Ervin Bushati, ambasadori shqiptar në SHBA, në ceremoninë e Trump dhe Presidenti Begaj

Politikë

Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin

20 Janar, 19:30| Përditesimi: 20 Janar, 20:53

  • Share

Donald Trump u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka qenë e gjatë. Ndër të parët që e uroi për detyrën pas betimit ishte edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj.

Me një postim në rrjetin X, kreu i shtetit shpreh kënaqësinë dhe jep 'urimet më të ngrohta' për homologun e tij amerikan:

"Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë", shkruan mes të tjerash Begaj.

Por mes atyre që mori pjesë në ceremoninë zyrtare të betimit në Uashington, ka qenë edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati.

Në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan rreth pjesëmarrjes në ceremoni si një moment historik, teksa thekson se pret me padurim që të vijojë puna dhe miqësia mes dy vendeve: 

“I nderuar të jem pjesë e këtij momenti historik të inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Presim me padurim të vijojmë punën për të forcuar miqësinë & partneritetin mes dy vendeve tona”, shkruan diplomati shqiptar në Uashington.

Postimi i ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushati

Ora 20:18
Presidenti Begaj uron Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë: Mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë

1737372671_bajrambegaj.JPG

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social "X", Begaj shkruan:

Urime të ngrohta për @realDonaldTrump për betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.

Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 20/01/2025 20:17

    O Bushat ku ishe ti tek dera duke ju fshire pluherat te ftuarve?

    Përgjigju
  • Tiku: 20/01/2025 19:51

    Ervin Bushati KOKËRR HAJDUTI , që BURGUN e ka shumë shumë pak !!!!! Ervin Bushati HAJDUT dhe ZVARRANIK PUSHT-eti që ka VJEDHUR dhe ka GRABITUR MILIONA e MILIONA EURO , dhe NUK po NDËSHKOHET akoma nga DREJTÈSIA e RE , dhe SPAK është në GJUMË TOTAL !!! Ti KONFISKOHEN PRONAT HAJDUTIT dhe GRABITQARIT të RRËZIKSHËM Ervin Bushatit të PËSHTIRĒ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?