Ambasadori britanik paralajmëron valë tjetër emigrantësh këtë verë: 35% e të rinjve në Kukës duan të shkojnë në Britani, shifra nuk më befason

8 Qershor 2023, 21:20| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 21:33

  • Share

 

Ambasadori britanik tha se sezoni veror parashikon një tjetër valë emigrantësh. Për sondazhin i kryer nga Sëiss Contact në disa familje në Kukës, King-Smith tha se rezultatet treguan se 39% e të anketuarve donin të largoheshin.

“Besoj se të gjithë e dinë se fatkeqësisht, gjatë muajve të verës moti e bën më të mundur udhëtimin me gomone. Kështu, të gjithë po parashikojnë një valë të dytë dhe ky nuk është më lajm. Të gjithë po e presin diçka të tillë. Pyetja më e rëndësishme për ne është sa e madhe do të jetë kjo valë.

Faktikisht, keni të drejtë, anketa është porositur nga Ambasada Britanike. Nuk kishte të bënte realisht me pyetjen nëse njerëzit do të shkojnë në MB apo jo. Synimi kishte të bënte me faktin që po investojmë shumë në veri, në rajonin e Kukësit dhe duke u shtrirë edhe në rajonin e Dibrës. Kjo anketë u bë në Qarkun Kukës, në 1.200 familje për të identifikuar aspiratat e njerëzve. Interesat e tyre. Dhe më pas për të hulumtuar çështjet e migracionit dhe nëse kanë plane të migrojnë. Dhe rezultatet treguan se 39% e të anketuarve ishin të sigurt se do të largoheshin. Dhe më shumë se gjysma e tyre synonte të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar. Tani, pa dyshim që një pjesë e punës sonë në veri synon të krijojë mundësi dhe alternativa që njerëzit dhe veçanërisht të rinjtë të mos mendojnë se largimi është alternativa e vetme, por ne nuk duam që njerëzit të mos kenë zgjedhje për të qëndruar, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe punën e tyre në këto rajone, por edhe të udhëtojnë, në mënyrë të ligjshme ama. Ky është aspekt shumë i rëndësishëm. Normalisht gjithçka duhet të bazohet në prova dhe në informacion që na ndihmojnë të përcaktojmë në mënyrë efikase ndërhyrjet tona”, tha King-Smith.  

Sipas ambasadorit, janë 35% që kishin në plan emigracionin dhe këtë nuk e kosnideron befasuese. Sipas tij, po bëjnë gjithcka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke i ofruar mundësi studimi e formimi.

“Janë faktikisht 35% e të rinjve të grupmoshës 14-29 vjeç që kishin plane konkrete migracioni, Pra janë 35%!  Dhe më shumë se gjysma e tyre synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Këto janë shifrat e dhëna nga anketimi në fjalë. Vetëm një anketë është ama. Nuk besoj se kjo është befasuese për mua. E dinim që njerëzit në këto zona kanë lidhje familjare në MB. Kam qenë në shkolla në Has dhe në zona të tjera. Kur kam folur me të rinjtë shumë prej tyre më kanë thënë se disa prej tyre e kanë vendosur se do ikin me patjetër. Të tjerë thonë që nuk duan të ikin, por që nuk kanë alternativa këtu. Takova disa të rinj në një nga shkollat e Krumës besoj, ku ata kishin ëndrra të ngjashme me të gjithë të rinjtë, por ata nuk mendonin se kishte mundësi aty ku jetonin për t'i realizuar ato. Dhe pastaj kanë lidhje familjare dhe njerëz që u thonë, po ti hajde këtu dhe edhe nëse nuk bën punën që do, të paktën punon këtu. Pra kemi këtë prirjen për t'i tërhequr njerëzit. Ne po mundohemi që të rinjtë të kenë zgjedhje këtu në Shqipëri dhe prandaj po investojmë tek aftësitë, që të ketë më shumë mundësi studimi, më shumë mundësi formimi. Kjo do të thotë që njerëzit mund të jenë konkurrues në treg, qoftë në Shqipëri apo në rajon më gjerë, apo edhe në vende të tjera. Pa dyshim pastaj, që puna rrit edhe biznesin. Rrit turizmin, rrit bujqësinë, shton mundësitë e tjera të zhvillimit ekonomik”, tha King-Smith.

 


Lajmi kryesor:

Emigrantët shqiptarë në Britani, ambasadori britanik: Të rinjtë të mos shkatërrojnë jetën e tyre prej reklamave në Tik Tok! Aplikoni për viza pune


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?