Ambasadori i BE-së Luigi Soreca vlerësohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Vlorë: Këtu ndihem vërtetë si në shtëpinë time

21 Mars 2022, 12:59| Përditesimi: 21 Mars 2022, 13:10

  • Share

Ambasadori Europës në Shqipëri Luigi Soreca ka marrë titullin si qytetar nderi për Vlorën. Titulli i qytetarit të nderit u prezantua nga drejtuesja e këshillit bashkiak të Vlorës Migena Balla dhe ju dorëzua ambasadorit nga kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli.

Në fjalën e tij Leli shpreh mirënjohjen për ndihmën që Europa ka dhënë për Shqipërinë dhe Vlorën. Ai sqaron se titulli i qytetarit të nderit ka ardhur si vlerësim për mbështetjen e dhënë nga bashkimi Europian edhe në realizimin e projekteve infrastrukturore që po realizojnë tashmë në bashkinë e Vlorës. Leli gjithashtu e quan ambasadorin Soreca, jo vetëm një ambasador të Europës në Shqipëri, por dhe një ambasador të Vlorës në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij Soreca shpreh mirënjohjen për titullin dhe vlerësimin e dhënë nga bashkia e Vlorës teksa tregon ndjenjat dhe historitë e tij që e lidhin me këtë qytet Soreca gjithashtu garanton mbështetjen e bashkimit europian për Vlorën dhe Shqipërinë Mbështetje kjo që do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

‘Këto janë vlerat e BE-së, të gjendemi pranë njëri-tjetrit, sepse jemi të gjithë pjesë e një familjes. Me gjuhë të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, me kuzhina të ndryshme pro të gjithë jemi evropiane. Këtu në Vlorë ndihem si në shtëpi, kjo edhe për arsye, ajo që kam parë në sytë e këtyre qytetarëve. Më duket si vështrimi që më ka dhënë gjyshi, gjyshja të afërmit e mi. Kështu që në mënyrë të paevitueshme ndihem sikur jam në shtëpinë time, ndihem sikur kam miq të vërtetë. Ky nder që më bëtë është vërtetë një nder për mua. Kur të kthehem në Vlorë si qytetar i thjeshtë, ju lutem më ndaloni dhe më thoni ‘Mirmëngjes Luigi’.’- tha Soreca.

Pas përfundimit të ceremonisë Soreca së bashku me kryetarin Leli kanë zgjedhur të inspektojnë disa prej projekteve infrastrukturore që po realizohen në terren me mbështetjen e bashkimit europian Një ndër to dhe sheshi përpara bashkisë Vlorë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?