Kronikë

‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve

26 Shkurt, 10:50| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:06

  • Share

TIRANË- Mes debateve politike që po zhvillohen për masat e sigurisë arrest me burg, nëse po përdoren ose jo pa kriter, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i GJKKO, Erion Bani iu përgjigjën në distancë kryeministrit Edi Rama me qëndrimin e tyre se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë bëhen vetëm duke zbatuar ligjin e Kushtetutën. Në një tryezë ku u analizua performanca  e institucioneve të posaçme dhe në krah të ambasadorit të BE, Dumani tha se masat arrest me burg janë në rënie dhe se çdo përpjekje për ta shfaqur SPAK si institucionin represiv është tentativë e dështuar.

“Çdo hetim ka dinamikat e veta. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë”, tha Dumani.

Me shifra zgjodhi që t’u përgjigjet kritikave, duke thënë se vetëm 5% e masave arrest me burg janë për veprën penale të korrupsionit. E kur merret kjo masë, Dumani tha se janë të kujdesshëm edhe se nuk bëhen pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Përgjigje kjo si duket indirekte për shefin e qeverisë, i cili thotë se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e hoqën nga puna dhe e futën në burg pa gjyq.

“Ne jemi të kujdesshëm për të analizuar elementë të veprës penale dhe kontributin që personi juridik ka në kryerjen e verës penale. Nuk mund të bëhemi ne pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Për veprat penale për korrupsionin zë rreth 5% të totalit të masave të sigurimit”, vijoi Dumani.

SPAK është institucioni me i kontrolluar në vend tha Dumani, ndërsa theksoi se epoka e paprekshmërisë po lëkundet dhe se nuk ndikohen nga faktorë të jashtëm. 

Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin.

Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar. Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave.

Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve.

E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta”, vijoi Dumani.

Mesazhin e Dumanit e përforcoi edhe Kryetarja e KLP-së.

"Kini parasysh nuk është vetëm prokuroria që kërkon masat. Vendosen në nivel gjykata dhe ka të tjera nivele që unë përmenda. Nëse prokuroria ka gabuar apo jo është gjykata është ajo që e konfirmon. Mendoj duhet t’u lëmë kohën dhe të tërhiqemi kur drejtësia flet”, tha Mirela Bigdani.

Në tryezë ishte edhe kreu i GJKKO, Erion Bani, gjyqtari që firmosi masën e sigurisë arrest me burg. Duket se edhe ai kishte rezerva për kritikat që iu janë drejtuar, duke thënë se nuk mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve. Ai tha se presioni ndaj gjyqtarëve është evidente dhe se kush ka indicie për integritetin e gjyqtarëve, duhet t’iu drejtohet organeve kompetente.

"Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta. Kushdo që ka dyshime dhe indicie të drejtohet në organet kompetente. Presioni që i është bërë gjyqtarëve është evident dhe s’është bërë asnjëherë tjetër", tha Bani. 

Mesazhi nuk mungoi nga ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i cili teksa shprehu mbështetjen për SPAK e GJKKO tha se llogaridhënia dhe pavarësia janë jetike.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika”, tha Gonzato.

Ra në sy fakti se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, edhe pse të ftuara në këtë tryezë, e braktisën. I pranishëm ishte vetëm deputeti i 'Djathtas 1912', Enkelejd Alibeaj, i cili dha të gjithë mbështetjen e tij ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Ora 12:29
Kryetarja e KLP: Të tërhiqemi kur drejtësia flet, t'i japim kohë të bëjnë punën e tyre

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, dha sot një mesazh për qeverinë, në një kohë kur ka shumë reagime për drejtësinë dhe hetimet, kryesisht të lidhura me çështjet e fundit që diskutohen publikisht.

E pranishme në tryezën e organizuar në Tiranë, nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Bogdani tha se duhet të heshtin kur drejtësia flet, duke dhënë një mesazh të qartë se tanimë çështjet janë në dorë të drejtësisë.

Mesazhi vjen pas shumë reagimeve dhe sulmeve të njëpasnjëshme të orientuara drejt sistemit të drejtësisë, SPAK-ut dhe KLP-së, sa u përket çështjeve ndaj zyrtarëve të lartë.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, që gjithashtu ndanë mesazhet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me punën që po kryejnë organet e drejtësisë ndaj këtyre çështjeve.

