Teksa në Luksemburg po mbahet takimi në Qendrën Europiane të Konventave për konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e negociatave për integrim në grup-kapitullin e parë, Report TV ka qenë i pranishëm me gazetaren e dërguar atje, duke e ndjekur hap pas hapi.
Gazetarja Monada Mehmetaj shpjegoi edhe se çfarë po ndodh që prej orëve të para të mëngjesit dhe agjendën e mëtejshme, çfarë pritet dhe deri te konferenca e përbashkët.
“Bëhet fjalë për grup-kapitujt e parë, për deri në vitin 2030. Kjo përgjigje është gjëja kryesore. Të gjithë shqiptarëve u intereson. Procedurat zgjasin, janë me afate 5 ose 10 vjeçare, varet sa shkon një kapitull. Çështja e afatit është e rëndësishme”, u shpreh ajo.
Më tej shpjegoi edhe tematikën e mbledhjes ndërqeveritare të integrimit Shqipëri-BE, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama me përfaqësuesit e tjerë të delegacionit shqiptar.
“Do fillohet me kapitujt që i përkasin drejtësisë, procedurë që e ndjekin të gjitha shtetet. Do vlerësohet se si është mbarëvajtja e ligjit dhe drejtësisë. Administrata dhe Ekonomia. Janë 5 kapitujt që hidhen në tavolinë dhe hapin rrugën për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo është ditë e madhe historike për Shqipërinë. Konferenca e përbashkët e kryeministrit Rama me kryeministrin e Hungarinë, që ka presidencën e BE, pritet të mbahet në 09:25. Tani zhvillohet me dyer të mbyllura. Në 14:25 është parashikuar një tjetër konference për shtyp. S’e di nëse do përfshihet tema për aderimin e Shqipërisë në BE”, shpjegoi Mehmetaj.
Lajmi kryesor:
Moment historik/ Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE-në! Konferenca ndërqeveritare në Luksemburg! Rama ekskluzivisht për Report Tv: Shqipërinë do ta bëjmë gati brenda 2030
A.Q//ReportTv.al