Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni ka pwrcjellë paralajmërimet e autoriteteve japoneze, për mundësinë e një cunami në prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.
“Një tërmet i fuqishëm godet prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikaëa.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe njoftoni ambasadën në lidhje me situatën tuaj.
Ne qëndrojmë në vëzhgim”,- thuhet në njoftimn.
Lajmi kryesor:
Japoni, tërmet me magnitudë 7.6 ballë! Katër viktima, qindra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja! Nuk ka rrezik për cunami
K.M/ReportTv.al