"Kini parasysh nuk është vetëm prokuroria që kërkon masat. Vendosen në nivel gjykata dhe ka të tjera nivele që unë përmenda. Nëse prokuroria ka gabuar apo jo është gjykata është ajo që e konfirmon.

Është një situatë e re në të cilën vendi ynë është vendosur. Mendoj duhet t’u lëmë kohën dhe të tërhiqemi kur drejtësia flet. Fakti që ne komentojmë cdo gjë që vendos prokuroria. Duhet të japim kohën e duhur për të treguar se dinë të bëjnë punën e tyre apo kanë gabuar", tha Bogdani.

Ora 12:14
Drejtësia/ Ambasadori i BE, Gonzato: Llogaridhënie dhe pavarësi, të gjithë aktorët kanë rolin e tyre

 

I pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Diplomati i lartë europian ka ritheksuar mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe reformës në drejtësi.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika”, tha Gonzato.

Gonzato shprehu edhe gatishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.

“Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si psh., rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, shtoi Gonzato.
 

Ora 12:08
Kritikat ndaj SPAK, Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar, edhe Kuvendi ka mundësi të monitorojë punën tonë

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një përgjigje kritikëve edhe për faktin nëse SPAK është një institucion i kontrollueshëm.

“Ne jemi institucioni më i kontrolluar dhe më i monitoruar. Ne kemi një kontroll të brendshëm, për shkak të parashikimit në ligj. Edhe në praktikë, jemi shumë të vëmendshëm edhe karshi çdo shkelje të ligjit nga prokurorët e SPAK, BKH dhe administrata jonë. Ne hetojmë edhe njëri- tjetrin. Ne kontrollohemi nga gjykatat e të gjitha niveleve, shkalla e parë, Apeli, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.

Ne kontrollohemi edhe nga KLP. ne kontrollohemi nga ILD-ja. Siç kontrollohet çdo prokuror i prokurorisë së përgjithshme, kontrollohen edhe prokurorët e SPAK. Ne raportojmë në Kuvend mbi ecurinë e institucionit, duke dhënë një panoramë të plotë të punës 1 vjeçare. Ne propozojmë si mund të zgjidhen problematikat. Kuvendi ka mundësi që të kontrollojë punën e SPAK. Në raportin vjetor që ne bëjmë është edhe si janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit. Këtë vit sa i takon miratimit të strategjive, i kemi përmbushur të gjitha rekomandimet. Ne jemi institucioni më i kontrolluar në Republikën e Shqipërisë”.

Ora 11:44
Akuzat/ Erjon Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve, kush ka indicie ndaj integritetit t’i adresojë në organet kompetente

 

Gjyqtari Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i GJKKO-së, foli në lidhje me vetingun e gjyqtarëve dhe integritetin, lidhur edhe me deklaratat e fundit politike që janë bërë. 

Ai tha se integriteti i gjyqtarëve gjykohet nga institucione më të larta gjyqësore, është bërë njëherë sepse kanë kaluar në filtra vetingu dhe kushdo që ka pretendime dhe dyshime t’i drejtohen organeve kompetente. Bani pranoi se drejtësia gjendet nën presion.

“Lidhur me integritetin e gjyqtarëve, siç e tha edhe zoti Dumani, edhe për shkak të ligjit, kushtetutës, por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, jemi më të monitoruarit. Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta. Qëllimi i vettingut është bërë për të sjellë besimin e qytetarëve për drejtësinë, përderisa kalon këtë nivel, pra kalon këtë filtër dhe integriteti prezumohet”, u shpreh ai ndër të tjera.

Bani, i cili është edhe gjyqtari që firmosi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ritheksoi se cilido që ka dyshime dhe indicio t’i drejtohet organeve përkatëse. Por shtoi se ata janë më të kontrolluarit, pasi kanë kaluar disa shkallë kontrolli.

