi mundësi të flasim në lidhej se si ishte procesi. Më pas do të shkojnë një qytet tjetër se si shkon procesi i numërimit", tha Norman.

Mesazhe të tilla kanë qenë të përsëritura disa herë edhe nga ambasadorja Kim.

Ora 22:37
Pas vizitës në Elbasan, reagon Yuri Kim: Faleminderit numëruesve që kanë punuar kaq shumë

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte pasditen e sotme në Elbasan për të parë nga afër procesin e numërimit të votave në këtë qytet. Pas vizitës në këtë qytet diplomatja amerikane ka falenderuar numëruesit për punën e tyre të palodhur.

'U ktheva në Tiranë pas vizitës në qendrat e numërimit, 47, 49 dhe 50 në Elbasan tek Pallati i Sportit 'Tomor Sinani'. Faleminderit numëruesve që keni punuar kaq shumë. Qytetarët po mbështeten te policia për të garantuar sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vazhdon. Vizita ime e dytë në 2 ditë - e lumtur që kthehem sipas nevojës.'- tha Kim.

 

Ora 21:37
Pas inspektimit në Tiranë, Kim monitoron procesin e numërimit të votave në Elbasan

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas inspektimit në terren të qendrave të numërimit në Tiranë, ka shkuar në Elbasan. Mësohet se diplomatja amerikane ka vizituar një qendër të numërimit të votave në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’. Kim ka takuar komisionerë dhe numërues, ku i ka inkurajuar për të vijuar me përpikëri punën e tyre. Ashtu sikurse kishte thënë edhe më parë ajo do të jetë vazhdimisht në terren për të parë më nga afër procesin.

Ora 18:22
Ambasada e SHBA në terren, sërish thirrje: Askush të mos shpallë fitore, derisa të jenë numëruar e konfirmuar të gjitha vota

Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar.

“Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruan ambasada.

Edhe vetë Kim ndodhet në terren ku po ndjek procesin nga afër. Përmes një shënimi në Twitter, ambasadorja thotë se është e kënaqur që pa një bashkëpunim të mirë midis sporteleve dhe stafit, në mënyrë që edhe procesi i numërimit të vijonte me ritme më të shpejta. Po ashtu ambasadorja paralajmëroi se stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP”- shkruan Kim.

Ora 15:00
Yuri Kim monitoron procesin e numërimit në Tiranë: Disa parti kanë shpallur fitoren, por duhet të presim se çfarë thotë populli (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim e shoqëruar nga ambasadorja e Suedisë dhe ambasadori spanjoll gjatë monitorimit të procesit të numërimit në Tiranë, ka bërë thirrje liderëve të partive politike të tregojnë durim dhe qetësi deri sa rezultati të dalë me përfundimin e procesit të numërimit.  Kim tha se disa kanë shpallur fitoren nga emocionet e momentit, por duhet të tregohen të duruar. Ajo u bëri thirrje komisionerëve që të vijojnë procesin e votimit dhe  se disa mosjatime të zgjidhen me transparencë.

Folën për atë që kishte ndodhur dhe disa mospajtime që mund të ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është më e rëndësishme të ketë një proces racional dhe transparent për zgjidhjen e këtyre çështje. Nënvizoj që e gjithë bota është i ka sytë nga Shqipëria në këtë moment. Të gjithë janë duke parë dhe pritur që t'ja dilnin mbarë dhe të keni sukses. Numëruesit po punojmë fort dhe duhet të vijojnë ta bëjnë pa u lodhur dhe ta vazhdojnë punën. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritete e tyre janë duke bërë punë e tyre , dhe tani detyra e kandidatëve dhe liderëve politikë është të rrinë në qetë dhe të kenë durim për të pritur rezultatin. Nga emocionet e momentit disa kanë shpallur fitoren edhe pse nuk kemi mbërritur ende aty deri sa të dalë rezultati përfundimtar .Të ruajmë qetësinë dhe të presim rezultatin", tha Kim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?