Kronikë

Dumani: Kemi sekuestruar miliona euro pasuri edhe të zyrtarëve të lartë të akuzuar penalisht! Hetime për krimin kibernetik dhe kriptomonedhat

26 Shkurt, 11:34| Përditesimi: 26 Shkurt, 13:06

  • Share

 

Altin Dumani gjatë takimit të sotëm

Kreu i SPAK, Altin Dumani, trajtoi në tryezën e sotme për drejtësinë edhe shifrat e sekuestrimeve pasurore, jo vetëm të krimit të organizuar, por edhe të atyre që vijnë nga hetimet penale për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Ai u shpreh se një pjesë e mirë e pasurive të sekuestruara janë të këtyre zyrtarëve, duke thënë se bëhet fjalë për disa milinë euro.

“Një pjesë e pasurive të sekuestruara nga ana e SPAK vjen prej hetimit ndaj pasurive të zyrtarëve, zyrtarëve të lartë, që i përkasin subjektit të veprës penale të korrupsionit. Pra përveç hetimit për akuzën, bëhet edhe hetimi pasuror, që krahas dënimit penal të bëhet i mundur edhe hetimi i pasurisë që është vënë në mënyrë të paligjshme, pothuajse për çdo hetim penal. Janë disa milionë euro të sekuestruara nga këto pasuri”, tha Dumani.

Kreu i SPAK shtoi edhe se janë shtuar dhe thelluar hetimet për krimin kibernetik dhe kriptovalutat.

“Kemi rritur edhe hetimet për krimin kibernetik dhe kriptomonedhat, kemi bërë sekuestrime, kemi dosje të veçanta si ajo e sekuestrimit të 10 mln eurove në kriptovalutë të sekuestruara në pasuri të investuara. Pasi tani krimi i organizuar përdor kriptomonedhat për të fshehur gjurmët e krimit.
Ngelet shumë për t’u bërë. Për herë të parë janë hetuar edhe 2 organizata kriminale, në 5 vite punë, janë dy rastet e para, që SPAK procedon organizata kriminale, që është shkalla më e lartë e krimit të organizuar dhe bashkëpunimit të tij, e hetuar kjo në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi raste ku kemi gjurmuar shtetas shqiptarë të pasurive të tyre jashtë dhe brenda vendit, në bashkëpunim me partnerët, shqiptarë që i fshehin jashtë apo të huaj që i fshehin në Shqipëri”, u shpreh drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.


Lajmi kryesor:

‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?