“Kushdo që ka dyshime dhe indicio të drejtohet në organet kompetente. Presioni që i është bërë gjyqtarëve është evident dhe s’është bërë asnjëherë tjetër. Është kontrolluar edhe integriteti personal e familjar i gjyqtarëve dhe në shkallë më të gjerë. Madje janë kontrolluar mesazhet, jemi më të monitoruarit. Kaluam filtrin e vettingut, kaluam në KLP e KLGJ dhe kaluam filtrin e një komision të posaçëm brenda SPAK. Askujt nuk i është bërë vetting si neve”, tha magjistrati.

Ora 11:39
Dumani: Masat arrest me burg në rënie! Jemi të kujdesshëm kur analizojmë, s’bëhemi pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një tryezë ku u diskutua për drejtësinë, u pyet edhe për masat e sigurisë arrest me burg, që së fundmi janë kthyer në një debat nëse po përdoren ose jo pa kriter. Dumani tha se përpjekja për ta shfaqur SPAK si një institucion represiv është e dështuar. AI thotë se masa e sigurisë arrest me burg është në rënie dhe u ndal edhe në statistikat e SPAK, ku tha se vetëm 5% e arresteve me burg janë për veprën penale të korrupsionit.

“Në çdo masë që në kërkojmë përpiqemi të jemi shumë strikt në zbatimin e kritereve që parashikon kodi. Lloji i masës përzgjidhet nga disa masa të caktuara. Çdo hetim ka dinamikat e veta. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë. Institucioni që unë drejtoj ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve e për llogari të SPAK në raport me numrin total të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta kanë janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Sa i takon korrupsionit rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë. SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushte që parashikohen. Jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Po të shohësh trendin, është në rënie sa i takon masave të sigurimit arrest me burg. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK, SPAK është një institucion me kompetencë të kufizuar për disa vepra penale.

Ne jemi të kujdesshëm për të analizuar elementë të veprës penale dhe kontributin që personi juridik ka në kryerjen e verës penale. Nuk mund të bëhemi ne pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Për veprat penale për korrupsionin zë rreth 5% të totalit të masave të sigurimit”, tha Dumani.

Ora 11:34
Dumani: Kemi sekuestruar miliona euro pasuri edhe të zyrtarëve të lartë të akuzuar penalisht! Hetime për krimin kibernetik dhe kriptomonedhat

 

Altin Dumani gjatë takimit të sotëm

Kreu i SPAK, Altin Dumani, trajtoi në tryezën e sotme për drejtësinë edhe shifrat e sekuestrimeve pasurore, jo vetëm të krimit të organizuar, por edhe të atyre që vijnë nga hetimet penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Ai u shpreh se një pjesë e mirë e pasurive të sekuestruara janë të këtyre zyrtarëve, duke thënë se bëhet fjalë për disa milinë euro.

“Një pjesë e pasurive të sekuestruara nga ana e SPAK vjen prej hetimit ndaj pasurive të zyrtarëve, zyrtarëve të lartë, që i përkasin subjektit të veprës penale të korrupsionit. Pra përveç hetimit për akuzën, bëhet edhe hetimi pasuror, që krahas dënimit penal të bëhet i mundur edhe hetimi i pasurisë që është vënë në mënyrë të paligjshme, pothuajse për çdo hetim penal. Janë disa milionë euro të sekuestruara nga këto pasuri”, tha Dumani.

Kreu i SPAK shtoi edhe se janë shtuar dhe thelluar hetimet për krimin kibernetik dhe kriptovalutat.

“Kemi rritur edhe hetimet për krimin kibernetik dhe kriptomonedhat, kemi bërë sekuestrime, kemi dosje të veçanta si ajo e sekuestrimit të 10 mln eurove në kriptovalutë të sekuestruara në pasuri të investuara. Pasi tani krimi i organizuar përdor kriptomonedhat për të fshehur gjurmët e krimit.
Ngelet shumë për t’u bërë. Për herë të parë janë hetuar edhe 2 organizata kriminale, në 5 vite punë, janë dy rastet e para, që SPAK procedon organizata kriminale, që është shkalla më e lartë e krimit të organizuar dhe bashkëpunimit të tij, e hetuar kjo në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi raste ku kemi gjurmuar shtetas shqiptarë të pasurive të tyre jashtë dhe brenda vendit, në bashkëpunim me partnerët, shqiptarë që i fshehin jashtë apo të huaj që i fshehin në Shqipëri”, u shpreh drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Ora 11:08
Kreu i GJKKO, Bani: Me gjysmë kapaciteti kemi përfunduar 99% të çështjeve, punojmë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit!

