Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim pozitive me COVID: Do vazhdoj detyrën nga shtëpia

12 Shkurt 2021, 14:10| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 17:06

  • Share

TIRANË- COVID-19 nuk ka kursyer as ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka njoftuar ditën e sotme se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është vetëizoluar në shtëpi.

Lajmin e ka dhënë ajo vetë, me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.

"Miq më lejoni t’ju njoftoj se kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj", shkruan Kim. 

Postimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim në anglisht

Dalja e saj e fundit për mediat ishte në Portin e Durrësit, megjithatë, ajo është treguar shumë e kujdesshme, duke mbajtur maskë.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dje në Durrës


Lajmi kryesor:

Sot 1059 raste pozitive dhe 14 viktima nga COVID! Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?