Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, deklaroi se pret "një tjetër valë" refugjatësh ukrainas "në javët e ardhshme", pasi temperaturat e ulëta po godasin vendin.
Në një progam ai deklaroi: "Putini vazhdon të terrorizojë popullatën civile dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë, sepse këto sulme në infrastrukturën energjetike nënkuptojnë se shumë njerëz në temperatura të ulëta mund të detyrohen të largohen nga Ukraina. Pra, ne presim një valë tjetër refugjatësh në javët e ardhshme".
Qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani që nga fillimi i luftës.
Përsa i përket diplomacisë, ai tha se Gjermania nuk sheh një ndryshim thelbësor në pozicionin rus dhe se ai "nuk është ende optimist" për negociatat midis Moskës dhe Kievit.
Ai gjithashtu tha se ata nuk shikojnë një ndryshim thelbësor në pozicionin rus.
"Ne nuk shohim një ndryshim thelbësor në pozicionin rus. Jo, ne nuk shohim për një të ardhme të parashikueshme një gatishmëri për t'u përfshirë në një zgjidhje diplomatike në bisedë”, tha Berger.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Diplomatja Amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes! Gjermania mirëpret një tjetër 'valë' refugjatësh! Rusia sulmon lindjen dhe jugun e Ukrainës
S.S/ReportTv.al