TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dha sot mesazhe të forta, sa i takon zbatimit dhe çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Drejtuar prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkurt dhe qartë, Kim ka deklaruar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë reale dhe se duhet ndaluar së shtiruri!
E pranishme në një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe gjyqësorit (KLGJ) përgjatë një viti, diplomatja amerikane tha se është e vetëdijshme për presionet që mund të kenë këto dy institucione, por theksoi rëndësinë për të ecur përpara. Kim iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se është e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë.
"Duhet të gjejmë mënyrën se si të ecim përpara. Ne do të njihemi me hollësitë e gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Institucionet e reformës në drejtësi tashmë janë ngritur. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë punën e KLGJ dhe KLP, si kanë ecur deri tani. SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë.
Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.
Ajo shtoi se kjo reformë ka kosto personale e profesionale, duke theksuar se nëse KLP dhe KLGJ nuk guxojnë ta bëjnë këtë, kostot do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.
Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm” , shtoi Kim.
Kim tha se është alarmante numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga Vettingu, e ndërsa ndonëse pa përmendur emër ka sjellë në vëmendje edhe rastin e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani dhe videove të saj të bëra në ambientet e gjykatës, por dhe jashtë saj. Nisur nga debatet e shumta të ndezura në media, por edhe në shoqëri “a ishte e drejtë sjellja e saj”, Kim u sugjeroi dy Këshillet, KLP e KLGJ që të adaptojnë një Kod të mirë Etike.
“Mbetet ende punë për t’u bërë. KLP duhet të plotësojë detyrimin e tij për të patur një SPAK efikas. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga sistemi i Vettingut, ka qenë alarmuese. Megjithatë, KLP ka mundësi për ta rikthyer këtë proces në shtegun e duhur duke vendosur gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret e Vettingut. Këshillet duhet që të veprojnë tani për të bërë vlerësim të sistemit duke i kërkuar llogari magjistratëve. Këshillet duhet të caktojnë mirë standardet dhe për të adoptuar Kod të mirë Etike. Këshillat duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga ligjet. Ky është momenti, keni një rol tepër kritik për të luajtur. Fëmijët i kanë sytë tek ju, brezi i jashtëm i ka sytë te ju”, tha ndër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku thekson se KLGJ dhe KLP kanë kapërcyer shumë pengesa deri tani.
Kim nënvizon se SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar përmirësimet në mënyrë që Reforma në Drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për shqiptarët.
'Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që Reforma në Drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët.'- shkruan Kim.
Tashme ka rene maska. Edhe zonja Kim e paska kuptuar. Shume e gjetur shprehja "boll u shtiret". Ajo eshte motivi i jetes sone moj zonje: te shtiremi. Presidenti shtiret sikur po lefton me kreun e maxhorances, ky i fundit sikur eshte njeriu me puntor e novator i kombit e qe nuk di, fjala bie, se kanabisin e menaxhon ministri i brendshem, apo opozita kur shtiret se eshte opozite. Ndersa prokuroret dhe gjyqtaret qe na kane ngelur shtiren si te paster. Po jo moj zonje, se nuk jane! Ata jane me te rrezikshmit aq sa me shtirjen e tyre ja ka e hedhur dhe kontrollit te vettingut. Ti moj zonje e meriton nje dekorate, pasiqe zbulove me ne fund SHTIRJEN ne kete vend. Respekt!
Përgjigju