Kronikë

Yuri Kim reagon sërish: KLGJ dhe KLP kanë kaluar shumë pengesa, merrni vendime të ashpra, të nevojshme për të zbatuar standardet e Reformës në Drejtësi

23 Qershor 2021, 17:26| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 17:34

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku thekson se KLGJ dhe KLP kanë kapërcyer shumë pengesa deri tani.

Kim nënvizon se SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar përmirësimet në mënyrë që Reforma në Drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për shqiptarët.

'Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që Reforma në Drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët.'- shkruan Kim.


Lajmi kryesor:

Kim: Le të mos shtiremi dhe ta bëjmë Reformën në Drejtësi reale! Jemi në Shqipëri ndaj e kuptojmë presionin, por të ecim përpara


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?