Luksemburg- Shqipëria shënon sot (15 tetor 2025) një moment historik në Procesin e Integrimit Europian. Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - BE e mbledhur sot në Luksemburg, çeli negociatat për grup kapitullin e parë me Shqipërinë që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike.
Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, thirri Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakortësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë që ka të bëjë me të drejtat themelore.
Nga sot rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kalon në fazën e tij praktike.
Po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot. Zhargoni duket shumë Teknik por kjo nënkupton që është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmëdo të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së. Kjo është ajo çfarë po ndodh sot ' tha komisioneri për zgjerimin, Varhelyi në konferencë për median,
E kryeministri Rama bëri një premtim.
'Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda 2030' tha kryeministri Edi Rama në një prononcim ekskluziv për gazetaren tonë të Report Tv Monada Mehmetaj mëngjesin e sotëm sapo mbërriti në Qendrën Europiane të Konventave ku u mbajt dhe Konferenca ndërqeveritare.
Takimi nisi në orën 08:00 dhe u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 ishte një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së mbajtën një konferencë për median ku theksuan domosdoshmërinë për zgjerimin e BE-së dhe kthimin e besimit tek ky proces.
Nisja e negociatave për anëtarësim në BE do të thotë një proces i cili shoqërohet me transformimin politik, ekonomik dhe social të vendit. Sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit hapen të parat, pasi për to kërkohet me shumë kohë për t'i përmbushur kriteret.
Por ministri i jashtëm hungarez është optimist dhe madje është gati të mbledhë dhe një tjetër konferencë ndërqeveritare brenda vitit
"Siç e thashë në fillim, kur vjen fjala për agjendën e presidencës, çështjen e përshpejtimit të zgjerimet të Ballkanit Perëndimor e kemi vënë ne krye të saj dhe kemi disa plane mjaft konkrete. Njëri prej tyre u realizua sot. Ishte një plan dhe objektiv shumë i qartë i yni për të nisur negociatat e mirëfillta me Shqipërinë. Kështu që mund ta shënjojmë këtë kutizë. Pjesërisht sepse besoj që nëqoftëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të duhur atëherë përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6, që ka të bëjë më marrëdhëniet me jashtë dhe është e qartë që praktikisht, pragmatikisht po ta shohësh këtë çështje Shqipëria është gati, ndaj shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të Shqipërisë do të bëhen këtu në Bruksel dhe pastaj do të mund të ulemi për një tjetër konferencë ndërqeveritare përpara mbylljes së mandatit të kësaj presidence' tha Péter Szijjártó.
Për kryeministrin Rama ato që 5 vjet më parë dukeshin të pamundura tani janë realitet. Është i vetëdijshëm se rruga nuk do të jetë e lehtë
" Mënyra se si e kemi pritur ne, me shumë inkurajim sepse 5 vjet më parë, këto gjëra dukeshin të pamundura, ndërsa sot janë realitet.
Tri herë, tri herë njëra pas tjetrës u poshtëruam. Ishim gati. Komisioni tha që ishim gati dhe pastaj dinamikat, siç e përmendi Peter, brenda dyerve, pas dyerve të mbyllura, ishin të tilla që tri herë ne u poshtëruam, por ajo çfarë s’të vret, të bën më të fortë e ka thënë një filozof gjerman dhe kështu që ne kemi dalë më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu.
E dimë që rruga përpara është e gjatë, nuk kemi iluzione dhe e dimë që zakonet e vjetra nuk ikin kollaj, kështu që gjërat, rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa, por për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka vend tjetër, nuk ka të ardhme tjetër dhe diçka që të gjithë duhet ta kuptojnë. Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush" tha Rama.
Çfarë hapash do të ndërmerren për ta përfunduar këtë proces përpara 2030?
Kryeministri Rama e ka një plan
"Është synimi ynë ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit Europian si shtet anëtar dhe kjo sigurisht është shumë ambicioze. Do të kërkojë një volum të jashtëzakonshëm pune. Kemi punuar shumë pranë me Komisionin dhe kemi hartuar së bashku një udhërrëfyes, edhe njëherë, mjaft ambicioz. Kemi një plan dhe po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar të arrijmë këtë gjë dhe kur them të na ndihmojnë, kjo është dykahëshe, jo vetëm politikisht, ku për fat të mirë kemi mbështetje mjaft të madhe, por edhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, kemi nevojë për mbështetjen e trurit.
