TIRANË- Shqipëria është shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ndërsa vlerëson punën që ka bërë vendi ynë me reformat. Në emisionin “Studio Live”, me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori Alberti thotë se Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, pasi ajo është zgjedhja e duhur.
Për ambasadorin Alberti, edhe Bashkimit Europian i intereson që të fusë në “familje” Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi edhe njëherë se Italia është krah vendit tonë në këtë rrugëtim.
“Shqipëria po vijon me shpejtësi në procesin e reformave, gjithashtu negociatat janë hapur dhe tashmë më shumë se kurrë Shqipëria ndodhet shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Besoj se kemi edhe përgjegjësi nga ana e BE, interes për të pasur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Është e rëndësishme që reformat të zhvillohen edhe në gjirin e vetë të BE, që kjo familje të jetë sa më mikpritëse. Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, jo se është e vetmja zgjedhje, por sepse është e duhura. Italia ka qenë një shoqërues si nga pikëpamja historike, por edhe besnikërisë. Italia ka treguar besnikëri edhe kur vendet e tjera nuk e kanë mbështetur Shqipërinë”, thekson Alberti.
Marrëdhëniet mes dy vendeve i konsideron strategjike, duke thënë se miqësia Itali-Shqipëri është e fortë.
“Politika italiane, ministri i Jashtëm italian, kryeministrja Meloni, por edhe Rama i kanë konsideruar strategjike marrëdhëniet mes dy vendeve. Miqësia është e fortë, e fuqishme, por duhet t’i shndërrojmë këto marrëdhënie në marrëdhënie strategjike, duhet të shndërrojmë idetë në projekte dhe projektet në rezultate”, theksoi Alberti në Report Tv.
Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, ambasadori shprehet se do të bashkëpunojnë ngushtë me Kuvendin dhe qeverinë e re.
“Një ambasador nuk bën komente sa i përket zgjedhjeve politike, në vendin ku është akredituar. I përmbahet zgjidhjeve të bëra nga populli. Do të punojmë ngushtësisht më parlamentin e ri, me qeverinë e re, por edhe shoqërinë civile. Do jemi në mbështetje të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria dhe që patjetër do të çojnë në anëtarësimin me të drejta të plota në BE”, tha Alberti.
Një rezultat të jashtëzakonshëm e quan ambasadori Italian, Marco Alberti marrëveshjen Itali-Shqipëri për pensionet, nga e cila përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë ekskluzive për Report Tv, teksa foli për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Itali tha se në Shqipëri duhet që të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane.
'Strategjia do të jetë vijimi i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të përthithim edhe interesin e shoqërive të mëdha italiane në Shqipëri. Nuk është e vërtetë që në një vend të vogël mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm shoqëri të vogla, është e nevojshme që të kemi praninë e shoqërive të mëdha si në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, këto duhet që të vlerësohen më tej dhe ne do ti mbështesim këto sektorë. Ne do të japim ndihmesën tonë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare që klima e biznesit në Shqipëri të jetë më tërheqëse. Ka edhe një proverb që thotë është më thjesht që të mbjellësh dhe të kultivosh në kopsht që të tërheqësh sa më shumë praninë e flutrave dhe ne këtë po bëjmë po punojmë sa më shumë tokën e kopshtit’, tha ai.
Një rezultat të jashtëzakonshëm e quan ambasadori Italian, Marco Alberti marrëveshjen Itali-Shqipëri për pensionet, nga e cila përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
“Një rezultat i jashtëzakonshëm, në pritje të cilit ishim prej vitesh. U përmbyll me sukses. Po flasim për rreth 500 mijë persona, pjesa më e madhe shqiptarë që kanë punuar në Itali. Jemi krenarë, sepse në me këtë marrëveshje patëm mundësi që t’u njohim atë që ata kanë dhënë për gjithë këto vete. Jam i bindur për energjitë që kanë ofruar shqiptarët në Itali, ka ardhur momenti që të arrijmë këtë sukses. Besoj se është një rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Alberti në Report Tv.
Komente
