Ambasada ruse në Itali është shprehur se janë kapur raketa antitank ‘Milan’ të përdorura nga ukrainasit. Kështu shkruajnë vetë përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës rusë në Romë. Ata shprehen se raketat të cilët janë prodhim italian ndodhedhin në rajonin e Donetskut, i cili është shpallur Republikë Popullore e Donetskut, gjë të cilën Ukraina nuk e pranon.
Ambasadasa ruse në Itali ka ndarë me anë të një postimi në faqen e Tëittert lajmin e kapjes së raketave antitank “Milan”.
“Të paktën kjo armë është në duar të mira”, shkruan ambasada e Moskës, ndërkohë, sipas të dhënave të Europolit, shumë armë të NATO-s të furnizuara regjimit të Kievit përfundojnë në tregun e zi dhe i rishiten organizatave kriminale në Evropë
Në postin e ambasadës ka edhe foto me pamje të ushtarëve në aksion dhe disa detaje të raketave, me të dhëna për prodhim italian.
Lajmi kryesor:
Zelensky në Davos kërkon më shumë armatim nga Perëndimi! Kreu i Pentagonit në Berlin, mbledh 50 homologët në takim! Kievi: Hetimi për helikopterin përfshin të gjitha pistat
F.D/ReportTv.al