Duke bërë të gjitha këto jam shumë besimplotë që për sa na takon, ne do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Një koncept që hyri sot në jetën time dhe do të më persekutojë për pjesën tjetër të kësaj dekade derisa do të vijmë këtu dhe me shpresë do të dëgjojmë që kemi përmbushur këto standarde të ndërmjetme dhe pastaj natyrisht ka të bëjë me vendimmarrjen politike, por deri atëherë çfarë është e rëndësishme për ne, është ta bëjmë Shqipërinë një vend anëtar në mënyrën sesi funksion, në mënyrën sesi i bën gjerat, në mënyrën e të qenit dhe kjo është gjeja më e rëndësishme sepse nuk duam që Shqipëria të largohet, të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel. Duam që Bashkimi Europian të jetë në Shqipëri. Nëse i keni kushtuar vëmendje asaj çfarë tha komisioneri Varhelyi, ai përmendi diçka që në fakt është motoja jonë. Ai tha: “Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën” dhe është pikërisht kjo është ajo që duam të përfundojmë, të ndërtojmë Europën në Shqipëri.
Grupkapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë; drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Në këtë grup, siç quhet ndryshe edhe ‘bazat’ ose 'themeloret', përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Delegacioni
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë.
Negociatat për anëtarësim shënojnë momentin kyç në proceset integruese të një vendi për në BE. Negociatat zhvillohen mes ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të vendeve anëtare dhe vendit kandidat përmes Konferencës Ndërqeveritare. Ato përfshijnë marrjen përsipër nga vendi kandidat të përafrimit të plotë të legjislacionit të BE-së (acquis), zbatimin e tij, si dhe zbatimin e reformave të tjera ligjore, politike, ekonomike, administrative dhe reformave të tjera për të përmbushur kriteret për anëtarësim.jen e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Teksa dilte nga godina e BE-së në Luksemburg, kryeministri shqiptar Edi Rama është përballur me një surprizë të këndshme.
Një grup emigrantësh shqiptarësh qëndronin matanë rrugës për minuta të tëra, derisa ai të dilte dhe të përfitonin për “foton zyrtare” të ditës.
“Të kena prit, të këna prit! Shumë faleminderit dhe jam shumë e bindur se grup-kapitujt do të mbyllen sa më shpejt dhe hallall”.
Teksa më tej një prej të pranishmeve (grua), i lutet kryeministrit shqiptar Rama edhe për “një foto me grupin”.
Dhe teksa i falënderon dhe u bashkohet, kreu i qeverisë pozon edhe me flamurin shqiptar të hapur.
Pas fotografisë ai largohet duke i falenderuar përsëri të pranishmit për pritjen, duke hipur në makinë bashkë me ambasadorin shqiptar në Bruksel, kurse nga pas është përcjellë me fjalët “urime, urime” nga grupi.
Edhe vetë kryeministri Edi Rama, postoi në rrjetin social Facebook duke ndarë këtë moment me shënimin:
"Krenar për Shqipërinë! Në dalje të godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg".
Rama duke pozuar bashkë me emigrantët shqiptarë, sot pas takimit Shqipëri-BE
Në Luksemburg në Qendrën Europiane të Konventave mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.
Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë - Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera’ shkruan Varhelyi në një koment në X.
Foto: Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó
Në konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE do të jetë në qendër të agjendës.
Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vendi i tw ciilit mban Presidencën e radhës së BE-së dhe do të drejtojë këtë konferencë.
Szijjártó theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur dëshirën për pranimin e Shqipërisë në BE.
Do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë," tha ai.
Ai po ashtu nënvizoi se zhvillimi në paqe është thelbësor për rajonin, duke shtuar se "ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në situatën e tyre paqësore."
Szijjártó i dha merita Kryeministrit të Shqipërisë dhe kabinetit të tij për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme në këtë proces, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Konferenca pritet të sjellë diskutime të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, duke theksuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të ndritur dhe të integruar për Ballkanin Perëndimor.
Foto: Delegacioni shqiptar në Luksemburg në konferencën ndërqeveritare Shqipëri - BE
Në Luksemburg në Qendrën Europiane të Konventave mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Para konferencës, Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi u afrua tek tryeza e delegacionit shqiptar e drejtuar nga kryeministri Edi Rama
Takimi nisi në orën 08:00 dhe drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.
Teksa në Luksemburg po mbahet takimi në Qendrën Europiane të Konventave për konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e negociatave për integrim në grup-kapitullin e parë, Report TV ka qenë i pranishëm me gazetaren e dërguar atje, duke e ndjekur hap pas hapi.
