Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, dha sot një mesazh për qeverinë, në një kohë kur ka shumë reagime për drejtësinë dhe hetimet, kryesisht të lidhura me çështjet e fundit që diskutohen publikisht.
E pranishme në tryezën e organizuar në Tiranë, nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Bogdani tha se duhet të heshtin kur drejtësia flet, duke dhënë një mesazh të qartë se tanimë çështjet janë në dorë të drejtësisë.
Mesazhi vjen pas shumë reagimeve dhe sulmeve të njëpasnjëshme të orientuara drejt sistemit të drejtësisë, SPAK-ut dhe KLP-së, sa u përket çështjeve ndaj zyrtarëve të lartë.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, që gjithashtu ndanë mesazhet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me punën që po kryejnë organet e drejtësisë ndaj këtyre çështjeve.
"Kini parasysh nuk është vetëm prokuroria që kërkon masat. Vendosen në nivel gjykata dhe ka të tjera nivele që unë përmenda. Nëse prokuroria ka gabuar apo jo është gjykata është ajo që e konfirmon.
Është një situatë e re në të cilën vendi ynë është vendosur. Mendoj duhet t’u lëmë kohën dhe të tërhiqemi kur drejtësia flet. Fakti që ne komentojmë cdo gjë që vendos prokuroria. Duhet të japim kohën e duhur për të treguar se dinë të bëjnë punën e tyre apo kanë gabuar", tha Bogdani.
Lajmi kryesor:
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
Xh.K/I.M/ReportTv.al
