Ambasadori Luigi Soreca, kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.
Zbatimi dhe ecuria e reformave – shpreh Soreca- është edhe kusht për të përfituar nga fondi 6 mld euro që BE ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor.
“Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ftoj qeverinë dhe institucionet përkatëse që të shfrytëzojnë maksimalisht fokusin politik të BE për zgjerimin dhe ambicien për të reduktuar boshllëqet ekonomike dhe diferencat ekonomike dhe sociale.
Nevojitet lidership i fortë politik për të përshpejtuar reformat që janë të lidhura me BE. Kjo kërkon një frymë ndërpartiake, me një strukture negocimi solide në mënyrë që Shqipëria të ndjekë nga afër ndryshimet që duhet të bëjë për tu integruar në BE.
Të mos harrojmë që reformat që bën Shqipëria nuk janë të nevojshme për të plotësuar kriteret për në BE, por për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptarë”, tha Soreca.
Lajmi kryesor:
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
SI.E.//ReportTv.al