Në tryezën e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen për drejtësinë dhe Institucionet e Posaçme në lidhje me performancën e tyre gjatë vitit 2024, ishte i pranishëm edhe kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, njëkohësisht gjyqtari i dosjes së masës së arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai vuri në dukje faktin se edhe mes problematikash me mungesë të stafit, janë përballuar të gjitha dosjet hetimore për proces, me 99% të tyre, teksa magjistratëve u është dashur të punojnë 7 ditë në javë dhe madje jashtë orarit zyrtar.

Gjyqtari tha se “drejtësia është shërbim” dhe cilësia e institucionit, pavarësisht vështirësive të hasura me organikën, është rritur ndjeshëm.

“Ndihem shumë i nderuar nga raporti, ku janë vlerësuar të gjitha arritjet e GJKKO. Drejtësia nuk është gjë tjetër veçse në shërbim. GJJKO është për ta bërë më mirë shërbimin dhe ta rrisë. Nga 2020-2024 kemi mbi 400 vendime që janë shtuar çdo vit. Në 2020 ishin mbi 2000 vendime, teksa në 2024 kemi mbi 3585 vendime. Kur kemi pasur edhe mungesa gjyqtarësh. Kemi dhënë 3585 vendime gjatë vitit 2024, me gjysmë kapacitetesh. 99% e çështjeve janë përfunduar. Ndryshe nga të gjitha gjykatat e tjera, nuk krahasohet volumi dhe cilësia. Punojmë 7 ditë në javë dhe mbi orarin zyrtar. Produktiviteti i Gjykatës, pothuajse me gjysmë kapaciteti, është mbi 99%. Pothuajse sa çështje janë regjistruar, po aq janë procesuar brenda vitit kalendarik. Pra duke diskutuar edhe cilësinë që nuk krahasohet, edhe pse në këto kushte e rrethana. Pra gjyqtarët duhet të punojnë jo 5 ditë, por edhe 7 ditë, edhe jashtë orarit zyrtar”, tha Bani.

Më tej ai lexoi edhe shifra nga transparenca e çështjeve të procesuara për publikun.

“Për transparencën, mbështetur edhe në raportin ndërkombëtar, tani GJKKO publikon pothuajse 100% të vendimeve të shkallës së parë, të themelit, përjashtuar seancat paraprake dhe masës që bëhen me dyer të mbyllura. Tani na rezulton se faqja e GJKKO-së është klikuar 1 mln herë në vit, ose 80 mijë herë në muaj. Pasqyrohet edhe në rrjete sociale dhe faqen zyrtare. Falenderojmë edhe partnerët tanë që na kanë ndihmuar me mbështetjen e tyre, tryezat, trajnimet dhe çdo gjë tjetër”, tha kryetari i GJKKO-së.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2025 02:11

    Bravo SPAK-u ! Jemi me ju dhe mos u terhiqni,vazhdoni punen me guxim e vendosmeri!

    Përgjigju
  • Mario: 26/02/2025 18:10

    Ore toc kuklle, ore Duman e Ban, paguheni nga taksapaguesit e do jepni llogari. C'eshte kjo nuk mund te gjykoheni? Qe ketu ti duket nuk qenke aspak profesional dhe aspak ne terezi edhe si njeri.

    Përgjigju
  • USA: 26/02/2025 17:47

    Ju paguheni per te bere nje pune shume cilesore, se edhe pagesa e tille eshte. Drejtesia ka nje ligj: "Me mire 100 kriminel te padenuar sesa nje i pafashqem ne burg" Po krijoni nje perceptim me masat e rrepta per personat jo me rrezik te theksuar shoqeror (nenpunes shteteror) sikur gjithe nenpunesit perbejne rrezikun me te madhe ne Shqiperi. Cfar do te thote kjo per nje person te mirearsimuer ne shkollat elitare te botes: "Mos hajde ne Shqiperi per te kontribuar per Shtetin Shqipetar se prokuroria te fut ne burg me pretendimin se ka dyshime te arsyshme"