Gazetarja Monada Mehmetaj shpjegoi edhe se çfarë po ndodh që prej orëve të para të mëngjesit dhe agjendën e mëtejshme, çfarë pritet dhe deri te konferenca e përbashkët.
“Bëhet fjalë për grup-kapitujt e parë, për deri në vitin 2030. Kjo përgjigje është gjëja kryesore. Të gjithë shqiptarëve u intereson. Procedurat zgjasin, janë me afate 5 ose 10 vjeçare, varet sa shkon një kapitull. Çështja e afatit është e rëndësishme”, u shpreh ajo.
Më tej shpjegoi edhe tematikën e mbledhjes ndërqeveritare të integrimit Shqipëri-BE, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama me përfaqësuesit e tjerë të delegacionit shqiptar.
“Do fillohet me kapitujt që i përkasin drejtësisë, procedurë që e ndjekin të gjitha shtetet. Do vlerësohet se si është mbarëvajtja e ligjit dhe drejtësisë. Administrata dhe Ekonomia. Janë 5 kapitujt që hidhen në tavolinë dhe hapin rrugën për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo është ditë e madhe historike për Shqipërinë. Konferenca e përbashkët e kryeministrit Rama me kryeministrin e Hungarinë, që ka presidencën e BE, pritet të mbahet në 09:25. Tani zhvillohet me dyer të mbyllura. Në 14:25 është parashikuar një tjetër konference për shtyp. S’e di nëse do përfshihet tema për aderimin e Shqipërisë në BE”, shpjegoi Mehmetaj.
Në një prononcim përpara se të niste takimi kryeministri mbajti një prononcim për median. Ditën e sotme të çeljes së negociatave e quajti ‘tepër emocionuese’
“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda vitit 2030” tha ai për Report Tv.
Më tej Rama tha se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.
"Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi vërtet shumë entuziast dhe mjaft të inkurajuar që më së fundi, nisim pjesën më të vështirë të punës, çka nënkupton çeljen e grupkapitujve të themeloreve me 5 kapituj më shumë, plus tre kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë process të negociatave dhe më së fundi do ta bëjmë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE", u shpreh Rama
Më tej kryeministri theksoi se ndihet mirënjohës ndaj Putin, pasi për shkak të luftës së tij zgjoi nga gjumi edhe skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për një BE më të fortë.
"Ne jemi shumë, shumë të përkushtuar ndaj BE qysh prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës, duke qenë vendi më i izoluar në Evropë, “Koreja e Veriut’’ e Europës, kështu që pavarësisht se si është situata këtu apo niveleve të ndrysme të vëmendjes apo skepticizmit ndaj zgjerimit, ne nuk kemi hequr kurrë dorë sepse për ne, BE dhe Evropa janë i vetmi vend ku duam të jemi, i vetmi vend që duam t’u lëmë brezave të ardhshme me sigurinë që i lëmë në të vetmen hapësirë, ku liritë, të drejtat, sundimi i ligjit dhe siguria mund të garantohen.
Kështu që po, ky moment është i veçantë dhe më duhet të them dhe falë edhe Vladimir Putinit, i cili për shkak të luftës mizore të agresionit, zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të forte, po aq sa BE, konstelacioni i BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Kësisoj jemi të dyja palët në një gjatësi vale. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt për t’u siguruar që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie të mos mbyllet pa ne, brenda në Bashkimin Evropian", shtoi Rama.
Në fund Rama nënvizoi se për anëtarësimin në BE të gjithë duhet të punojnë shumë fortë.
"Po nuk ka asgjë të veçantë. Çdo gjë është shumë e qartë. Për t’u bërë shtet anëtar duhet të ngresh, jo vetëm shpirtrat, por po kështu edhe të gjitha forcat që të punojnë së bashku në realitetin e vendit për të garantuar një vend, i cili funksionon mirë, u shërben qytatarëve të vet dhe sanksionon në jetën e përditshme atë çfarë shkruhet në Kushtetutë dhe të gjithë angazhimet. Kështu që janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur dhe tanimë ne jemi në ngjitje e sipër me ide mjaft të qarta, me vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që do të arrijmë atë çfarë duhet arritur, që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030", theksoi Rama.
Vendi kandidat nuk negocion mbi acquis e BE-së, por mbi transpozimin e zbatimin e tij. Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
Ferit, ste ka ardhur dashnorja nga Suedia more?
