Ambasadori Hoxha për Report Tv: Shqipëria hapi dyert e BE, besimplotë se brenda vitit çelim negociatat për disa kapituj të tjerë

16 Tetor, 13:22| Përditesimi: 16 Tetor, 14:28

  • Share

Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha flet për Report Tv për momentin historik të çeljes së negociatave për grup-kapitullin e parë. Tashmë marrëdhëniet Shqipëri-BE nuk do të jenë më njësoj, shprehet ambasadori Hoxha.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ambasadori Hoxha thotë se Shqipëria ka hapur dyert e BE dhe ky është një rrugëtim i pandalshëm për integrimin në union.

“Që nga dje e tutje kemi hyrë në një proces tjetër, s’do jetë njësoj marrëdhënia me BE, jo vetëm financime, por kanalizim më të mirë, formal, të pandalshëm të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Asgjë që ka qenë më parë në nivelin politik, nuk është e krahasueshme me atë që ka ndodhur dje. Ne dje kemi hapur dyert e Europës”, tha ambasadori Hoxha për Report Tv.

Ai shprehet besimplotë se brenda këtij viti Shqipëria mund të mbajë një tjetër konferencë ndërqeveritare me BE për hapjen e disa kapitujve të tjerë.

“Ne kemi një plan pune të detajuar nga kryenociatorja dhe ekipi i saj. Këtë plan pune ne duhet ta bashkërendojmë me Komisionin Europian. Unë jam besimplotë që ne do kemi të patën edhe një konferencë tjetër para fundit të vitit ku edhe mund të hapim disa kapituj të tjerë të një grupi tjetër”, tha Hoxha për Report Tv.

Ambasadori thekson se tashmë do të nisë puna në nivel teknik për ecurinë e grupkapitullit të parë edhe me asistencën dhe monitorimin e Komisionit Europian.

“Është shtrirë në elementë teknikë, hapja e këtij grupkapitulli kushtëzon ecurinë për kapitujt e tjerë, jo për hapjen, por për mbylljen tyre kur të vijë koha. Kapitulli 23 dhe 24 kanë rëndë të veçantë, se do bëhet vlerësim i ndemjetëm dhe në bazë të ecurisë do vendoset për mbylljen e kapitujve të tjerë.

Kemi një plan pune nga ky moment e tutje. Pozicioni i negocimit i miratuar nga 27 vendet e BE dhe një pozicion negocimi i paraqitur nga pala shqiptare. Mbi këto bazë dokumentesh lindin detyrimet, pala tjetër s’do jetë pasive, do jetë angazhuar me ne për të punuar. Ky është thelbi i negocimit do punojmë me ekspertë teknikë, ekipe vlerësimi, duke raportuar në Bruksel. Në një proces periodik krahasojmë atë që kemi bërë me atë që kemi premtuar dhe vlerësohet nëse i kemi realizuar për të ecur më tej”, u shpreh ambasadori.

Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.

Grup kapitulli i parë për të cilët Shqipëria hapi negociatat 
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 16/10/2024 14:23

    Respekte per top Ambasadorin Hoxha! Atdhetar si dhe profesioniast ekselent.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?