Emigrantët shqiptarë në Britani kanë qenë temë diskutimi prej muajsh për shkak se qeveria britanike ka ngritur alarmin për vrullin e të huajve që mbërrijnë përmes gomoneve dhe kërkojnë azil.
Për këtë foli edhe ambasadori britanik Alastair King Smith në një intervistë për ‘Real Story’ në Report Tv ku theksoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë kundër emigracionit ilegal po jep rezultate dhe apeloi se emigrimi i ligjshëm është rruga më e mirë. Sipas tij, nga janari në maj ka pasur 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar.
“Jam me të vërtetë i lumtur që marrëveshja e arritur në dhjetor ndërmjet dy kryeministrave dhe marrëveshjet vijuese që kemi arritur, na thonë realisht se jemi partnerë të fuqishëm. Kryeministri në Mbretërinë e Bashkuar vajti në Dover jo më larg se të hënën. Tek fliste për progresin e bërë, ai sinjalizoi se si marrëveshja me Shqipërinë i ka sjellë rezultatet e saj shpejt. Kështu, në gjashtë muaj jo vetëm që janë riatdhesuar më shumë shqiptarë në Shqipëri, më shumë se 1.800 syresh, siç theksoi Kryeministri, por po shohim dhjetëra qytetarë që kthehen në Shqipëri çdo javë. Kjo është e rëndësishme jo sepse duam që njerëzit të qëndrojnë këtu”, tha Alastair King-Smith.
Një thirrje e kishte për të rinjtë, të cilëve i kërkon që të aplikojnë për viza pune jo të paguajnë shifra 4000-5000 paund për trafikantët që bëjnë reklama në Tik Tok ku thonë se e bëjnë udhëtimin për në tokën britanike në mënyrë ilegale kundrejt kësaj shume që e reklamojnë si 'ofertë' kur në fakt zhyt në borxhe emigrantët. Me shpresën se do të gjejnë jetë më të mirë në Britani dhe do i shlyejnë paratë, ata i marrin borxh, por ambasadori britanik tha se nuk është zgjidhja e duhur.
Ambasadori u shpreh se Britania ofron viza pune që kushtojnë vetëm 300 euro në profesionet me përparësi ku kanëmangësi në tregun e punës. Për ata që duan të punojnë në Britani, mund të aplikojnë për në sektorin e ndërtimit, bujqësisë apo shëndetësisë.
"Vitin e shkuar, në 2022, 90% e aplikimeve për viza u pranuan. Përse të marrësh borxh 3000, 5000 Euro, kur faktikisht viza kushton vetëm 300 Euro. Më duket shumë e çuditshme", tha King-Smith.
Po ashtu, ambasadori tha se po punojnë që të rinjtë të gjejnë alternativa edhe në Shqipëri dhe zbuloi se do të zgjerojnë skemën e të bursave Chevening këtë vit.
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith thotë se kushdo që do të shkojë në Britani mund të aplikojë për vizë pune që kushton vetëm 300 euro dhe të punojnë në sektorë të ndryshëm.
“Një nga mesazhet e mia për njerëzit është se një vizë pune kushton vetëm 300 Euro, nëse doni të shkoni dhe punoni në shëndetësi, nëse doni të shkoni dhe të punoni në bujqësi.
Ndërsa tani kemi shtuar edhe sektorin e ndërtimit. Dhe e di se disa biznese shqiptare në sektorin e ndërtimit në MB më parë mendonin se nuk sillnin dot të afërm apo punëtorë nga Shqipëria për të punuar në bizneset e tyre. Tani mund ta bëjnë fare mirë përmes kësaj skeme. Pra i nxis njerëzit të shohin mundësitë e vizave dhe të aplikojnë. Përdorini këto mundësi punësimi, sepse në këtë kuadër ka vende pune”, tha King Smith.
Ambasadori britanik në Shqipëri, nga ekrani i Report Tv pati një thirrje për të gjithë të rinjtë që tentojnë ose e kanë në plan të emigrojnë drejt Britanisë dhe nxiten nga reklamat në rrjete sociale që e ofrojnë këtë me 4000-5000 paund. I vetëdijshëm se të rinjtë zhyten në borxhe vetëm që të paguajnë trafikantët e të shkelin në tokën britanike, i bën thirrje që të mos e shkatërrojnë jetën e tyre.
