I pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Diplomati i lartë europian ka ritheksuar mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe reformës në drejtësi.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika”, tha Gonzato.
Gonzato shprehu edhe gatishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.
“Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si psh., rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, shtoi Gonzato.
Lajmi kryesor:
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
A.Q/I.M/ReportTv.al
