Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në! Komisioneri Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri

15 Tetor, 09:26| Përditesimi: 15 Tetor, 09:31

  • Share

Në Luksemburg në Qendrën Europiane të Konventave mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë. 

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë. 

Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë - Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera’ shkruan Varhelyi në një koment në X. 


Lajmi kryesor:

Moment historik/ Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE-në! Konferenca ndërqeveritare në Luksemburg! Rama ekskluzivisht për Report Tv: Shqipërinë do ta bëjmë gati brenda 2030


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?