Një seri lëkundjesh sizmike kanë goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Lëkundja më e lartë 7.6 e shkallës rihter, ka qenë ajo e orës 08:10 minuta me orën tonë.
Katër persona janë gjetur të vdekur nën rrënojat e shtëpive të shembura, ndërsa qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Raportohet se ka persona të tjerë të bllokuar por nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur.
Autoritetet fillimisht lëshuan paralajmërime për cunami por dy orë më pas agjencia amerikane është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm. Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë “dridhjen” që pësuan ndërtesat për shkak të tërmetit tepër të fortë. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar edhe çarje në disa rrugë. Ky është paralajmërimi më i rëndësishëm që nga tragjedia e 11 marsit 2011 të cunamit që shkatërroi Sumatrën dhe ishujt e tjerë të Paqësorit, duke shkaktuar qindra mijëra viktima. Thirrje për evaukim nga zonat bregdetare është bërë dhe në Korenë e Jugut e Rusi, në ishullin fqinj me Japoninë.
Ndërkohë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.
Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë pas tërmeteve të forta që goditën vendin.
“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë.
“Si aleatë të ngushtë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësie që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez gjatë kësaj kohe të vështirë."
Pamje tronditëse janë publikuar në rrjete sociale nga tërmeti që goditi Japoninë perëndimore të hënën. Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.
If you stand with the people of Japan , during this tough time in which they are experiencing a Tsunami and earthquake ; U wont pass without liking this tweet ❤
— Ramsa Chaudhary (@Ramkishor_jaat_) January 1, 2024
May God protect the children mothers & people of Japan from the Tsunami ????#Japan #earthquake #Japan pic.twitter.com/PPNXj5iy9i
1 January 2024 ????????Aftermath footage after a massive 7.6 Magnitude #Earthquake hit 36 Km North East of Anamizu, #Japan at 04:10 local time#Japanearthquake #Tsunami #Sismo #NewYear #NewYear2024 #Niigata #Japannews #Ishikawa #Shinkansen #Honshu #Noto pic.twitter.com/1VJsmMVNuB
— Sheila17 (@sheila17_xo) January 1, 2024
#BREAKING : Houses #destroyed after 7.6 magnitude earthquake hits Ishikawa Prefecture in Japan#Japan #Earthquake #Tsunami #warning #Sismo #aftershock #Ishikawa #evacuation #WAVES pic.twitter.com/ttcvhbUnJR
— mishikasingh (@mishika_singh) January 1, 2024
Është raportuar për një viktimë pas shembjes së ndërtesës si pasojë e tërmetit që goditi Japoninë, raporton sky news.
Japoni
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit, me qendër në Hawaii është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm.
Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.
Sidoqoftë autoritetet japoneze kanë lënë ende në fuqi paralajmërimet e tyre për rrezikun e një cunami, si dhe përsërisin thirrjen për evakuime sa më të shpejta.
Gjashtë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti 7.6 i shkallës Rihter goditi zonën.
Këtë e raporton The Guardian, duke saktësuar se nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur.
Në qytetin bregdetar Wajima, në Ishikava, të paktën gjashtë shtëpi u shkatërruan nga zjarret, menjëherë pas tërmetit por nuk pati raportime për të vdekur apo të lënduar. Mediat vendase kanë publikuar dhe pamje ajrore nga flakët që kanë përfshirë zonën.
Foto: Shtëpitë në flakë në qytetin bregdetar Wajima
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Japoninë ditën e sotme është më i madhi i regjistruar në Gadishullin Noto, në prefekturën Ishikawa që nga viti 1885, thotë Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Tashmë në rrjetin social X kanë nisur të publikohen pamjet e para të tërmetit. Japonia ka lëshuar paralajmërim për cunami dhe u ka thënë qytetarëve që të evakuohen nga zonat bregdetare.
Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikava dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në perëndim, përkatësisht në ishullin kryesor Hunshu.
HAPPENING NOW: First visuals of HUGE wave hitting Suzu City in Japan#Earthquake #Japan #tsunami pic.twitter.com/1KH8D5yCTw
— JAMES - ONTHERIGHT (@Jim_OnTheRight) January 1, 2024
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni ka pwrcjellë paralajmërimet e autoriteteve japoneze, për mundësinë e një cunami në prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.
“Një tërmet i fuqishëm godet prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikaëa.
Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe njoftoni ambasadën në lidhje me situatën tuaj.
Ne qëndrojmë në vëzhgim”,- thuhet në njoftimn.
Edhe në Korenë e Jugut, në zonën e Gangwon u urdhërua evakuimi i banorëve nga zonat bregdetare nga frika e një cunami të shkaktuar nga tërmeti 7.5 gradë.
Ndërsa nëpër rrjetet sociale ka nisur shpërndarja e imazheve që tregojnë dëmet e para nga tërmeti. Çarje të mëdha të rrugëve apo dëmtime të tjerë.
Japoni, 1 janar 2024
Parashikimi për cunami në Japoni, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi vendin këtë 1 janar, ka sjellë frikë edhe tek vendet fqinje me të.
Rusia ka marrë seriozisht paralajmërimet e autoriteteve japoneze dhe u ka bërë thirrje për evakuim banorëve të ishullit rus Sakhalin, në qytetin e Vladivostok dhe në Nakhodka aty pranë, në Oqeanin Paqësor verior.
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Tokio- rreth 500 km larg – dhe në të gjithë rajonin Kanto, raportojnë mediat lokale.
Paralajmërimet për cunami janë lëshuar gjithashtu në prefekturat Niigata, Toyama, Yamagata, Fukui, Hyogo si dhe përgjatë bregdetit të Detit të Japonisë.
Ndërkohë mediat kanë publikuar dhe një foto ku duket si është çarë asfalti në prefekturën e Ishikawa.
Një shtëpi e shembur pas tërmetit në Wajima, Japoni, më 1 janar 2024
Më shumë se 32,500 shtëpi në prefekturën Ishikaëa të Japonisë janë pa energji elektrike tërmetit të fuqishëm që gofiti vendin këtë fillim viti.
Po ashtu, autoritetet japozneze po bëjën thirrje për evakuim nga zona duke paralajmëruar.
Japonia ka lëshuar një paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë që goditi rajonin qendror.
Pamjet nga transmetuesi japonez NHK tregojnë momentin kur tërmeti tronditi vijën bregdetare në prefekturën Ishikawa.