PërgjigjuKush i nxorri bariera dhe probleme ma të mëdha Shqipërisë përgjatë rrugëtimit në EU çeveritë e Unionit a partitë e opozitës me liderët e tyre para çdo date me rëndësi për negociate Shqipërsë i ngriten protestat
PërgjigjuBaza per te hyre ne europe jane te drejtat dhe lirite themelore te njeriut,zgjedhje te lira bazuar ne modelet me te mira zgjedhore te vendeve euroatlantike, liria ekonomike e bazuar ne rregulla ligjore te barabarta, funksionimi i sistemit te drejtesise ne menyre te pa anshme, strukturimi i nje admimistrate shteterore ku duhet te orjentohet ne kriteret ligjore te shkolles,profesoonalizmit,pergjegjshmerise per te sherbyer qytetareve dhe shoqerise, si dhe nder me kryesoret duhet te jete zbatimi dhe miratimi i politikave euroatlantike ne raport me nardheniet me autokratet ruse,kineze dhe vendet e treta qe urrejne kulturen europiane.
PërgjigjuO neno lale nuk na hyjnr ne pune ne keto pallavra leja politikaneve. Ne duam pagesa duam qe kur te hapesh ate frigorifer edhe ate dollap te kesh cte marresh per te ngren. Ne nuk na duhen liri e brockulla. Duam standart jetese te kemi leke ne duar te qarkullojme si per mua si per ty neno si per ate te dyqani si per ate te qyteti tjeter. Duam standart ushqimor ekonomik edhe shnedetsor ketu ne vendin tim qe ja q... a nanen ketyre politikaneve qe na kan pir gjakun vemjet e ndyra keto 34 vjet edhe dalin e bejne hapem negociatat. A sjellin keto mireqeni te cdo familje shqiptare. Asgje nuk sjellin pervec nje performance ne tv. Jeta vazhdon zgjohesh do te hash do te qarkullosh do te punosh edhe nese jan keto baza hecim perpara e kurr te mos na fusin ne europe. Europa eshte per keta agallaret qe duan fonde me vjedh ne si Shqiptare skemi hje tjeter pervec taksa me shum e nje jete me brutale. Ne levizim me 90 ditorsha se po hyre ne europ do levizin te gjithe do shkaterrohet akoma me shum ky vend.
Si ms te pjeke gogla e pare e telebingos e me te rrejte mendja se do fitosh telebingon.
PërgjigjuKush te fut ne Europe o leshko.....je shteti me i korruptuar ne ballkan o qyq
PërgjigjuMe behet qejfi qe ka njerez real ne komente edhe shfaqin perditshmerin ne kete komb. A me thot ndonje kush jan keto te delegacionit njeh ndonjerin nga keto njeri!? Qe do na perfaqesojne ne keta me demek. Ky do hyj ne europe. Beje re shqiperine mos ikin te punojne ne greqi robt per 700 euro e mos ikin ne gjermani elita shqiptare per paga 1300 euro. Nese ka pun ketu skan spe largohen te ikin te punojne atje. Hap fonde pune jepi rrogen njerezve sic kerkohen standartet beje pagen minimale 25 euro edhe asnje nuk te iken. Jemi akoma me 7- 10 euro dita e punes. Ne jemi ne europe por pasi te jemi integruar brenda vendit tone. Krye minister qe ben qokat per te tjeret e qe harron popullin e tij. Nje ish qen qe rri nga dritarja do destabilizim. Keto arritje qe jan show i rradhes besoj se fshihet dikush tjeter mbas nesh si komb se ne jemi per te mbushur o kapo gjelosh para PE edhe arritjet kolosale te tuat me tahirat e ahmetajt.
Po xhepisto po do e besh me arben ametajn dhe saje qorrin
PërgjigjuUshqim i Ramës për zgjedhjet 2025 se ne as që kemi shance në 2030 me hy në BE.Ky plen KM ka akoma çështjen e pronave në Tiron pa zgjidh.kena 5000m2 pron e jena 3 pronar me letra.shtet vl me pak fjal
PërgjigjuUrime
PërgjigjuGO GO ALBANIA..
PërgjigjuLej go go po jepi popullit te haj e te pij normal se po te ikin te gjithe. Leje europen eshte sport i rende por e le mjeran kete popull edhe i duket hata. Europa ka sanksione ka taksa te hyjme ne ne europe ne mbarojme ekonomikisht. Por ka avantazhe per ju politikane te qelbet qe do merrni fonde pa fund. Je nje mbetje ti si krye mini ster edhe ai tjetri qe do destabilizim. Bejeni kete komb e lenini fasadat u hapen negociatat apo ku di un. Ne jemi shum shum mbrapa mga te gjitha aspektet. Ne rradhe te par ndihmo popullin tend pastaj europen e cfare te doj qejfi ty.