Ai i fton që të shohin mundësitë e vizave dhe të aplikojnë duke qenë se ofrojnë skema punësimi në sektorin e ndërtimit, në shëndetësi apo bujqësi.
“Shqetësohemi edhe për risqet që i kanosen të rinjve kur më pas tërhiqen në botën e drogës dhe krimit, kur tërhiqen në ekonominë gri ku edhe mund t’i shfrytëzojnë. E gjithë ideja është që ne duam që njerëzit të vijnë në mënyrë të ligjshme. Për këtë arsye kemi vënë në dispozicion edhe viza, veçanërisht për profesionet me përparësi ku kemi mangësi në tregun e punës. Dhe një nga mesazhet e mia për njerëzit është se një vizë pune kushton vetëm 300 Euro, nëse doni të shkoni dhe punoni në shëndetësi, nëse doni të shkoni dhe të punoni në bujqësi. Ndërsa tani kemi shtuar edhe sektorin e ndërtimit. Dhe e di se disa biznese shqiptare në sektorin e ndërtimit në MB më parë mendonin se nuk sillnin dot të afërm apo punëtorë nga Shqipëria për të punuar në bizneset e tyre. Tani mund ta bëjnë fare mirë përmes kësaj skeme. Pra i nxis njerëzit të shohin mundësitë e vizave dhe të aplikojnë. Përdorini këto mundësi punësimi, sepse në këtë kuadër ka vende pune. Por mendoni pak edhe si mund të keni sukses në Shqipëri, mos e lejoni veten të shfrytëzoheni nga reklamat e Tik-Tok-ut që thonë se në MB është fushë me lule dhe gjithçka është e lehtë. Duhet të bëni zgjedhje shumë realiste. Mos u bazoni vetëm tek mediat sociale.
Njerëzit mendojnë se nëse shkojnë në mënyrë të paligjshme do të gjejnë një punë fare lehtë. Nuk është kështu, mund të shkatërroni jetën tuaj. Herët a vonë do të kapeni dhe do përballeni me situata që tashmë i dimë. Njerëzit do të riatdhesohen shpejt, siç po shohim edhe tani. Njerëzit po kthehen dhe po pranojnë që kanë bërë gabim. Nuk mund të kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk shkojnë dot në Evropë për tre vjet dhe kanë shkatërruar jetën dhe janë zhytur në borxh. Përse të marrësh borxh 3000, 5000 Euro, kur faktikisht viza kushton vetëm 300 Euro. Më duket shumë e çuditshme”, tha King-Smith.
Ambasadori britanik tha se sezoni veror parashikon një tjetër valë emigrantësh. Për sondazhin i kryer nga Sëiss Contact në disa familje në Kukës, King-Smith tha se rezultatet treguan se 39% e të anketuarve donin të largoheshin.
“Besoj se të gjithë e dinë se fatkeqësisht, gjatë muajve të verës moti e bën më të mundur udhëtimin me gomone. Kështu, të gjithë po parashikojnë një valë të dytë dhe ky nuk është më lajm. Të gjithë po e presin diçka të tillë. Pyetja më e rëndësishme për ne është sa e madhe do të jetë kjo valë.
Faktikisht, keni të drejtë, anketa është porositur nga Ambasada Britanike. Nuk kishte të bënte realisht me pyetjen nëse njerëzit do të shkojnë në MB apo jo. Synimi kishte të bënte me faktin që po investojmë shumë në veri, në rajonin e Kukësit dhe duke u shtrirë edhe në rajonin e Dibrës. Kjo anketë u bë në Qarkun Kukës, në 1.200 familje për të identifikuar aspiratat e njerëzve. Interesat e tyre. Dhe më pas për të hulumtuar çështjet e migracionit dhe nëse kanë plane të migrojnë. Dhe rezultatet treguan se 39% e të anketuarve ishin të sigurt se do të largoheshin. Dhe më shumë se gjysma e tyre synonte të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar. Tani, pa dyshim që një pjesë e punës sonë në veri synon të krijojë mundësi dhe alternativa që njerëzit dhe veçanërisht të rinjtë të mos mendojnë se largimi është alternativa e vetme, por ne nuk duam që njerëzit të mos kenë zgjedhje për të qëndruar, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe punën e tyre në këto rajone, por edhe të udhëtojnë, në mënyrë të ligjshme ama. Ky është aspekt shumë i rëndësishëm. Normalisht gjithçka duhet të bazohet në prova dhe në informacion që na ndihmojnë të përcaktojmë në mënyrë efikase ndërhyrjet tona”, tha King-Smith.