    Përgjigju
  • Drita: 26/02/2025 16:58

    Tani qe Romës i theri deri në kokckë, po flet për drejtësi sovjetike, standarde, paaftësi, rroga të larta sistemi të drejtësisë. Të gjitha i ka ditur po ka menduar se nuk preken miqtë,bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Bëri nje VETING ne drejtësi me te pa aftë, kasape, njerz pa integritet.deklarues te rreme pasurie e me precedent penal.La rreth 1500000 qytetar qe sot presin vendimet gjyqësore por çe një pjese zorë se mund të njihen me to në këte botë. Vetingu qe mburret largoj gjyqtar me dy mbulojnë lek "pamundësi financiare" të spikur nga "juristët e shquar vetingas"pa asnjë gjetje tjeter, për humbje besimi.te publiku (a nuk edhtë kjo një term sovjetik). Sa i pështire kryeministri e bashkëpunëtorët për sulmin e paprecedentë ndaj strukturës posaçme antikorrupsion. SPAK e Zoti po hakmerret per çfarë i keni ba këtij populli

    Përgjigju
  • Tiku: 26/02/2025 16:06

    O Duman po pse nuk man te njejtin standart me te tere apo keshtu te kane thene nga PD:Po Bardh Spahine pse nuk e arrestove?Se na hiqesh si i ndershem!.Jo dy standarte zoteri ne se do te punosh?Pale qe nuk ta mban bytha te arrish derri tek Saliu!

    Përgjigju
    • Bravo: 26/02/2025 16:41

      Cilat prova mind te fshehë Bardh Spahia? Nuk akuzohet per korrupsion por per pengim te vendimit, ajo eshte bere tani, ska cfare te fshijë.

  • Alban Jemini: 26/02/2025 14:45

    Ore per kuriozitet Pd i mbyti dhe do ti shkrije dhe sndihen keta.Sa foli PS per gabime u bene si bisha ? Si ta kuptojme? Strasburgu per nje muaj do nxjerri nje tjeter vendim dhe gjoba do jete e frikshme ne vlere. Per kuriozitet kush do e paguaje populli apo keta qe kane gabuar?

    Përgjigju
    • Gjana: 26/02/2025 15:08

      Po cfare denimi o Alban se late nam. 5000 euro qe i dhane Thomait Hajdut se ju vonua hetimi. E di ti qe Thoma Gellçi eshte mik i Olsi Rames dhe avokatura e shtetit ne strasburg nuk ka mbrojtur interesat e shtetit per te Thoma Korupsionit.

  • Lushnja 1: 26/02/2025 14:22

    Duman duma mos u ler derman hajduteve qe vodhen e shkretuan dynjane

    Përgjigju
  • top: 26/02/2025 12:35

    Bravo Altin dhe Erjon. Qente le te lehin, por karvani shkon perpara. Pushka top!!!

    Përgjigju
  • Rumin Kereli: 26/02/2025 12:19

    Ore po ktē Erjon Banin qē dhe birbēlon sikur ēshtē evliha e di Dumani qē ky ka dash tē nxjeri tē pa fajshēm kriminelin lezhjan me fakte tē pa kundērshtushme tē paraqitura nga avokati Idajet Beqirit. Po tē ishte i pastēr ky gjykatēs e hidhte nē gjyq Zotin Idajet Beqirin. Por ky flliqsir s'ndihet se e di se çfar ka bēr. Pra o Duman mos u fry shum si gjeli maj plehut se je i zhytur nē batak o fshatari Dibrēs.

    Përgjigju
    • Kimi: 26/02/2025 14:06

      Ik o Rumin megjithe Beqirin e damkosur ne cdo ane. Forca SPAK goditni ke te koruptuar qe ju del perpara. Vetem mos harroni 21 janarin dhe gerdecin. Drejtesia edhe per keto krime ju nderon dhe qeteson shpirtrat e shqipetareve.

  • Nari: 26/02/2025 11:21

    Qenkeni "heronj" te vertete qenkeni lodhur shume! Zgjohuni dhe mos u lavderoni shume se per kete pune po paguheni! Jepni drejtesine e drejte beni punen tuaj ashtu siç duhet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?