Kronikë

Kreu i GJKKO, Bani: Me gjysmë kapaciteti kemi përfunduar 99% të çështjeve, punojmë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit!

26 Shkurt, 11:08| Përditesimi: 26 Shkurt, 13:06

  • Share

Në tryezën e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen për drejtësinë dhe Institucionet e Posaçme në lidhje me performancën e tyre gjatë vitit 2024, ishte i pranishëm edhe kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, njëkohësisht gjyqtari i dosjes së masës së arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai vuri në dukje faktin se edhe mes problematikash me mungesë të stafit, janë përballuar të gjitha dosjet hetimore për proces, me 99% të tyre, teksa magjistratëve u është dashur të punojnë 7 ditë në javë dhe madje jashtë orarit zyrtar.

Gjyqtari tha se “drejtësia është shërbim” dhe cilësia e institucionit, pavarësisht vështirësive të hasura me organikën, është rritur ndjeshëm.

“Ndihem shumë i nderuar nga raporti, ku janë vlerësuar të gjitha arritjet e GJKKO. Drejtësia nuk është gjë tjetër veçse në shërbim. GJJKO është për ta bërë më mirë shërbimin dhe ta rrisë. Nga 2020-2024 kemi mbi 400 vendime që janë shtuar çdo vit. Në 2020 ishin mbi 2000 vendime, teksa në 2024 kemi mbi 3585 vendime. Kur kemi pasur edhe mungesa gjyqtarësh. Kemi dhënë 3585 vendime gjatë vitit 2024, me gjysmë kapacitetesh. 99% e çështjeve janë përfunduar. Ndryshe nga të gjitha gjykatat e tjera, nuk krahasohet volumi dhe cilësia. Punojmë 7 ditë në javë dhe mbi orarin zyrtar. Produktiviteti i Gjykatës, pothuajse me gjysmë kapaciteti, është mbi 99%. Pothuajse sa çështje janë regjistruar, po aq janë procesuar brenda vitit kalendarik. Pra duke diskutuar edhe cilësinë që nuk krahasohet, edhe pse në këto kushte e rrethana. Pra gjyqtarët duhet të punojnë jo 5 ditë, por edhe 7 ditë, edhe jashtë orarit zyrtar”, tha Bani.

Më tej ai lexoi edhe shifra nga transparenca e çështjeve të procesuara për publikun.

“Për transparencën, mbështetur edhe në raportin ndërkombëtar, tani GJKKO publikon pothuajse 100% të vendimeve të shkallës së parë, të themelit, përjashtuar seancat paraprake dhe masës që bëhen me dyer të mbyllura. Tani na rezulton se faqja e GJKKO-së është klikuar 1 mln herë në vit, ose 80 mijë herë në muaj. Pasqyrohet edhe në rrjete sociale dhe faqen zyrtare. Falenderojmë edhe partnerët tanë që na kanë ndihmuar me mbështetjen e tyre, tryezat, trajnimet dhe çdo gjë tjetër”, tha kryetari i GJKKO-së.


Lajmi kryesor:

‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?