Sipas ambasadorit, janë 35% që kishin në plan emigracionin dhe këtë nuk e kosnideron befasuese. Sipas tij, po bëjnë gjithcka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke i ofruar mundësi studimi e formimi.
“Janë faktikisht 35% e të rinjve të grupmoshës 14-29 vjeç që kishin plane konkrete migracioni, Pra janë 35%! Dhe më shumë se gjysma e tyre synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Këto janë shifrat e dhëna nga anketimi në fjalë. Vetëm një anketë është ama. Nuk besoj se kjo është befasuese për mua. E dinim që njerëzit në këto zona kanë lidhje familjare në MB. Kam qenë në shkolla në Has dhe në zona të tjera. Kur kam folur me të rinjtë shumë prej tyre më kanë thënë se disa prej tyre e kanë vendosur se do ikin me patjetër. Të tjerë thonë që nuk duan të ikin, por që nuk kanë alternativa këtu. Takova disa të rinj në një nga shkollat e Krumës besoj, ku ata kishin ëndrra të ngjashme me të gjithë të rinjtë, por ata nuk mendonin se kishte mundësi aty ku jetonin për t'i realizuar ato. Dhe pastaj kanë lidhje familjare dhe njerëz që u thonë, po ti hajde këtu dhe edhe nëse nuk bën punën që do, të paktën punon këtu. Pra kemi këtë prirjen për t'i tërhequr njerëzit. Ne po mundohemi që të rinjtë të kenë zgjedhje këtu në Shqipëri dhe prandaj po investojmë tek aftësitë, që të ketë më shumë mundësi studimi, më shumë mundësi formimi. Kjo do të thotë që njerëzit mund të jenë konkurrues në treg, qoftë në Shqipëri apo në rajon më gjerë, apo edhe në vende të tjera. Pa dyshim pastaj, që puna rrit edhe biznesin. Rrit turizmin, rrit bujqësinë, shton mundësitë e tjera të zhvillimit ekonomik”, tha King-Smith.
Ne at vend te bekuar qe quhet Angli e qe baza e ekzistences e suksesit te shtetit anglez eshte respektimi i ligjeve te shtetit e natyrisht zbatimi me perpikmeri i tyre. Si mundet nje i paditur,i pashkolluar e pa profesion e me shkelje totale te ligjeve te emigracionit te punsohet konform ligjeve shtetit ??????? Se paku nuk ka asnje mundesi te punsohet,me perjashtim te rasteve qe punsohet nga kartelet drogiste shqiptare apo jo shqiptare ne shperndarjen e droges.Fundi : i padiskutushem arrestimi e burgosja tyre. E vetmja mendyre qe te frenoj emigrimin jo ligjor ne Angli eshte denimi me mbi 10 vite burg,sekuestrim te pasurive nga puna joligjore e tij ne Angli natyrisht konfiskim i pasurive te familjeve te tyre ne Shqiperi qe nuk justifikojne pasurin e tyre. Derri don plumbin ballit,thojne merditoret
PërgjigjuMos shkoni ne ate vend te ndyre qe po i bejne Shqiptaret objekt kryesor i renies se ekonomise se tyre te leshit dhe pse i katandisi Rusia si mos me keq britaniket dhe priteni ku e kane fundin legenat
PërgjigjuMire thua ti me vize pune,po c'e do se per mjekesi nuk ja shkrepim,kurse per ndertim e bujqesi,nuk punojme ketu se na pelqen kafeneja e klubi e do te punojme ne GB!.Joo,ne duam shtepi bari,te marrim makina te shtrenjta e te shpejta sportive,puro,vajza Misse e topmodele e tufa parash brenda nje muaji, qe t'i reklamojme ne rrjetet sociale e zinxhire floriri te trashe ne qafe sa per t'ja vene lopes e shampanje /Crystal/! Jemi /cuna Londre/nga Ballkani ne,jo angleze,more vesh z.ambasador? -Mora!-thuaj.
PërgjigjuPo po, ishte patjeter marrveshja e zgjuar dhe e mencur e sunalit dhe nuk ishte aspak nr. i vogel i shqiptareve. Mendim i sakte shume Z. ambasador!
Përgjigju