Kryeministri Edi Rama

Çelja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Krenari, i bindur se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në Bruksel

16 Tetor, 08:16| Përditesimi: 16 Tetor, 11:11

  • Share

Një ditë pasi Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë për negociatat me B, me konferencën ndërqeveritare të Luksemburgut, kryeministri Edi Rama e ka kujtuar me një postim aspak të zakontë.

Ai e ka nisur ditën e 16 tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”.

Ai shprehu bindjen se në fund, “Shqipëria 2030 do e ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Brukselit në BE”.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama. 

Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.

Kryeministri Edi Rama gjatë çeljes së grup-kapitujve në Luksemburg

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 16/10/2024 19:50

    Shqipëria pa shqiptarë në EU. Tjetër gabim historik njësoj si coptimi i shqiptarëve në disa troje.

    Përgjigju
  • Turi: 16/10/2024 19:07

    Un të them tye, ma fute. I çove Shqiptart para meje në eropë. Mosbindje civile, me mue doktor Rrumpalla në krye.

    Përgjigju
  • Pukjani: 16/10/2024 12:39

    Je shume puntor dhe shume i zgjuar zoti Rama jam i bindur qe Von Der Leyen te ka ne konsiderate te larte pa dyshim

    Përgjigju
  • Noli: 16/10/2024 08:52

    Europa nuk eshte puthje fasadash...rrugetimi i vertete eshte gje tjeter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?